-
VIDEO
Meta pritet në takim nga kryeministri i Hungarisë: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE
Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit në Hungari. Ilir Meta bën me dije se ka falënderuar kryeministrin Orban për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Lushnjes dhe 8 zyrtarët e arrestuar për abuzimet me tenderat, momenti kur dalin me pranga në duar nga zyrat e Bashkisë
Ky është momenti kur dali me me pranga në duar nga zyrat e Bashkisë Lushnje zyrtarët e arrestruar.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje! Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg
TIRANË- "Nga PS nuk do ketë asnjë mbrojtje"! Është krye reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e SPAK ku në pranga ka rënë edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Rama tha se ai do të duhet të përballet vetë me drejtësinë pasi PS nuk do bëhet "mburojë" e për interesat vetjake të një kryebashkiaku në rastin konkret.
"Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak", shkruan Rama.
Fatos Tushe u arrestua ditën e sotme, pas një operacioni të SPAK të zhvilluar ditën e sotme, ku në pranga ranë dhe 10 bashkëpunëtorë të tij. Ky operacion u bë për tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës, me vlerë 24 mln lekë të reja.
-
VIDEO
Manastirliu në Spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, deri në fund të korrikut me laboratorë të rinj
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të gjitha spitalet rajonale janë pasjisur me mamografi. Gjatë inspektimit të Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu është shprehur se ky investim ka nisur që në vitin 2018 për të gjitha spitalet rajonale që iu mungonte kjo teknologji dhe përfundoi në Fier.
-
VIDEO
Operacioni anti-korrupsion në Lushnje, Report Tv zbardh emrat e 10 të arrestuarve! Koka e grupit dyshohet se ishte ish-kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit
Report Tv ka zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuandër të operacionit anti-korrupsion në Lushnje. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se një prej të arrestuarve është Flamur Peqini, i cili ka qenë kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në Lushnjë. Ai dyshohet si kreu i grupit.
Të arrestuarit
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela -
VIDEO
SPAK operacion masiv anti-korrupsion, 10 të arrestuar për abuzimet për tenderin për rehabilitimin e kanalit ujitës, mes tyre kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, vartës të tij e biznesmenë
SPAK ka ndërmarrë sot një tjetër operacion masiv anti-korrupsion, duke vënë në pranga 10 persona për abuzimet me tenderat në bashkinë Lushnje, mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe. Gazetari Arsen Rusta raporton se të arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë. Ato kanë rënë në pranga për tenderin për rehabilitimin e kanalit ujitës, me vlerë 24 mln lekë të reja. Personat e arrestuar janë vartës (bashkëpunëtorë) të Tushes dhe biznesmenë që dyshohen se kanë abuzuar me fondet publike. Në këto momente vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë Lushnje, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty ku dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës dhe në ndërmarrjen e pasurive publike. Ky operacion që drejtohet nga Manjola Kajana vjen pas një hetimi disa mujor. Është një operacion që do të vijojë jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete. Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që paralajmëroi se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.
-
VIDEO
I shpërthen goma e kamionit teksa punonte në gomisteri, ndërron jetë 20-vjeçari në Durrës
DURRËS- Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer për pasojë humbi jetën. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, teksa i riu është identifikuar si R. T., 20 vjeç. Report Tv Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku fatkeqësisht shihet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa trupi i të riut është hedhur disa metra më larg. "Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.Një ngjarje e tillë ngre alarmin për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, ku fatkeqësisht se rrjedhojë e mos zbatimit të rregullave më minimale, një djalë humbet jetën në moshë shumë të re, teksa po punonte për të siguruar të ardhura.
-
VIDEO
RENEA dhe FNSH kontroll në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje, Report Tv sjell pamje
Forca të shumta Policie kanë zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në Lushnje. Report Tv sjell ku duket se kjo zyrë është "pushtuar" nga forcat e shumta të Policisë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 6 korrik 2021, Ndryshimet në policinë e shtetit.
Telefonuesit me batuta dhe vlerësime për ndryshimet në policinë e shtetit. Flasin edhe për kanabizimin e vendit.
-
VIDEO
5 muaj hetime/Përshtatën dyqanin për për shitjen e drogave të forta, arrestohet 40 vjeçarin! Shiste 3500 dozën! I sekuestrohen 42 mijë lekë dhe 8730 euro
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve.
Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë, vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ALLIASI”, në kuadër të të cilit bënë ekzekutimin e masës së sigurisë për shtetasin K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një hetimi 5-mujor, shërbimet e Policisë bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta.
Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë.
Gjatë kontrollit të tabachinos dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
-
VIDEO
Të qeshura në studio, zotëria komenton ndryshimet në polici: Si historia e priftit që u bë hoxhë
Ndryshimet në policinë e shtetit janë komentuar nga një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai edhe me batuta që shkaktuan të qeshura në studio tha se ndryshimet në polici janë si historia e priftit që u bë hoxhë. Zbulojeni historinë.
-
VIDEO
Zotëria flet për kanabizimin dhe ironizon:Të dënohet Ilir Meta se na solli në pushtet Edi Ramën
Një zotëri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv foli për policinë pas vitit 2013-të kur erdhi në pushtet PS dhe për kanabizimin e vendit. Më pas ai edhe me ironi tha se duhet të dënohet Ilir Meta se na solli në pushtet Edi Ramën.