-
VIDEO
Temperaturat e larta favorizojnë turizmin malor, i ftuar Fisinik Muça udhërrëfyes
-
VIDEO
Propozimi për ndryshimet në Statut/ Kadilli në Report Tv: PD nën drejtimin e Bashës edhe më keq se në kohën e Berishës! Demokratët po lidhin partinë me figurën e të dyve!
Fatbardh Kadilli tha se PD-ja nën drejtimin e Sali Berishës ka qenë keq, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me ardhjen e Lulzim Bashës, që sipas tij, e ka mbyllur partinë. Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. E pikërisht nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t'i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.
-
VIDEO
Dita e fundit në Kuvend, Braho: S’kam asnjë peng, deyrim kisha shmangien e Berishës nga politika, e arrita! Vendimi më i mirë, shkarkimi i Metës
Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.
Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.
“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.
Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.
“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.
Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.
“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.
-
VIDEO
Sot e ka seancën e fundit në Kuvend, 'deputetja e kërpëratave': Do të mbahem mend, kam punuar
Në ditën e fundit si deputete është sot edhe për Majlinda Halilajn, e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me plot gafa dhe gabime. Në një prononcim për mediat sot ajo shprehet se do të mbahet mend se ka punuar shumë.
Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë “ç’ju duhet juve'.
Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?
Jo nuk më vjen keq.
E keni përmbushur misionin tuaj?
E kemi përmbushur.
Për çfarë do mbaheni mend?
Besoj se kam punuar shumë
Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?
Ato që ishin për t'u votuar
-
VIDEO
Pas denoncimit të Report Tv që Mercedes-i me logo Kuvendi sfidoi policinë me shpejtësi 'skëterrë', uniformat blu pikasin 'policët e rremë' në rrugë! Sa rrezikojnë
Disa ditë më parë Report Tv denoncoi me pamje se si një makinë e cila për t'u 'kamufluar' nga forcat e policisë përdortë një logo të Kuvendit të Shqipërisë dhe ecte me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, policia e shtetit ka njoftuar sot se ka marrë masa ndaj të gjithë këtyre 'hileqarëve' që na rrezikojnë jetën çdo ditë.
-
VIDEO
Ndërroi jetë 5 ditë pas lindjes me operacion në Durrës, 29 vjeçarja përcillet në banesën e fundit
Ardita Muça ka lindur më 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion. Mësohet se 29-vjeçarja deri me datën 4 korrik ka qenë e shtruar në spital dhe pasi ka lënë spitalin ka shkuar në banesë ku dhe ka gjetur vdekjen një ditë më pas më 5 korrik.
Teksa ka qenë në shtëpi me motrën e saj, në rrethana të çuditshme, sipas familjarëve, 29 vjeçarja ka pirë ujë të ftohtë dhe më pas ka rënë për tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë ka mbërritur në spitalin Rajonal pa shenja jete.
Familjarët e 29-vjeçares kanë bërë denoncim në polici, ku akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm. Pritet dhe përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore.
Be.K./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Seanca e fundit/ Balla: 25 prilli, i fundit që emigrantët nuk votojnë dot ku jetojnë! Shpresoj që opozita në shtator të ketë përqasjen që meriton momenti ku është Shqipëria
Në fjalën e tij të fundit në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, falënderoi të gjithë deputetët e opozitës për kontributin që kanë dhënë me votimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Ai premtoi se 25 prilli do të jetë procesi i fundit zgjedhor që emigrantët nuk votojnë dot.
"Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat e kandidatëve. Si nismë e parë nuk ishte e gabuar por ishte shumë e mirë. Nuk dua të hyj në debatin që pasoi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht do të duhet të presim vendimin e arsyetuar.
Zgjedhjet e 25 prillit ishin që shqiptarëve që jetojnë jashtë të mos kenë mundësi për të votuar nga vendet ku jetojnë. Unë ju falënderoj juve, deputetët e opozitë parlamentare, që keni mbështetur ccdo ligj të reformës në drejtësi. Shpresoj që të jemi këtu edhe në shtator dhe këtë standard ta ndjekin edhe ata që vijnë në Kuvend. E rëndësishme është që të shtator të kemi një klimë politike që ka përqasjen e duhur për momentin ku ndodhet Shqipëria. Të mos harrojmë se në Presidencën sllovene nuk ka më asnjë dyshim për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Gjithkush ka një detyrim për të dhënë kontributin për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa", tha Balla.
