-
VIDEO
Bie zjarr në një lokal në Vlorë, digjet pjesërisht
Një lokal në Vlorë është djegur pjesërisht ditën e djeshme pasi është përfshirë në flakë.
Sipas policisë rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, dhe është djegur pjesërisht një lokal në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga korrupsioni me tenderat pranga kryetarit te Bashkise se Lushnjes te rasti Tushe dhe Saliu e deri tek Italia ne finale, Morata "genjen" Spanjen.
-
VIDEO
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, SPAK trondit politikën…
Emisioni Repolitix trajtoi operacionin e fundit të SPAK për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe disa zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie të akuzuar si të përfshirë në një tender abuziv. Të ftuar në studio Ervin Karamuço Profesor në Fakultetin e Drejtësisë në UT, Gerti Shella drejtor i INFOCIP, Ylli Pata analist dhe Arsen Rusta gazetar.
-
VIDEO
AKU kontroll në kufi bimëve të importuara, Ministria e Bujqësisë: Të shmangen sëmundjet dhe parazitët
Fidanët dhe të gjitha produktet bimore që importohen nga jashtë do të kontrollohen në pikat kufitare për të shmangur futjen në vend të parazitëve apo sëmundjeve të ndryshme bimore. Drejtori i Përgjithshëm i politikave të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në Ministrisë së Bujqësisë Irfan Tarelli thotë për Report TV se ndryshimet në ligjin e bimëve synojnë të shmangin përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtimin e bimëve në vend.
-
VIDEO
Radhë dhe situatë kaotike prej 3 muajsh në Portin e Durrësit! ‘Mariner Adriatic’ s'ofron shërbim për konteinerët! Rrezik që kompanitë të përdorin portet fqinje
Në portin e Durrësit është krijuar një situatë kaotike pasi rreth 100 kamionë janë bllokuar e nuk ngarkojnë dot kontenierët me mallra të ndryshëm. Fajin e ka kompania Mariner Adriatic që duhet të ofrojë këtë shërbim për të cilin dhe paguhet, por ky operator s’ ka mjaftueshme mjetet risteker që ngarkojnë kontenierët. Prej tre muajsh drejtuesit e mjeteve ankohen, ndërsa sipërmarrje mund të operojnë në portet fqinje nëse nuk zgjidhte kjo situate.
-
VIDEO
Fatos Çoçoli për Report TV: Kostoja e Skavicës, arrin në 510 milionë euro
I ftuar në Report TV, Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie.
-
VIDEO
Arrestimet në Lushnjë, Idajet Beqiri: Zyrtarët e lartë 'kanë futur dorë thellë në krim'
Në lidhje skype për Report TV, avokati Idajet Beqiri.
-
VIDEO
Pas 9 ditësh, fiket zjarri në malin e Tomorit! Digjen rreth 25 hektarë pyll me pisha
Pas 9 ditësh nën "pushtetin" e flakëve, më në fund zjarri në malin e Tomorit është shuar. Zjarri ra në pyllin me pisha, që është zonë e mbrojtur, ndërsa më pas flakët u përhapën shpejt për shkak të erës dhe pamundësisë së ndërhyrjes së zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë malor.
-
VIDEO
E rëndë në Durrës, 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes me operacion, familjarët denoncojnë mjekët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj. E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datën 30 qershor në maternitetin e Durrësi dhe lindja është kryer me operacion
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët disa hektarë ullishte në Lushnje, zjarrfikësit hasin vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer
Zjarr në kurorën e gjelbërt të Lushnjes në zonën e njohur si Kodra e Vainit. Zjarri ka përfshirë disa hektarë ullishte, në një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikësit nuk arrijnë dot vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.
-
VIDEO
Velipoja pa roje bregdetare! Shitësi i misrave që shpëtoi çiftin nga mbytja flet për Report Tv: Nëse do kishte roje, do ishte gjallë edhe pushuesi tjetër
Velipoja është zona që në këtë sezon ka shënuar më shumë pushues të mbytur. Në mungesë të rojeve të plazhit, një shitës misrash shpëtoi 2 pushues, por jo një treti që doli pa jetë nga deti. "Report Tv" i është drejtuar sot plazhit të Velipojës për të vëzhguar nga afër prezencën e vëzhguesve të plazhit.
-
VIDEO
Kontrolle me dronë e radarë në rrugë, 5 të arrestuar për shkelje të Kodit, 1 tjetër prangoset për dhënie ryshfeti! Pezullohen 48 patenta
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.