-
VIDEO
Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë
Kryeministri Rama i ka dhënë 100 ditë kohë policisë së shtetit për të rivënë sipas tij në angazhim maksimal të gjithë trupën për të rikthyer besimin te qytetarët.
"Keni 100 për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari te i fundit. Asnjë ditë më shumë. Qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Kjo duhet bërë për respektin e vetes, respektin e masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse t'i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga policia e shteti dhe të shkojë në drejtim të drejtësisë.
Pas 100 ditësh nuk mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta. Ju nuk e keni problem që t'i kapni dhe t'i çoni para drejtësisë. Nuk mund të ketë komisarë, shqiponja, çakenj që rrinë si të infiltruar në polici. 100 ditë", tha Kryeministri.
-
VIDEO
Rama: E papranueshme të shpërfillen klithmat e grave, çdo komisariat persona përgjegjës për dhunën në familje, policia jo si gjykatat që liron abuzuesit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një tjetër prioritet është vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital.
Rama tha se s’mund të ketë më policë që shpërfillillim dhunën ndaj grave dhe për këtë arsye nënvizoi se duhet të ketë persona përgjegjës në çdo komisariat për dhunën në familje.
“Vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital. E papranueshme që në komisariate shpërfillen klithmat e grave që dhunohen. Shpërfillen totalisht dhe dhimbjet e patregueshme. Çdo komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që të mereet me dhunën në familje. Për ato vajza që përfundojnë në fund nhë tehun e sopatës. Smund të ketë për asnjë arsye mirëkuptim me burrat”, tha Rama.
Ndërkaq Rama sërish ka sulmuar gjykatat.
"Policia smund të jetë kopje e atyra gjykata dhe gjykatësve që bëjnë kërdinë në kurriz të grave dhe vajzave që kanë marrë lekë nga abuzuesit duke i nxjerrë të lirë direkt në sallë e duke i hedhur prapë në fyt të bashkëshorteve apo vajzave që dhunohen", tha më tej kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Ndërtimet pa leje në zona turistike, hvillohen në sy të policëve! Godisni pa mëshirë, mos veproni me dy standarde
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimet pa leje në zora turistike e të mbrojtura bëhen në sy të policëve.
“Ndërtimet ma leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Është e frikshme që strukturat e policisë të shpenzojnë energji kilometra kohë për të shkuar dhe për tu futur në telashe dhe në ndjekje penale fshatarë që rregullojnë havllitë dhe me miratimin e tyre.
Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfraë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë me ditë me javë me netë të tëra, është krim i përcaktuar si i tillë në kod penal të ndërtosh pa leje.
Është si çdo krim tjetër madje me dënime shumë të rënda, këto skena krimi zhvillohen në sy të policëve që kanë detyrim ligjor të veprojnë menjëherë. Kësaj mund ti vëmë emrin korrupsion, bashkish neveri, shëmti. Problematike është mosnjohja dhe mosinformimi permanent me ligjin normal, parimte ligjore nga policia e shtetit. Ligjin duhet ta njohë çdo punonjës policie.
Prioritet me numra, prioriteti numër 1 raporti me qytetarin që kërkon që patrullat forcat shqiponja ajo kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje domethënëse brenda përbrenda për të promovuar oficerë policie si ju vetë që jeni promovuar dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A-ZH”, tha Rama.
Një prioritet tjetër i policisë sipas kryeministrit është edhe standardi unik. Rama nënvizoi se policia nuk mund të operojë me dy standarde. Gjithashtu, kreu i qeverisë shton se duhet të forcohet kontrolli mbi territorin.
“Prioritet tjetër i policisë së shtetit është standardi unik në respektimin e ligjit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë pasqyra e këtij fakti. Ça do të thotë që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrollokan metër për metër për të gjitha aktivitete abuzive që bëhen haptas. Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen shifrave të kriminalitetit që do durim dhe bëhet me gradualisht. Një nga policitë më të fuqishme në botë në SHBA përballet çdo ditë me vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me moralistët. Ndërsa në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptas më vjen keq por jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme. Kjo është e shëmtuar dhe e turpshme. Nuk jemi mbledhur këtu të bëjmë bilance suksesi. Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj duhet ti kuroni,” deklaoi Rama.