-
VIDEO
Arrestimet në bashkinë Lushnje, Murrizi: SPAK të gërmojë, po u hapën letrat u shterojnë listën! Këtu ftohet Luli, teshtin Rama! Ndryshimet në polici, servis gomash
Në fjalimin e fundit si deputet, Myslym Murrizi ka bërë akuza të forta. Ndalur te arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë, Murrizi i ka bërë thirrje SPAK të gërmojë akoma më thellë për tenderat abuzivë, duke thënë se po u hapën letrat këto 2 muaj do të shterojnë listat.
“Ai që është arrestuar dje si përfitues i tenderave të tyre ka qenë drejtori prokurimeve të tyre. Atje ku ka lekë këta të hidhen në fyt zihen me fëmijët dhe jo me ne. Me që e nisi nga lushnja e ftoj SPAK, shife sa ka akushtuar shkolla eqrem Shkumbini, tjetra në Divjakë. Shifi shifi, shif tenderin e uniformave të opolicisë. Janë 11 mln euro abuzime, shifoi mirë 580 mln euro të rilindjes urbane, ka bashki që ka filluar ndërtimin e shesheve që kur keni ardhur në pushtet dhe si kanë mbaruar. Shif hipotekën, po u hapën këto letra shteron lista. 1.4 miliardë euro ka tenderuar në 14 vite drejtolri i fonsit shqiptar të zhvillimit sot deputeti juaj i shkodrës. Janë 600 miliarde euro tenderime. E ftoj spak të mos merret vetëm me tenderin e fshatit Bitaj. E sa kryetarë bashkie e ish kryetarë bashkie, drjetora, kanë për të ikur atje ku e kanë vendin nëse spak do ti ketë duart e lira dhe do të hetojë për prokurimet publike.
Këtu ftohet Luli teshtin Rama, teshtin Rama ftohet Luli, si mund të ndahen këto janë bashkë. Jam krenar që kam votuar kundër herësit të damianit sepse gjykata kushtetuese më dha të drejtë... uroj dhe shpresoj që ky teatër i pështirë neokomunizëm ti ketë ditët e numëruara, kjo falë, dashtë zoti, ngacmimit për mirë të koshiencës së qytetarëve të mos votojnë me stomak por me mend. Të mos votojnë për 1 tas miell. Dashtë zoti që edhe shqiptarët të kthehen nga e mira dhe e mbara. Uroj të bëjnë më të mirën për qytetarët dhe ta lënë këtë teatër sikur zihen me njëri tjetrin. Nga nga institucionet që raportoi sot është pa mandat. Shpresoj të mos luani më bashkë në këtë sallë”, tha Murrizi.
Murrizi ironizoi ndryshimet e drejtuesve në policinë e shtetit, duke theksuar se nuk ka shkarkime apo emra të rinj por vetëm ndryshime vendesh.
“Gjoja strukturimin e policisë e shoh si gomisteri që u ndërron vendin gomave. Servis gomash të konsumuara. Ikën nga Korça, vjen në Vlorë. Ai i Shkodrës vjen në Lezhë. Është njësoj si ndërrimi i gomave të një hallexhiu që nuk ka lekë me blerë goma të reja. Zoti Hoxha nuk e di pse u sikletosët kaq shumë edhe nga pyetjet që bënë kolegët e tjerë. Fëmijët duhet ta mësojnë mirë historinë ashtu si ka qenë. Meqë me ligj është ngushtuar periudha e krimit të komunizmit.
