• VIDEO

    Rama publikon videon: Peshkatarët rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, prej 2013 ky sektor është rritur ndjeshëm

    Me pamje nga puna e peshkatarëve në vendin tonë e ka nisur mëngjesin kryeministri Edi Rama. Krahas një videoje të postuar në “Facebook” Rama shkruan se peshkatarët po i japin hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 Korrik 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga kreu i SPAK paralajmeron arrestim te politikaneve te cfare do beje PD ne shtator e deri tek sot Itali-Spanje, koke me koke per finalen.

  • VIDEO

    Drejtësi mbi rrënojat e Teatrit dhe Vetvendosja përballë Ramës

    "Hapi i parë për rikthimin e rendit kushtetues" e ka konsideruar deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri dhe shfuqizimin e vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë.

    E ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", Vokshi u shpreh se kjo është edhe një prej kauzave të fituara të PD, ndërsa theksoi edhe njëherë se ata i qëndrojnë objektivit për ta ndërtuar sërish godinën e Teatrit Kombëtarë në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.

    Aktori Neritan Liçaj dhe njëkohësisht aktivist në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se ky vendim i kushtetueses është i qartë si drita e diellit që ka fituar dhe se është i gjithi një vendim në favor të Aleancës. Liçaj tha se qeveria dhe bashkia kanë shkelur kushtetutën dhe se për këtë duhet të japin llogari. Më tej aktori shtoi se ai Teatër një kokë do ta hajë, ndërkohë që sipas tij aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.

    'Unë e kuptoj që janë shumë keq, sa herë gjendet keq pushteti fillon dhe ngre alibi. Sado që të përpiqesh që të bindësh opinionin aty janë letrat. Aleanca ka fituar dhe vendimi është i tëri pro Aleancës. Është e vërtetë si drita e diellit. Ke shkelur kushtetutën! T'i do të japësh llogari. Teatri ishte funksional. Gjithë Kombi duhet të ishte i përqendruar në shkeljen e neneve të kushtetutës. Ato do ta kenë njollë të zezë për tërë jetën. Ngrite kartonin për të prishur Teatrin Kombëtar dhe sulmuan sulmuam politikisht, por edhe fizikisht aktorët dhe qytetarët. Ai Teatër një kokë të rëndësishme do ta haje, në kuptimin figurativ. Aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.'- tha Liçaj.

    Sa i takon projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga projektuar nga grupi Grupi Bjarke Ingels, Liçaj tha se ai është furrik dhe se do të jetë si stadiumi me restorante dhe një sallë e vogël për Teatrin.

    'Projekti i Bjarkë është një furrik. Teatri do jetë si stadiumin ca restorante dhe një sallë e vogël. Nuk ka asnjë detaj për projektin dhe nuk ka një njeri të më tregojë projektin, ja ulëset ku janë, ja dhomat e ndërrimit, ja grimi. Bjark nuk mund të më sjellë mua si risi se aktorët do të duken nga rruga. Kjo është fyerje.'- tha Liçaj.

  • VIDEO

    Mbërrijnë mbi 16 mijë vaksina Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë dhe mbështetje nga Austria! Në total janë kryer 994,081 vaksinime

    Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 16,380 doza të vaksinës Pfizer,  nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe  pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake. Vaksina u pritën në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,  Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe Ambasadori Austriak Christian Steiner.

  • VIDEO

    Jetonin në një shtëpi, përleshen fizikisht kunatat në Lezhë, përfundojnë të dyja në spital! Denoncon babi i njërës: Vajza ime kishte urdhër mbrojtje

    Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti që kanë pasur në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshtain Markatomaj të Lezhës, ndërsa gratë e dëmutuara, janë kunata me njëra-tjetër

    Njëra nga të dhunuarat ëshët idnetifikuar si Dava Ndoj, 33-vjeçe. Një një prononcim për mediat babai i saj, thotë se ajo është me urdhër mbrotje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

  • VIDEO

    I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin

    Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

  • VIDEO

    Virozat, mbi 100 vizita në ditë në pediatrinë e vlorës, mjekja Aida Koka: Shkak i virozave, temperaturat e higjiena

    Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit kanë rritur numrin e të prekurve nga virozat  e stinës. Rreth 100 të mitur vizitohen çdo ditë në Pediatrinë e Vlorës. Mjekja pediatër Aida Koka tha për "Report Tv" se prindërit nuk duhet ti ekspozojnë për një kohë të gjatë fëmijët në diell si dhe të kujdesen për ruajtja e higjienës.

  • VIDEO

    Shpërthimi në Velipojë, familja Gjoka në gjendje kritike, mjeku: Përdorni ujë të ftohtë për djegiet nga zjarri

    Pjesëtarët e familjes Gjoka që u dogjën nga shpërthimi i gazit në Velipojë vijojnë  të jenë në gjendje kritike. Ndërkohë Kirurgi i djegieve plastike Nardi Kola dha disa këshilla, se si duhet të sillen qytetarët në momentet e para kur bien pre e zjarrit dhe marrin plagë

  • VIDEO

    Shkrumbohet nga flakët një banesë 2-katëshe në fshatin Klos të Mirditës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar

    Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa në banesë jetonin një familje me 5 anëtarë.

  • VIDEO

    S’qëndruan në trafik dhe u futën kundërvajtje, gjobiten 113 shoferë, arrestohen 9 të tjerë dhe hiqen 41 leje drejtimi

    Për shkak të trafikut disa nga drejtuesit e mjeteve kanë qenë të paduruar pasi kanë bërë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë duke bërë që 113 prej tyre të gjobiten. Po ashtu në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me  radarë dhe kamera janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

  • VIDEO

    Aksident pranë Spitalit në Berat, ambulanca përplaset me një mjet

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në Berat. Një ambulancë është përplasur me një automjet në vendin e quajtur ‘Rrapi’ në lagjën ’30-vjetori’

  • VIDEO

    Aksidentohen dy makina në Patos, njëra prej tyre përfundon në derën e shtëpisë së një vile! I përfshirë edhe një autobus

    Nga përplasja njëra nga makinat ka përfunduar në derën e shtëpisë së një vile private anash rrugës. Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe një autobus që ka pësuar vetëm gërvishtje.

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku dy makina janë përplasur mes tyre. Nga përplasja njëra nga makinat ka përfunduar në derën e shtëpisë së një vile private anash rrugës. Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe një autobus që ka pësuar vetëm gërvishtje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv