‘Flinte me vëllain tim,dashuronte tjetrin’/Përplasen live,zbulohet e vendndodhja e vajzës së humbur

7 Korrik 2021, 19:18

 

Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjeçe e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë thirrje publike ish-kunatës, Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit ka bllokuar komunikimin me babain e fëmijës, duke mos lejuar që ai të takohet me të bijën. 36-vjeçari Haxhi Lami u martua me Jonida Doden në 2017. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive sollën debate të vazhdueshme mes çiftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi në jetë erdhi vajza. Ish-bashkëshorti ia fali, duke i kërkuar të kthehej sërish në familje. Pak ditë do të zgjaste paqja mes çiftit, kur Jonida mbledh rrobat dhe largohet për herë të dytë nga shtëpia, në gusht të vitit 2020, duke marr me vete edhe vajzën e mitur.