-
VIDEO
Sonte në “Wembley” përcaktohet rivalja e Italisë, Anglia favorite ndaj danezëve për të realizuar ëndrrën 'po kthehet në shtëpi'
Sonte luhet Angli-Danimarkë gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020 që do të përcaktojë edhe rivalin e Italisë në finale. Anglezët janë favoritë dhe trajneri Sauthgejt flet për një shans të artë për të bërë histori. Ndërsa në kampin e danezëve kanë besim se mund të bëjnë surprizën.
-
VIDEO
Kim: Sistemi i drejtësisë funksional, por jo në majë të performancës! Urdhri i Biden nxit luftën kundër korrupsionit
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim theksoi se SHBA-ja e ka shumë të rëndësishme luftën kundër korripsionin.
"Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit. Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut. Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t'i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të begatë", tha Kim.
-
VIDEO
Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht! Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm, prokurorët të ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri
Krerët e institucioneve po zhvillojnë një tryezë të përbashkët për sistemin me drjetësisë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk kemi vetëm njerëz të rinj, por një sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht. Gjonaj tha se pastrimi i gjyqësorit ka qenë i nevojshëm, ndërsa nënvizoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi mes institucioneve. Ndërkaq apeloi prokurorët të tregojnë se e ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri.
-
VIDEO
Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten
Mbi 80 deputetë që janë ulur sot në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature të Kuvendit do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re. Disa prej tyre në prononcimet për mediat para fillimit të seancës shprehen se do ta vijojnë kontributin në politikë.
-
VIDEO
KAS rrëzon kërkesën e PD për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
KAS rrëzon kërkesën e PD për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
-
VIDEO
Vdekja e 23-vjeçarit në Durrës, arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, dyshohet se erdhi me vonesë për të dhënë ndihmën e parë
Vdekja e 23-vjeçarit, Rafael Tafaj teksa po punonte, pa asnjë kusht sigurie, ka çuar në pranga pronarin e gomisterisë Xhemal Duka. Gjithashtu, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë akuzuar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre akuzave është vënë në hetim shoferi i ambulancës Tiril Leba.
-
VIDEO
24 vjeçarja u hodh nga kati i 3 i shtëpisë pas konfliktit me burrin, flasin fqinjët: Nuk kanë pasur konflikte
Të afërm të familjes Gjini në Durrës, në të cilën Anisa Gjini 24 vjeçe i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte të çiftit të ri.
Ata kishin 1 fëmijë, bëjnë të ditur të afërmit. Ata thonë se janë njoftuar pas ngjarjes dhe kanë shkuar të kryejnë ritet.
Një fqinje e tyre ngjitur me banesë rrëfen se ka qenë burri i saj që ka dëgjuar zhurmën kur trupi i të ndjerës është përplasur përtokë. Nuk kam pasur dijeni për konflikte të çiftit.
“Isha në gjumë, e dëgjoi burri kur ra dhe më tha hadje, kur shkova e kishte çuar burri i saj në spital. Zënka mes tyre nuk kam dëgjuar. Punon në ndërtim burri, kurse ajo te fabrika e këpucëve. Një djalë kanë”, tha fqinja.
Edhe një e afërt e familjes tregon se nuk ka dijeni për ndonjë sherr familjar. Edhe ajo është njoftuar nga të afërmit për ngjarjen.
“E kam njohur për njeri të mirë, kur erdhëm kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë”, tha një tjetër.
-
VIDEO
Ruçi bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin e COVID
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një bilanc të këtyre 4. Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian.
"Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi. Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ën drejtësi. Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat. u zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion", ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit, jo vetëm si kryetar i Kuvendit por edhe si politikan pasi u tërhoq në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, zotëria këshillon SPAK-un: Ngrije stekën, fillojë nga koka
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për operacionin e SPAK në Bashkinë e Lushnjës dhe arrestimin e kryetarit Tushe. Por një zotëri tha se SPAK duhet ta ngrejë stekën dhe të fillojë nga koka.
-
VIDEO
Telefonuesi pyet moderatorin: Jam person “non grata” në Bathore, a di gjë kur do më arrestojnë?
Habiti jo pak një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se është person i padëshiruar në Bathore dhe pret që policia ta arrestojë. Më pas zotëria sqaron se është “non grata” nga OSHE pasi i kanë faturuar drita mbi një milion lekë në muaj. Ndiqeni qëndrimin e tij.
-
VIDEO
Rrjedhje nga bombola e gazit, përfshihet nga flakët një shtëpi në Malësi të Madhe, plagoset e zonja e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 7 korrik 2021,Arrestimet e SPAK trembin politikën?
Telefonuesit mirëpresin arrestimet për korrupsion në Bashkinë e Lushnjës por kërkojnë që SPAK të ngrejë stekën e ta fillojë nga koka.