-
VIDEO
Stacionet e plazheve, Klosi flet për herë të parë pas masakrës në Velipojë: U vonuam nga zgjedhjet, për 4 ditë t'i mbyllim konfliktet në plazh!
Ministri i Turizmi Blendi Klosi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet, por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.
Duke shmangur prezencën e medias ministri i turizmit Blendi Klosi u takua për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me turoperatorët dhe hotelierët e Durrësit për të komunikuar mbi problematikën e ndarjes së stacioneve të plazheve.
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me pemë frutore e shkurre në Borizanë të Krujës, në afërsi të vatrës disa banesa
Një sipërfaqe me pemë frutore e shkurre është përfshirë nga flakët në lagjen Micjane në Borizanë të Krujës. Zjarri ka djegur disa dynym tokë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre në fshatin Shemri të Kurbinit, punonjësit e OST 'luftë' me flakët që të mos prekin linjën 400 KW
Një sipërfaqe me shkurre, pemtari e pyje, në fshatin Shemri të Kurbinit është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Flakët vijojnë të djegin që prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që të mos rrezikohet linja 400 KW që ndodhet aty pranë.
-
VIDEO
Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.2 në Lushnje: Javën e ardhshme nis vaksinimi antiCOVID me njësitë e lëvizshme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar.
-
VIDEO
Operacioni 'Shpirti', Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar, afron Shqipërinë me BE! Çuçi: Pastrim nga ata që s'meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka konsideruar operacionin një "proces pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese"
-
VIDEO
Lirimi i hapësirës bregdetare nga zaptuesit pa leje, vijon pa probleme operacioni në Durrës, procedohen 4 administratorë subjektesh
Operacioni "Bregdeti Ynë" vijon të lirojë hapësirat e zaptuara pa leje në bregdet, ku ditën e sotme janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh në Durrës.
Kontrollet ditën e sotme u shtrinë në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta persona kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
-
VIDEO
Drejtuesi i Prokurorisë së Antimafias në Bari: Vetëm duke bashkëpunuar mund të godasim krimin e organizuar
Drejtuesi i prokurorisë së Antimafia të Barit, Roberto Rossi tha se sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane dhe ja dolëm që të kemi rezultate.
Rossi tha se problemi i kriminalitetit midis vendeve është një problem i përbashkët, dhe se vetëm duke bashkëpunuar mund të kemi rezultate. Rossi tha se do të vijojnë që të bashkëpunojnë dhe se më pak të lumtur për këtë bashkëpunim do të jenë organizatat kriminale.
-
VIDEO
Shefi i Antimafias italiane, De Raho: SPAK punë të jashtëzakonshme, është shkatërruar një organizatë me shtrirje ndërkombëtare
Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka thënë fjalë të mëdha për bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve italiane që kanë konkluduar edhe në suksesin e këtij operacioni të sotëm me lëshimin e 38 urdhër-arresteve. De Raho tha se sot u arrit një objektiv madhor.
"Dua të përshëndes shefin e SPAK, Arben Kraja, të cilin e komplimentoj. Operacioni që SPAK po çon përpara tanimë nga shumë kohë që kur Kraja ka marrë drejtimin e kësaj zyre janë të rëndësie të veçantë. Dua të nënvizoj se ky operacion ndjek atë të para pak muajve. Dua të them se edhe një herë bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është veçanërisht intensiv, i ngushtë dhe konstant. Dua të nënvizoj se prej kohësh kemi përgjegjshmërinë të bashkëpunojmë me respektin që lidh dy zyrat për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sot është arritja e një objektivi që tregon se si bashkë arrijmë të ndjekim edhe aspekte që lidhen me 'pabesinë' e disa institucioneve mbi të cilat vendet tona duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Kemi bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi ynë Itali-Shqipëri konsiston të forcojmë strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin e organizuar. Ndaj edhe strukturat duhet të mbështesin. Dua të vlerësoj edhe DIA dhe policinë shqiptare që kanë bërë një detyre të një delikatese të jashtëzakonshme. Është arritur të shkatërrohet një organizatë me një shtrirje ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të operojmë së bashku. Arben Kraja me ekipin e tij ka një kapacitet të jashtëzakonshëm në drejtim të hetimit".- tha De Raho.
-
VIDEO
Shkatërrimi i organizatës ndërkombëtare të drogës, kreu i SPAK jep detaje: Është evidentuar i gjithë 'zinxhiri' , që nga prodhimi idrogës, te trafikimi
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacion ndërkombëtar të anti-drogës, ku si rezultat u arrestuan 38 persona. Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritet italiane, Kraja u shpreh se ka patur një shkëmbim të menjëhershëm informacionesh me palën italiane, duke bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni. Ai theksoi se u bë e mundur zbulimi i të gjithë hallkave të këtij 'zinxhiri' të trafikut të drogës, që nga prodhimi dhe më pas dërgimi në Itali.
-
VIDEO
EUROJUST: Grupet mafioze shqiptare dhe italiane, janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror
Drejtuesi i EUROJUST për Italinë, Filippo Spiezia, ka thënë sot gjatë konferencës për shtyp mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare pas operacionit "Shpirti", është shprehur se lufta kundër krimit ka një rrugë të gjatë përpara pasi grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.
-
VIDEO
Drejtori i DIA: Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në nivele maksimale, presim hetuesit e BKH për trajnim në Bari
Drejtori i përgjithshëm i DIA, Maurizoi Vallone ka vlerësuar në nivele maksimale bashkëpunimin me autoritet shqiptare në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, ndërsa rezultatet e operacionit "Shpirti' i konsideroi si shumë të rëndësishme. Ai ftoi po ashtu hetuesit e BKH për trajnim në Bari të Italisë, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet shqiptare.
-
VIDEO
4 'të penduar' zbulojnë organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë e drejtues policie (EMRA)! Drejtoheshin nga 2 familje mafioze në Kavajë e Vlorë
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë.