-
VIDEO
Kryeprokurori Kundër Korrupsionit i Rumanisë: Kemi çuar në gjykatë dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish! ‘Suksesi’ në luftën ndaj korrupsionit
Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa gjatë një konference krah ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca tha se kanë dërhuar në gjykata dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish.
Sipas tij për të qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket pavarësia dhe specializimi i prokurorëve.
“Kemi derguar në gjykatë dy kryeministra, 80 deputete dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Për të qënë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit janë pavarësia dhe specializimi i prokurorëve”, tha Bologa.
-
VIDEO
Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Soreca: BE ka dhënë 60 milionë euro asistencë, askush nuk është mbi ligjin
Në konferencën që është duke u zhvilluar në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur se gjithkush duhet të kuptojë se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se BE është pranë Shqipërisë dhe se që prej vitit 2012 ka investuar mbi 60 milionë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.
"E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme. Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin "Shpirti". Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre.
-
VIDEO
Ministrja Gjonaj: Do shtohet një modul anti-korrupsion në kurrikulën e arsimit parauniversitar në Shqipëri, bazuar në modelin italian
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se si një masa parandaluese për korrupsionin, me qëllim ndërgjejgësimin e brezave të rinj, në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, do të pilotohet për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar
“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.
Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim”, tha ministrja.
-
VIDEO
Gjonaj: Lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, kurrikula për antikorrupsionin në shkolla!
-
VIDEO
Privatizuan plazhin në Golem duke vendosur shezlongë pa leje, në hetim 3 pronarët e bizneseve
DURRËS- 3 pronarë biznesesh janë vënë në hetim pasi kishin 'privatizuar' plazhin e Golemit duke vendosur shezlongë pa leje. Bëhet fjalë për A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse", njofton Policia.
-
VIDEO
'Ngjarjet kriminalet në vend'/Furtunë ndryshimesh në 10 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës!
Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, e paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ristrukturimit të këtij institucioni pas ngjarjeve kriminale të regjistruara në vend. Ditën e sotme janë bërë me dije edhe lëvizjet e bëra, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore, përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.
-
VIDEO
Mungon krahu i punës vendas, bizneset kthejnë sytë nga Bangladeshi! 10 punëtorë punësohen te Firma në Lezhë: Jemi të kënaqur me kushtet
LEZHË- Krahas dhjetëra shqiptareve, pjesë e kësaj sipërmarrje prodhimi në Lezhë janë bërë dhe punëtor nga Bangladeshi, duke vënë në zbatim një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.
10 bangladeshas kanë mbërritur në Shqipëri prej 1 muaj, duke u punësuar në një biznes të përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore. Mungesa e alternatives në vendin e tyre i ka detyruar punëtorët nga vendi i Azisë Jugore, që t'i drejtohen Shqipërisë, ndërsa shprehen të kënaqur me kushtet e punës që iu janë ofruar.
-
VIDEO
Zotëria rrëfen tmerrin në rrugë: Shoferët e rinj aventurierë që bëjnë gara, vetëm Zoti na shpëtoi
Një rast konkret rrëfeu një zotëri nga jug-lindja e vendit për tmerrin që kishte përjetuar dje në rrugë. Duke telefonuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se shoferët e rinj janë aventurierë që bëjnë gara dhe vetëm Zoti i shpëtoftë.
-
VIDEO
65 vjeçari nuk përmbahet:Femrat lakuriq në plazhe, edhe mua më prishet mendja por rrezikoj plumbin
Një zotëri që tha se është 65 vjeç telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe foli për sigurinë në plazhe. Ai më pas “shpërtheu” në kritika dhe tha se populli është çmendur, femrat dalin lakuriq në plazhe aq sa edhe mua më prishet mendja por rrezikoj ta pësoj keq e mbylli ai. Ndiqeni opinionin e zotërisë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 5 korrik 2021, a ndiheni të sigurt në plazhe?
Telefonuesit flasin për sigurinë në plazhe.Rrëfejnë edhe tmerret që përjetojnë në rrugë nga shoferët aventurierë.
-
VIDEO
Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës 'në pushtetin' e flakëve prej më shumë se 3 ditësh!
Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në "pushtetin" e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre. Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
-
VIDEO
Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, Rama publikon shifrat e përfituesve: 20651 aplikime në total! 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT
Fermerët e pajisur me NIPT kanë mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat. Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi