-
VIDEO
Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve
Detaje të reja janë zbardhur edhe rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.
-
VIDEO
Kushtetuesja e re 7 vendime kundër mazhorancës në 4 muaj! A do t’i tërheqin Meta-Berisha-Basha akuzat kundër reformës në drejtësi?
Trupa aktuale gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është produkt i reformës në drejtësi, një nga investimet dhe angazhimet për më të mëdha dhe serioze të SHBA-BE në Shqipëri. Reforma në drejtësi, nga ana tjetër, është një nga proceset transformuese më të sulmuara dhe të luftuar nga opozita shqiptare për pesë vite me radhë, duke krijuar bashkë me një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, edhe atë që konsiderohet si fronti kundër reformës. Fillimisht fronti kundër reformës është udhëhequr nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në koordinim me ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Shoqatën e Gjyqtarëve, krerët e drejtësisë së vjetër që u rrëzuan nga Vetingu, segmente mediatike etj., si dhe me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në prapaskenë.
PD-ja dhe gjyqtarët u bashkuan duke kundërshtuar ligjin e Vetingut dhe ligjet e tjera bazë të reformës në Komisionin e Venecias, Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Kushtetuese. Pas dështimit të betejës ligjore për rrëzimin dhe deformimin e reformës në drejtësi, nisi një fushatë akuzash kundër procesit të Vetingut dhe organeve të reja të drejtësisë.
Pas vitit 2017 dhe në vijim, luftën kundër reformës në drejtësi po e udhëheq Ilir Meta, në koordinim me Sali Berishën. Ilir Meta e ka konsideruar reformën në drejtësi si një komplot ndërkombëtar, si konspiracion sorosian, si produkt i organizatave mafioze ndërkombëtare, si Ramaformë, puç shteti etj. -
VIDEO
8 të plagosurit në aksin Lezhë-Shkodër, eksperti i sigurisë rrugore për Report Tv: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarë të aksidenteve
Pasditen e të shtunës 8 persona mbetën të plagosur, ku 5 prej tyre ishin të mitur, nga një aksident i 4-fishtë në aksin Lezhë-Shkodër. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho tha në Report Tv se në këtë aks aksidentet ndodhin vetëm për shkak të parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë së lartë. Hasho u shprehet se ky aks është i mirë dhe me sinjalistikën e duhur, por mosrespektimi i tyre çon në aksidente tragjike.
"Mendoj se një parakalim i gabuar mund të jetë bërë shkak për këtë aksident. Si aks rrugor është i mirë, por nuk respektohet sinjalistika. Parakalimet e gabuara janë një nga shkaqet kryesore në rrugë Lezhë-Shkodër. Njeriu që drejton mjetin e ka në dorë shpejtësinë, nëse ecën brenda normave rrugore të jeni të sigurt që nuk do të ndodhi asnjë aksident", tha Hasho.
-
VIDEO
Psikologia për Report Tv: Abuzuesit seksual kanë marrë dënime qesharake, rastet e dhunës nuk denoncohen! Familjet të frenojnë luksin te fëmijët
Rasti i abuzimit seksual në Kavajë ku një 31-vjeçar drogoi dhe më pas përdhunoi mbesën e tij 14 vjeçe, tronditi vendin. Psikologia Marsela Lekli tha në Report Tv se fatkeqësisht raste të tilla nuk denoncohen dhe nuk fliten në opinionin publik. Ajo tha se rastet janë të rënda dhe fokusi kryesor i trajtimit të tyre duhet të jetë gjendjen psikologjike e të abuzuarës. Psikologia tha se fatkeqësisht edhe pse ligji është ashpërsuar në tentativë për të ulur rastet e tilla, janë parë se shumë abuzues të të miturve në fakt kanë marrë masa qesharake. “Mendoja se me ashpërsimin e masave të ishin ulur rastet, por në fakt shoh se raste të tilla nuk denoncohen dhe nuk preferohen të fliten në opinionin publik. Shumë persona që kanë abuzuar me të mitur kanë marrë masa qesharake dhe kjo duhet të ndryshojë pasi duhet një masë e rreptë që të bëhen shembull për të tjetër“ tha psikologia Lekli.
