• VIDEO

    Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën

    Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te turizmi, pasi vijmë nga dy vite pandemi globale e shkaktuar nga koronavirusi, Bashkinë e Kavajës ka kryer krim mjedisor duke hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën

  • VIDEO

    Banorët e kalivaçit në protestë: Po na zaptojnë tokat! Drejtori i Kadastrës: Pronari përfiton nga ligji i kompensimit

    Banorët e fshatit Kalivaç protestojnë për uzurpimin e tokave bujqësore. Ata hedhin akuza për korrupsion ndaj drejtuesit të Kadastrës në Tepelenë, Pëllumb Milori. Ndërsa ky i fundit i kontaktuar nga Report Tv tha se një ish -pronar nga Vlora në bazë të ligjit të kompensimit do marrë 2 hektarë tokë në këtë fshat.

  • VIDEO

    Busti i Skënderbeut vendoset në Parkun Qendror të Budapestit

    https://youtu.be/XHpzbrQjaEk

  • VIDEO

    Deti me dallgë rrezikon jetën e 3 pushuesve në Velipojë, 2 shpëtohen! Një 55-vjeçar gjen vdekjen

    Pushimet për një 55-vjeçar nga fshati Stajka kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Mësohet se si pasojë e detit me shumë dallgaë, 55-vjeçari i identifikuar si Pjetër Gjorovia ka gjetur vdekjen.

  • VIDEO

    Mijëra pensionistë nuk morën pensionin në karantinë, KLSH: ISSH nuk menaxhoi me efektivitet pandeminë

    TIRANË-Me mijëra pensionistë kanë mbetur pa të ardhurat mujore gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në muajin mars, prill, maj 2020 kur në vend u aplikua karantina dhe qarkullimi ishte i kufizuar, me mijëra qytetar nuk kanë marrë pensionin mujor, për shkak se Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka arritur të menaxhoj me efektiviteti situatën e krijuar.

    “Për shkak të masave kufizuese të lëvizjes, një numër i lartë i pensionistëve nuk kanë mundur të tërheqin pensionin e tyre, ku gjatë muajit mars konstatohen 174,890 përfitime të pa tërhequra, gjatë muajit prill 162,450 përfitime të pa tërhequra dhe gjatë muajit maj 160,450 përfitime të pa tërhequra. E përkthyer në vlerë monetare, gjatë muajit mars ka pasur 1,317,188,590 lekë përfitime të pa tërhequra, gjatë muajit prill ka pasur 932,395,235 lekë përfitime të pa tërhequra dhe gjatë muajit maj 794,021,886 lekë përfitime të pa tërhequra”, thuhet në auditimin e kryer nga KLSH në ISSH, mbi “fondi rezervë i institutit të sigurimeve shoqërore”.

  • VIDEO

    Vrau gruan me thikë e më pas plagosi rëndë veten, çifti jetonte prej vitesh në Tiranë! Kishin një biznes në kryeqytet

    Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e Fushë-Krujës ku një 51-vjeçar vrau gruan e tij brenda në makinë.

    Artani me profesion kameraman, ka një dyqan në Tiranë përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.  Prej vitesh çifti jetonte në Tiranë.  Janë ende të paqarta sesi ai ka hyrë brenda rrethimit të objektit ku është gjetur automjeti i tyre pasi i gjithë objekti është i rrethuar me avlli betoni...

    Sipas policisë çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekue një kamion i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët pasi magazina është stallë lopësh Të paqarta motivet pasi policia e Krujë deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte Tiranë.

    •  
  • VIDEO

    Skavica, nënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH! Balluku: Do minimizojë përmbytjet

    Nnënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. E pranishme është edhe ministrja Belinda Balluku.

    “Skavica do minimizojë përmbytjet në Shkodër. Rol rregullator për hecet ekzistuese. Faza e parë përfshin punën përgatitore, 18 muaj në dispozicion”, tha Balluku mes të tjerash.

  • VIDEO

    Inspektimi i Naftës e Gazit, drejtori pranë ISHTI-it: 7 sanksione me gjobë për shkeljet! Qytetarët të marrin bombola në subjekte të licensuara, masat si të mbrohen

    Bombolat e gazit janë cilësuar të rrezikshme, pasi një defekt ose një pakujdesi, mund të shkaktojnë dëme të mëdha, siç ishte rasti më i fundit në Velipojë, ku shpërtheu hoteli i familjes Gjoka ndërsa mbetën të plagosur rëndë pronarja dhe 3 fëmijët e saj.

    Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimin e Naftës dhe Gazit, pranë ISHTI-it, Ahmet Shehu tha se është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit.

  • VIDEO

    Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës

    Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar rrethanat e shpërthimit të ndodhur dje në hotelin 3 katësh të familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën plagosur me djegie të rënda pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç dhe fëmijët e saj, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT në Tiranë

  • VIDEO

    Flakë prej gazit në hotelin në Velipojë, flet nëna e gruas së plagosur: Po bënte kafen, të tjerët ishin në gjumë

    Për gjendjen e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët u dogjën pas shpërthimit të bombolave të gazit në Velipojë. Nëna e njërës prej të plagosurve, Alketa Gjokës 40 vjeç, shprehet për mediat jashtë QSUT-së se vajza ka qenë duke bërë kafen dhe sa ka ndezur shkrepësen ka marrë flakë. Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në gjumë.

    "Na thanë që kemi dhimbje trupi. Kanë qenë duke fjetur, vajza ka qenë duke bërë kafen, sa ka ndezur shkrepësen, ka marrë flakë aty. Fëmijët kanë qenë duke fjetur, vetëm kur iu ka shkuar flaka te shtrati. Vetëm zoti e di dhe doktori. E ka në dorë doktori", tha ndër të tjera nëna.  

  • VIDEO

    Busti i Skënderbeut në Hungari, Veliaj për Report Tv: Së shpejti një monument të Mbretëreshës Geraldinë në Tiranë

    Detaje në lidhje me vendosjen e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në parkun Qendror të Budapestit në Hungari ka dhënë për Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    "Ka pasur gjithmonë debate mbi çfarë stili busti do ishte, në finale u vendos për një 'replika' të Odise Paskalit. U financua nga Bashkia e Tiranë, dhuratë nga populli i Tiranës për popullin e Budapestit. Është një marrëdhënie që ka nisur para 600 vitesh dhe vazhdon edhe sot. Fakti që në Parkun Qendror të Budapestit ne kemi një hapësirë prestigjioze dedikuar Heroit tonë Kombëtar ma mbush zemrën me gëzim dhe jam sot një prej njerëzve më të lumtur", tha Veliaj në intervistën për Report Tv.

    Ai bëri me dije se shumë shpejt edhe  Mbretëresha Geraldinë do të ketë monument në Tiranë, i cili do të vendoset pranë Ministrisë së Drejtësisë.

  • VIDEO

    Pas vendimit të Kushtetueses/ Erion Veliaj për Report Tv: Brenda 100 ditëve nisim punën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

    Duke i konsideruar si 'hajvanë' të gjithë ata që e cilësojnë si një arritje shumë të madhe të 'Aleancës për Teatrin' vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe lajmin e madh se brenda 100 ditëve të ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e Teatrit të ri.

    Duke folur ekskluzivisht për Report Tv nga Budapesti, Veliaj tha se askush nuk ka më kohë për të humbur me këta që sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë por do të vijohet me punën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv