-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 5 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga analiza e Gjekmarkajt " PD te rithemelohet" te zonja e dosjeve e deri tek strategjite per finalen e Euro 2020.
-
VIDEO
245 vjetori i pavarësisë së SHBA, Tirana dhuron spektakël fishekzjarrësh
Tirana ka dhuruar spektakël fishekzjarrësh mbrëmjen e djeshme në kuadër të 245 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
-
VIDEO
Lushnjë, zhvillohet për herë të parë panairi i Shalqirit ! Fermerët: Aktiviteti, reklamë për prodhimet tona
LUSHNJË-Për herë të parë në qytetin e Lushnjës është organizuar panairi i shalqirit dhe pjeprit. Fermerë nga fshatra të ndryshëm të zonës së Myzeqesë, kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair, të cilin e cilësojnë si një mënyrë mjaft të mirë për të reklamuar produktet e tyre. “Ky produkt është BIO dhe ky panair na ndihmon ne eksportuesve dhe tregtarëve’, tha një fermer. “Tokat tona e bëjnë këtë prodhim super dhe të cilësisë së parë. Nëse ky treg vijon edhe vitet e ardhshme do na ndihmojë tek bujqësia”, u shpreh një tjetër. “Të vazhdoje çdo ditë ky panair se është në të mirë të konsumatorëve’, tregoi një tjetër. Stendat e fermerëve u vizituan edhe nga zëvendës kryeministri Erjon Braçe, Ministrja e Bujqësisë, Milva Ikonomi dhe kryebashkiaku, Fatos Tushe. Në aktivitet përveç frutave me të cilët njihet kjo zonë, nuk munguan as këngët e vallet myzeqare.
-
VIDEO
Pa nënkalime dhe mungesë sinjalistike, aksi Lushnjë-Berat burim aksidentesh! Fermerët rrezikojnë jetën
Ky fermer e kalon rrugën Lushnjë-Berat disa herë në ditë për të shkuar në tokat e tij që i ka mbjellë me produkte bujqësore. Frika se një makinë mund të vijë dhe ta aksidentojë e shoqëron në çdo moment. “Duhen nënkalim. Janë bërë shumë aksidente këtu. Ose të ketë rrugë dytësore. Ku do kaloj. Ja tani do shkoj të vadis tokën. Ku ta kaloj pompën. 60- 70 kile pompë. Këtu duhet të kaloj se nuk kam ku të shkoj. Shumë problem, shumë problem”, tha fermeri. Si ky banor janë edhe shumë të tjerë që kanë tokat e mbjella buzë rrugës. Mungesa e sinjalistikës, nënkalimeve dhe mbikalimeve në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti, ka bërë që shpesh herë në këtë aks të ndodhin aksidente me vdekje. Më i fundit ishtë para disa ditësh, ku një 77-vjeçar që po kalonte rrugën me karrocë me gomar u perplas për vdekje nga një furgon mallrash. Ndrësa në dy vjet kanë vdekur 7 qytetarë. Feremrët kërkojnë të merren masa që edhe ato mos të kenë të njëjtin fat si disa bashkëfshatarët e tyre.
-
VIDEO
Pushesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë
Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin. Kjo problematikë pritet të përfundojë me 15 korrik, pasi është paralajmëruar hapja e Bypass-it të Vlorës përkohësisht me qëllim lehtësimin e tarfikut në sezonin turistik.
-
VIDEO
Aksident masiv në Fier, dëme të mëdha materiale
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Tre automjete janë përfshirë në akisdent, ndërsa Policia njofton se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të mëdah materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit 'Konferenca e Pezes' pranë shkollës së Muzikës, duke shkaktuar kaos në trafik.
-
VIDEO
'Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë', prokurori Maksim Sota në gjykatë: Jetoja në shtëpinë e vëllait, nuk kam asnjë lidhje
Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili është në 'arrest shtëpie', në mbrojtjen e tij sot në GJKKO ku pret të marrë konfirmimin ose jo të masës së sigurisë, ka thënë se ka paraqitur kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së prokurorit, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ai akuzohet se ka kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme në ushtrim të detyrës time si prokuror, në lidhje me disa persona pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe konkretisht Donial Drolli dhe Mariglen Shusha, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe statusit të personit të penduar e kanë akuzuar prokurorin Sota SE Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, i cilësuar si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal ka patur “lidhje” me të dhe i ka paguar qiranë e shtëpisë ku qëndronte në qytetin e Vlorës.
-
VIDEO
VIDEO/ 'Skëterrë' deri në 180 km/orë dhe të dehur në timon, arrestohen 8 shoferë! Hiqen 57 patenta në një ditë
Çmenduri në rrugët e vendit. Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim në gjendje të dehur dhe shkelje të tjera. Policia ka njoftuar se në të gjithë vendin sot janë marrë masa drastike, ndërkohë që 57 patenta janë hequr për drejtuesit e mjeteve.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një servis makinash në Fushë-Prezë, rrezikohet edhe një servis tjetër pranë tij! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një servis makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Prezë. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por flakët rrezikojnë edhe servisin tjetër që ndodhet aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Radhë të gjata në Kakavijë, qytetarët prej orësh në pritje! Pala greke punon me një sportel
Radhë të gjatë qytetarësh janë krijuar këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, që vijojnë me orë të tëra. Përveç ngadalësimit të procedurave për shkak të rregullave anti-COVID, një shkak tjetër është edhe puna me një sportel e palës greke
-
VIDEO
Dosja e ‘Shpirtit’/ Episodi për drogën e drejtorit të zyrës së Punës në Kavajë, 2 skafistët: 500 kg marijuanë në pronësi të Kurtit, në qese të zeza! Na dha adresën e pritësve në Gjermani
Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës
Një tjetër emër që del nga hetimet është Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës. Në dosjen e siguruar nga gazetari Arsen Rusta skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini kanë deklaruar se në muajin tetor 2016 të dy kanë bërë një udhëtim të dytë duke trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ciula denstinacion final kishte Gjermaninë. Edhe në këtë rast të dy kanë deklaruar se Sajmir Kurti ishte pronari i lëndës narkotike, po ashtu mjeti lundrues gomone me të cilin ishin nisur nga plazhi pas kazinosë së Kurtit që ndodhej afër Malit të Robit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një servis makinash në Fushë-Prezë,rrezikohet edhe një servis tjetër pranë tij
Një servis makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Prezë. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por flakët rrezikojnë edhe servisin tjetër që ndodhet aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.