-
VIDEO
Lezhë, përplasen 4 mjete në autostradën Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona, mes tyre dhe fëmijë
LEZHË- 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në autostradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Mabë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, por nuk dihen ende gjendja të plagosurve.
Ato janë dërguar me urgjencë në spital. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por kjo ngjarje ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks.
-
VIDEO
I dehur në timon duke bërë manovra të rrezikshme, arrestohet 27-vjeçari me makinë luksoze në autostradën Durrës-Tiranë! Hiqen 66 patenta, gjobiten 2356 shoferë
I dehur në timon duke bërë manovra të rrezikshme, arrestohet 27-vjeçari me makinë luksoze në autostradën Durrës-Tiranë! Hiqen 66 patenta, gjobiten 2356 shoferë. STOP drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe shpejtësisë vrastare të jetës në rrugë, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore, nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonje ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qyetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në Pyllin e Sodës, banirët dhe pushuesit në ndihmë të zjarrfikëses
VLORË- Një shkëndijë elektrike është bërë shkak për zjarr në përmasa të mëdha në Pyllin e Sodës.
Duke qenë se flakët e zjarrit janë të përmasave të mëdha, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e lokaleve përreth dhe të pushuesve.
-
VIDEO
Dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga era! Shkrumbohen mbi 23 hektarë pyll
BERAT- Sot është dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorit, ku prej ditësh flakët po shkrumbojnë dhjetëra ha. Flakët po favorizohen nga era, është ende shumë e vështrëe ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë.
Deri më tani janë djegur mbi 23 hektarë pyll me pisha si dhe disa vendbanime të kafshëve të egra. Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë shkuar banorë të fshatrave përreth. Sakaq janë dërguar edhe helikopterë pasi ndërhyrja është e vështirë prej terrenit.
-
VIDEO
Operacioni ‘Shpirti’/ Roli i Prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si sekser mes trafikantëve dhe policisë deri tek dy ish shoqëruesit e ish ministrit Tahiri si organizatorë të trafikut
Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ luante rolin e ndërmjetësisë në trafikun e drogës. Sota luante rolin e sekserit mes trafikantëve të drogës dhe policëve, ndërsa aktualisht ai ndodhet ‘në arrest shtëpie’ masë e dhënë për shkak se ka një fëmijë të sëmurë.
Detaje të reja janë zbardhur edhe rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në Bari.
-
VIDEO
Po peshkonte në lumin Osum, mbytet 45-vjeçari!
Dy qytetarë kanë humbur jetën pasi janë mbytur. Në lumin Osum në Berat, një 45 vjeçar është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuare si Ilir Mejdani dhe është nxjerr sot rreth orës 10 të mëngjesit nga lumi Osum i pajetë nga forcat zjarrfikëse. Mejdani po peshkonte në lumin Osum, ndërkohë që trupi i tij u gjet në afërsi të urës së Goricës dhe tashmë është dërguar në morgun e spitalt. Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së 45-vjeçarit. Ndërkohë një tjetër person është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është identifluar si shtetasi, Murat Hyseni 76-vjeç nga Ferizaj, Kosovë. Ka qenë roja bregdetare, që ka nxjerrë deri në breg të moshuarin dhe ka njoftuar edhe ambulancën e cila ka mbërritur në kohë. Por pushuesi nuk ka mundur që të mbijetojë edhe pas ndihmës mjekësore.
-
VIDEO
Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta
Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.
-
VIDEO
Vokshi: SPAK të arrestoj menjëherë Erion Veliaj për shembjen e Teatrit, shkatërroi një pasuri kombëtare
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha se pas vendimit të Kushtetuese duhet të veprojë SPAK duke i bërë thirrje që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Vokshi tha nga selia blu se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria nisi një revansh kundër shtet të së drejtës dhe shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore për kombin tonë.Deklarata e plotë Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plaçkitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin. Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot. Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm. Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë! Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore. Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq! Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë. Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK. Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare. Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë. PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal. Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve, t’i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për t’ë kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.