-
VIDEO
Lihet në harresë kisha e Shën Kollit në Vanaj të Fierit, At Arqile Doko: Është ndërtuar në 1300, po shkon drejt degradimit! Janë vjedhur shumë ikona të vjetra
Kisha mbi 700 vjeçare e Shën Kollit në Vanaj të Fierit po shkon drejt degradimit. Pavarësisht se është monument kulture, kisha sipas At Arqile Dokos nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa shpesh herë ka rënë edhe pre e vjedhjeve.
-
VIDEO
Rokada e drejtorëve në polici, Sadedin Fishta për Report Tv: Drejtuesit kryesorë të lëvizin me gjithë stafin! Të luftosh krimin duhet të kesh besim tek eprori
Krimi nuk luftohet pa besimin në radhët e policisë, thotë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, i cili beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave evropiane, drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët
Për kryesindikalistin e policëve, Sadedin Fishta, rokada e drejtorëve ditët e fundit në Policinë e Shtetit, nuk do të sjellë asgjë. Pasi ajo nuk është reformë që ofron rezultate në luftën kundër krimit.
-
VIDEO
Integrimi në BE, kryeministri i Sllovenisë: Në samitin e ardhshëm do të përparojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka deklaruar se në samitin e ardhshëm është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shipërinë. Së fundi, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.
-
VIDEO
Zbardhen propozimet e Fatbardh Kadillit për ndryshimet në statutin e PD: Kryetari ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garë
Report Tv ka zbardhur dokumentin e plotë me propozimet që ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli për ndryshimet në statutin e partisë. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Danjela Maloku, janë të listuara të gjitha pikat me të cilave, për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë.
-
VIDEO
Vdekja e 20-vjeçarit në gomisteri, dëshmitari: Ambulanca vonoi 45 minuta! Dëgjuam zhurmën, pamë djalin 2 metra larg nga presioni gomës
Dëshmitari nga vendi i ngjarjes për kamerat ka rrëfyer se ambulanca ka vonuar për rreth 40-45 minuta. Ai thotë se dëgjoi shpërthimin e madh, teksa shtoi se të riun Rafael Tafën e kishte në lagje.
-
VIDEO
Kreditë me probleme mund të arrijnë në 10% këtë vit, rritje me 2%! BSH: Pasojat e pandemisë s’janë kapërcyer plotësisht
Të gjitha kreditë e ristrukturuara në vitin e kaluar si pasojë e masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë, do të jenë nën monitorim nga Banka e Shqipërisë si dhe nga bankat tregtare me qëllim shmangien e rritjes së kredive me probleme.
Nga ana tjetër ristrukturimet e kredive dhe masat e ndërmarra nga banka qendrore kanë mbajtur në nivel të ulët kredinë me probleme, pasi viti i kaluar u mbyll me një nivel prej 8.1%, ndërkohë që këtë vit aktualisht kredia e keqe luhatet në 7.8%.
Por përpos kësaj rënie Drejtuesit e Mbikëqyrjes Financiare në bankë thonë se kredia e keqe këtë vit mund të arrijë në 10%, pasi pasojat negative të pandemisë nuk janë kapërcyer plotësisht. Sipas tyre edhe pse situata është nën kontroll, kriza si kjo që shkaktoi virusi mund të japin efekte deri në 2 vite më vonë.
Ndërsa në nisje të karantinës parashikimet e bankës ishin për një rritje të kredisë me probleme deri në nivelin e 15%, por që një rritje kaq e madhe u shmang pasi vendi nuk hyri në një karantinë të dytë, që do të përkeqësonte edhe aftësinë paguese të klientëve.
Ndërkohë në raportin vjetor të Mbikëqyrjes Financiare, thuhet se bankat e kanë përballuar me sukses krizën e pandemisë, nuk kanë ndaluar kreditimin e ekonomisë, pasi portofoli i kredisë në 2020 u rrite me mbi 6%, dhe ato janë likuide.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë vetëm në 5 muajit e parë të këtij vitit kredia e re e dhënë për bizneset e individët është më shumë se 84 miliardë lekë, me një rritje prej 15.6%
-
VIDEO
Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme
TIRANË-Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.
"Janë operacione të suksesshme të paktën deri në fazën që ndodhen deri tani. Është punë e konsiderueshme e SPAK. E vërteta është që nga SPAK priten doje të tjera që janë dosje të vërteta ku flitet për 'peshqit' e mëdhenj të vërtetë siç është dosja e aferës së unazës. Impakti i madh realisht do të jetë kur të merren masa për dosje të tilla. Tanimë është periudha që SPAK të tregojë veten. Mbase do të shohim edhe produktet e para të reformës në drejtësi. Jam optimist që do të ketë zhvillime të reja. Patjetër që është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Çështja e unazës, çështja e Teatrit për të cilin tashmë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e shumë çështje të tjera. Ka kallëzime të bëra nga opozita në lidhje me shitblerjen e votës. Janë këto çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të merren sa më parë nga SPAK", tha ai.
-
VIDEO
'Do i çoj doktorit dhuratë 500 mijë lekë', biseda e nënës së të plagosurit të masakrës së Velipojës me infermeren çoi në burg 2 mjekët e QSUT! Zbardhet përgjimi
“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli babai i shtetasit të plagosur Elmidin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.
-
VIDEO
Kush është Fatos Tushe, në dhjetor të 2019 iu hodh granatë në zyrën e Bashkisë ku u plagos bashkë me sekretaren
Fatos Tushe drejton bashkinë e Lushnjes prej 3 mandatesh. Ai u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit 2019, pasi iu bë atentat. Teksa ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancet e vitit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i është bërë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Tushe dhe Qalliu janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa më pas kryebashkiaku ka lënë spitalin. Shkak ka qenë pushimi i Saraçit nga puna.
-
VIDEO
Rama në stacionin ultramodern të TAP: Burim i sigurt për zhvillimin ekonomik dhe social, transformim në dekadën që jemi
I pranishëm mesditën e sotme në stacionin ultramodern të Gazsjellësit TransAdriatik, ku do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit, Kryeministri Rama ka deklaruar se ky është një investim i ri strategjik i cili i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor, ndërkohë që po vijon puna për projektin e detajuar për tubacionin Fier – Vlorë, i cili do të lidhë gazsjellësin me TEC-in e Vlorës e me portën e re hyrëse që do të investohet nga gjiganti Exxon Mobile.
-
VIDEO
Urdhrat e mbrojtjes nuk e shpëtuan nga dhuna! 33-vjeçarja në Lezhë rrëfen dhunën nga ish-kunata: Më rrahu në sy të djalit, më kafshoi! Ato kanë shtetin pas vetes
Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj, nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjaret e burrit me të cilin është në proces divorci. Urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna, e cila thotë se është e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti, pasi është në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj. Ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë, ndërsa faturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë.
-
VIDEO
Sillet në policinë e Tiranës një prej zyrtarëve të arrestuar në bashkinë Lushnje
Zyrtarët e Bashkisë Lushnje të arrestuar për abuzimet me tenderat po dërgohen në Policinë e Tiranës. Në video është momenti i mbërritjes së njërit prej të arrestuarve.