-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Ruci ben bilancin dhe mban fjalimin e fundit ne Kuvend te opozita e re votoi 400 ligje te Rames e deri tek "luanet" presion Italise.
-
VIDEO
Mbyllet Kuvendi, ikën dhe opozita e re/A do të ketë marrëveshje Rama-Basha në shtator?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me mbarimin e mandatit të këtij parlamenti dhe rolin e opozitës së re në dy vitet e fundit pas largimit të deputetëve të PD dhe LSI. Të ftuar pas seancës së fundit parlamentare deputetët Edlira Hyseni, Artur Roshi, Edmond Stojku dhe analisti Plator Nesturi
-
VIDEO
Pabarazia/ Mjekët në burg për një bakshish, por trafikantët dhe kamikazët e rrugës qëndrojnë në shtëpi, ish zyrtarët e korruptuar ‘dënohen’ me punë publike
Vijon operimi me dy standarde me masat e sigurisë. Dy mjekët e QSUT-së dhe infermierja e Shkodrës u lanë në burg për 50 mijë lekë dhuratë. Dërgohen në shtëpi 4 nga 28 të arrestuarit në kuadër megaoperacionit “Shpirti” si pjesë e organizatës kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës. Merviol Bilo ia hodhi pa asnjë ditë burg pas një vrasje, dy plagosje të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Djali i Erzen Breçanit doli për disa ditë nga burgu pasi i këputi këmbën 23-vjeçares. Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës shpallet fajtore për abuzim me detyrën, por ‘dënohet’ me punë publike.
-
VIDEO
Milva Ekonomi për Report TV: Vatrat e gripit të shpendëve u izoluan shpejt
E ftuar në Report TV ministria e bujqësisë Milva Ekonomi.
-
VIDEO
Kreu i Urgjencës, Brataj në Report Tv: Varianti 'Delta' nuk është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me gripin normal, s'humbet shija dhe nuhatja! I vetmi 'çelës' suksesi, vaksinimi në masë
Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin 'Delta', i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë
-
VIDEO
‘Flinte me vëllain tim,dashuronte tjetrin’/Përplasen live,zbulohet e vendndodhja e vajzës së humbur
Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjeçe e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë thirrje publike ish-kunatës, Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit ka bllokuar komunikimin me babain e fëmijës, duke mos lejuar që ai të takohet me të bijën. 36-vjeçari Haxhi Lami u martua me Jonida Doden në 2017. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive sollën debate të vazhdueshme mes çiftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi në jetë erdhi vajza. Ish-bashkëshorti ia fali, duke i kërkuar të kthehej sërish në familje. Pak ditë do të zgjaste paqja mes çiftit, kur Jonida mbledh rrobat dhe largohet për herë të dytë nga shtëpia, në gusht të vitit 2020, duke marr me vete edhe vajzën e mitur.
-
VIDEO
'Çmenduria' e 33-vjeçarit në Tiranë! Kryente manovra të rrezikshme, përplasi 2 makina, e aksidentoi rëndë efektivin e 'Shqiponjave' në tentativë për t'i ikur policisë! I vihen prangat e i hiqet patenta
Marlind Ymeraj, është një nga ato drejtues mjetesh që meriton një dënim shëmbullor për shkak të rrezikshmërisë publike që paraqet Këtë herë papërgjegjshmëria ka kaluar çdo kufi, ai nuk ka vetëm veten në rrezik, por edhe të efektivëve të policisë. Brenda 10 ditëve ai është gjobitur 3 herë për manovra të rrezikshme.
-
VIDEO
Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve
Pas akuzave të mbërritura nga opozita se qeveria Rama po tenton që të kap AMA-n, Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të ri të mos bëhet në seancën e sotme parlamentare, por në shtator me Kuvendin e ri. Edhe pas këtyre kërkesave Kuvendi vijoi pa ndryshime me rendin e ditës dhe zgjodhi kreun e ri të AMA-s. Armela Krasniqi mori votën e 83 deputetëve kundrejt 9 të kandidates tjetër Alketa Dibra.
-
VIDEO
Me shpejtësi 'skëterrë' deri në 200 km/h, e pësojnë dy shoferët nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova! Arrestohen edhe 10 drejtues mjetesh dhe hiqen 45 patenta
Dy shoferë nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë gjobitur ditën e sotme nga Policia Rrugore, pasi u kapën duke drejtuar makinën me shpejtësi tej normave të lejuara. Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, në rrugën Tiranë -Elbasan janë konstatuar dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.
-
VIDEO
26% e popullsisë e vaksinuar me dozën e parë kundër COVID, ISHP: Ulja e rasteve relaksoi qytetarët, ka rënë interesi i tyre për t’u vaksinuar
26% e popullsisë në vendin tonë deri tani ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid ndërsa në total janë kryer 1 milionë vaksinime. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj tha për Report Tv se për shkak të uljes së rasteve me COVID qytetarët po neglizhojnë vaksinimin
-
VIDEO
2 ditë pas 'riformatimit', Çuçi mbledh kupolën e re të policisë, zbardhen porositë, në fokus lufta kundër kriminalitetit dhe kanabisit
Ministri Çuçi mbledh drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, zbardhen porositë për luftën kundër kriminalitetit dhe kanabisit, si dhe për garantimin e sezonit turistik. Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit
-
VIDEO
Sot mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
TIRANË- Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë.
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa ka bërë një bilanc të 4 vite ka folur edhe për vendimin e tij për t'i dhënë fund me politikën në shtator.