-
VIDEO
Përplasja me armë në 'Bar Orange', Rama: Ç'janë këta pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh, të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë
Kryeministri Rama në takimin që po zhvillon me përfaqësues të policisë së shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar 'Orange', ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.
Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.
"Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës së efektivëve në raport me qytetarët! ‘Rikonstruktimi’ edhe në nivel komisariatesh, SHÇBA të veprojë ndaj korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur përfaqësuesit e policisë së shtetit ndërsa ka renditur sipas tij të gjitha problemet.
“Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shteitt me qytetarët që është A dhe ZH e jetës së përditshme të policisë.Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme të cilat shpesh e kapërcejnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.
Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe novelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontakt të vazhdueshëm me hallet nevojat dhe ankesat e qytetarëve.
Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre. Policia e shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa vitesh si një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë dhe cënimet etike si dhe lëndimet e imazhit të saj në rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit kanë dëmtuar.
‘Rikonstruktimi’ i policisë së shtetit do vijojë edhe në nivel komisariatesh. Rishfaqjet e korrupsionitte efektivët e policisë rrugore, SHÇBA të veprojë.
E papranueshme që të ushtrohet presion ndaj shoferëve për ryshfet, është e pajustifikueshme se më gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit në kod rrugor, qytetarët të mos ndiejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor.
SHÇBA konstaton raste të denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur", thotë Rama.
-
VIDEO
Mjekët e Traumës në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë! Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi
Mjekët kanë dalë në protestë ku kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë, pasi sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.Nuk e sheh të vlerë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, por e konsideron të përshpejtuar vendin për masën e sigurisë, s'ka prova. Mjekët nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqëri, nuk manipuloljnë provat apo të largohen se në atë rast do i humbin gjithçka, ndalimet apo arrestimet me show mediatik pa asnjë prova janë abuzive. Pas këtij organizimi do mblidhemi dhe do shqyrtojmë se çdo bëjmë, do e përshkallëzojmë apo jo", thanë mjekët në deklaratë. "Nuk dua që t'i heq prononcimit që bëri kolegu pak më parë, Rama para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi dhe jo individi, pra jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit, nuk është zgjidhje, zgjidhja është reformë e thellë, jo partiake dhe ajo që ka premtuar Rama është autonomia spitalore. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi", tha një tjetër mjek.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 8 korrik 2021, Roli i opozitës së re në Kuvend?
Telefonuesit “shpërthejnë” kundër opozitës së re duke i quajtur deputetë manekin dhe presin shumë më shumë nga drejtësia.
-
VIDEO
“Deputetët e opozitës së re manekin të butikut Rama” zotëria s’përmbahet: Drejtësia e qelbur,mizerabël
Shumë i ashpër ka qënë një telefonues që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se deputetët e opozitës së re ishin manekin të butikut Rama ndërsa “shpërtheu” ndaj drejtësisë duke e quajtur të qelbur dhe mizerabël.
-
VIDEO
Temperaturat e larta favorizojnë turizmin malor, i ftuar Fisinik Muça udhërrëfyes
-
VIDEO
Arrestimi i 2 mjekëve me akuzën se i morën ryshfet të plagosurit në masakrën e Velipojës, bluzat e bardha në protestë në mbrojtje të tyre
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë dalë sot në një protestë në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve të QSUT Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës
-
VIDEO
Me pamje nga rindërtimi i Laçit pas pasojave katastrofale të tërmetit të 26 nëntorit, Rama uron një ditë të mbarë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga rindërtimi i Laçit, pas pasojave katastrofale të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë 2 vite më parë.
-
VIDEO
'Gjysmëfinalja', 1100 punonjës policie aksion në të gjithë vendin për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, 35 të arrestuar, 18 nën hetim
Pas mbledhjes së kupolës së re të policisë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, policia ka zbritur në terren për të goditur lojërat e paligjshme të fatit. Operacioni policor i koduar "Gjysmëfinalja" është zhvilluar në 12 qarqet e vendit me 1100 punonjës policie dhe janë arrestuar 35 persona ndërsa janë vënë nën hetim 18 të tjerë