-
VIDEO
Report TV zbardh dosjen e 'Shpirtit'/ I penduari i drejtësisë: Ilirjan Duçellari (kokë-lopa) kalonte i sigurt drogën në tokë e në det! Festim Lelaj fikte radarin për 1 orë dhe merrte 15 mijë euro
I penduari i drejtësisë tregon se si kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari, arrinte të kalonte i qetë dhe i sigurt lëndën narkotike, si në rrugë tokësore, ashtu edhe në ato detare. Ai tregon se Duçellari kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj.
-
VIDEO
Policia aksion anti-kanabis në Vlorë, evidentohen parcela në disa fshatra
Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela. Bëhet me dije se parcela me kanabis janë evidentuar në fshatrat Gusmar, Mazhar etj., ndërsa bimët po asgjësohen nëpërmjet djegies.
-
VIDEO
Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit dalin sot para Gjykatës
28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, do të dalin sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë
38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi, në praga kanë rënë edhe një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
-
VIDEO
Shpërthimi në Velipojë, bombolat u dërguan dje në hotel, ishin të kolauduara! Familja Gjoka po bënte përgatitjet e fundit për sezonin
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Familja kishte mbërritur dje për të hapur biznesin dhe për të bërë përgatitjet e fundit për sezonin, ndërsa mësohet se nuk ka pasur turistë apo pushues.
-
VIDEO
“Dalin për të vrarë njerëz në rrugë,duhet autoshkollë shtetërore” rrëfimi për pazarin policë-shoferë
Për aksidentet rrugore dha mendim një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se ka shoferë skandaloz që dalin në rrugë për të vrarë njerëzit. Propozoi që autoshkollat të jenë shtetërore dhe zbuloi pazarin që bëhet mes policëve e shoferëve.
-
VIDEO
Telefonuesi akuza avokatëve: Duhet Vetting, mezi presin të ndodhin krime, marrin para vajtimi
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri që u kap keq me avokatët dhe këtë profesion. Ai tha se avokatët duhet të kalojnë në Vetting pasi marrin para vajtimi dhe mezi presin që të ndodhin krime.
-
VIDEO
Shpërthimi në hotelin në Velipojë, flet i afërmi i familjes Gjoka: Ndezën bombolën për të bërë një kafe dhe aty shpërthyen! I gjeta në pishinë kur erdha
I afërmi i familjes Gjoka, 4 anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, ka treguar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Zef Zefi thotë për mediat se ata kishin ardhur vetëm një ditë më parë në hotelin e tyre në Velipojë, për ta pastruar dhe për t'u përgatitur për sezonin turistik. Sipas të afërmit të familjes Gjoka, ka qenë kryefamiljarja Alketa e cila ishte ngritur për të bërë një kafe në një nga bombolat e vogla, ndeza e së cilës shkaktoi më pas shpërthimin.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 4 korrik 2021,Vendimet e Kushtetueses në fokus.
Akuza ndaj avokatëve dhe propozime për uljen e numrit të aksidenteve. Telefonuesit komentojnë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, kanë shpërthyer disa bombola gazi! Policia dhe zjarrfikësit nxjerrin në kohë edhe 5 bombola të tjera që rrezikonin të plasnin
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku mësohet se kanë plasur disa bombola. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se bombolat ishin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, që kanë shpërthyer njëra pas tjetrës. Kanë qenë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që kanë shmangur që kjo ngjarje e rëndë të merrte përmasa edhe më tragjike, duke nxjerrë 5 bombol të cilat ishin gati për të plasur.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, plagosen rëndë 4 pjesëtarët e një familje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.
-
VIDEO
Në kërkim të shpendëve të rrallë në liqenin e Shkodrës! Fotografët nga e gjithë Europa mbërrijnë në Shqipëri: Në Gjermani s'ke ç'të shohësh
SHKODËR- Kanë mbërritur nga disa shtete të Europës për të eksploruar atë çfarë ofron Liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan.
'Jam nga Serbia dhe udhëtova 10 orë për të ardhur këtu. Liqeni ka veçanti shumëllojshmerinë e shpendëve, natyra shume e bukur këtu në Shqipëri. Vij për herë të parë dhe nuk di çfarë kam fotografuar sot kur të shkoj në hotel do të bëj përzgjedhjen e fotove dhe shpresoj që të ketë më shumë bashkëpunime mes Shqipërisë dhe Serbisë', rrëfen Nenad Mihajlovic.
-
VIDEO
Një arsye më shumë për të shkuar në Pogradec! 60 makina retro ekspozohen për dy ditë, spektakël dhe me muzikë Jazz dhe Swing
POGRADEC- Për të parën herë në këtë sezon veror, në qytetin e Pogradecit janë ndalur mjetet e koleksionit shqiptar Retro. Kudo ku ekspozohet, Retro sjell art, dëshirë, ngjyrë, pasion, bukuri, por mbi të gjitha sjell kulturën e ruajtjes së vlerave të mjeteve historike.
60 mjete Retro janë vendosur në shëtitoren e Pogradecit, në sheshin e Trëndafilave, buzë liqenit, ku do të qëndrojnë për dy ditë me rradhë. Kjo fundjavë në Pogradec nën tingujt e muzikës Jazz dhe Swing prezanton për qytetarët dhe turistët mjete te markave dhe viteve te ndryshëm, të cilat vijnë në këtë paradë si pasuri të vyera të koleksionistëve dhe restauratorëve.