Nga 45-90 duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi komunist ka pushkatuar mbi 6000 shqiptarë sepse nuk kanë qenë dakord me partinë në pushtet. 59 900 shqiptarë janë internuar në kampe. Mbi 7000 burra dhe gra kanë humbur jetën në internim. Pse nuk pati vullnet kjo politikë të ndahej nga komunizmi. Si mund të ndahet kur ata në parlamentin e parë vinin me spaletat e Ramiz Alisë. Shqiptarët mbajnë mend një gjyq të turpshëm ku u dënuan 90 individë të cilët jo për gjenocid por 6 për kafe, 2 për qilima dhe për çarçafë dhe një kovaç. Në vitin 1997 fituan gjyqet dhe i kushtuan shtetit rreth 3.8 mln euro. Me këto lau duart politika. A donin realisht të ndaheshin në periudhën e komunizmit. Ishin njësoj si të prisnin duart e tyre”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Gjoni thotë falenderimet e fundit: Këto 2 vite të Parlamentit më të mirat, treguam që bojkoti është i papranueshëm
Fjalimin e tij të fundit në Kuvend, Ralf Gjoni e ka mbyllur me falenderime, teksa e konsideroi parlamentin e këtyre 2 viteve si më të mirin.
" Kemi bërë disa ndryshime në këtë vend, falenderoj për PS për mirëkuptimin për që atë tregoi për të akomoduar kërkesën tonë për hapjen e listave, falenderoj Gramoz Ruçin që më përjashtoi 2 herë nga parlamenti për burrërinë dhe korrektesën në kryerjen e detyrave, këto 2 vjet kanë qenë korrektwsie parlamentrare, i treguam shqiptarëve që bojktoi në demokraci është e papranueshme", tha Gjoni.
-
VIDEO
Operacionet e fundit dhe arrestimet e bujshme/ Kraja paralajmëron: Është vetëm fillimi! SPAK nuk ndalet, vijojmë betejën me korrupsionin dhe krimin
Në konferencën, “Forcimi i drejtësisë penale”, kreu i SPAK, Arben Kraja teksa ka bërë një bilanc të punës së deritanishme, ka folur edhe për operacionet e ditëve të fundi ku institucioni që ai drejton ka pasur një rol kyç. Kraja ka thënë se puna për goditjen e zyrtarëve të lartë dhe grupeve të organizuara kriminale do të vijojë me të njëjtin intensitet.
“Byroja Kombëtare e Hetimit është drejt përfundimit grupi i parë nis punën dhe grupi i dytë besoj se deri në fund të vitit të jetë gati. Nisur nga numri i miratuar i grupit të Byrosë së Hetimit është e rëndësishme që të mendohet për hapësirën e tyre. Besoj se do të kemi punë për të bërë sidomos në raportimin e të dhënave. Në raport me ministrinë kemi disa detyrime për të qenë korrekt sa më shumë në raportin e punës. Gjithashtu dhe bashkëpunimi me grupet e punës që janë të hartuar nga ministri. Dhe ligji për përgjimet e policisë së shtetit ne kemi qenë kundër dhe gjykata ka kërkuar rishikimin e saj. Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore. Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar dhe do të vijojnë deri në fund. Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve”, ka thënë ndër të tjera drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.
-
VIDEO
Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhjen e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata'. Në këtë luftë, Kim thekson se duhet një bashkëpunim mes të gjithave institucioneve pasi tashmë janë funksionale, edhe pse pranoi që sistemi i drejtësisë është jo në majën e performancës së tyre.
Që sistemi i drejtësisë funksionon dhe po jep rezultati, Kim u kujdes që të sillte në vëmendje arrestimin e djeshëm të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Për kreun e SPAK, Arben Kraja, institucioni që ndërmori operacionin e djeshëm në Lushnje, por jo vetëm, ky është vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin.
Që sistemi i drejtësisë funksionon dhe po jep rezultati, Kim u kujdes që të sillte në vëmendje arrestimin e djeshëm të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Për kreun e SPAK, Arben Kraja, institucioni që ndërmori operacionin e djeshëm në Lushnje, por jo vetëm, ky është vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin.
-
VIDEO
120 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve Fier, shpendët groposen në 2 metra thellësi
FIER- Një fermë me 120 pula të infektuara me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. Më konkretisht bëhet fjalë për 70 pula, 14 kokë zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për të zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti.
Gropa është 2 metra e thellë në territor që nuk përshkohet nga ujrat nëntokësor, ndërkohë që mësohet se janë marrë edhe 82 kampionë gjaku në shpendët e familjes dhe fermat mbarështrojnë shpendë. Fatmirësisht nuk janë shfaqur shenja te njerëzit. Duhet theksuar se në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.