-
VIDEO
Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta
Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.
Punimet në këtë segment Korçë-Ersekë nisën më tetor 2020 dhe afati zyrtar i mbarimit është tetor 2022. Balluku tha se ky aks do të shkurtojë kohën me 20 minuta dhe pritet të hapet në tetor të 2021.
-
VIDEO
Arrestohen 2 mjekë të QSUT dhe babai i Elmidin Dylit të plagosur në masakrën e Velipojës, morën rreth 400 mijë lekë për operimin e 17-vjeçarit
2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.
Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Ftabardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit.
-
VIDEO
Zbërthehet skema e trafikimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme! Transportoheshin me kamion nga Greqia drejt kufirit shqiptar, arrestohen 5 persona
Policia greke në Janinë ka zbuluar dhe goditur tentativën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.
5 anëtarë të grupit u arrestuan ndërsa u parandalua trafiku i 17 emigrantëve nga Lindja e Mesme, me kamion nga Greqia në Shqipëri. Sipas policisë greke u sekuestruan më shumë se 12 mijë euro të paguara nga emigrantët për kalimin e paligjshëm.
-
VIDEO
Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t!
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqin, të cilin GJKKO e la sot në burg pasi u arrestua pak ditë më parë nga SPAK, për korrupsion.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se në 21 nëntor 2019 janë arrestuar për trafik narkotikësh në qytetin e Kukësit, Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka, Ergis Xherri dhe disa persona të tjerë të cilët fillimisht janë lënë në masën "arrest me burg", në pritje të akt ekspertimit.
Në atë periudhë dosja në fjalë ka qenë në dorë të një tjetër prokurori, por për shkak të lëvizjeve të vettingut, ka kaluar në dorën e prokurorit Edmond Karriqi. Eraldo Brraka dhe Ramadan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, të cilit i kanë kërkuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t'i ndihmuar në lidhje me dosjen.
Isuf Gega, në rolin e sekserit, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime mes tyre. Në Kavajë janë takuar sërish dhe pasi ka marrë paratë, 2 mijë euro, prokurori ka pushuar çështjen. Menjëherë më pas ka nisur procedimi i SPAK.
Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Paratë i janë dhënë në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.
Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë". SPAK njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës.
-
VIDEO
Rama prezanton aplikanët e rinj që i bashkohen nismës 'Gati për Shqipërinë'
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin nr.10 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë.
Nisma gati 'Gati për Shqipërinë' ka mbledhur qindra të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare.
-
VIDEO
Qytetari denoncon në Report Tv: Në plazhin e Livadhit janë derdhur ujërat e zeza, pushuesit dolën nga deti
Një qytetar shqiptar ka denoncuar ditën e sotme në Report Tv se në plazhin e Livadhit në Himarë në det janë derdhur ujërat e zeza. Në videon e dërguar në Report Tv, denoncuesi pretendon se kanë qenë bizneset që kanë derdhur në det ujëra e zeza dhe deti më pas i ka nxjerrë ata në breg, ku lahen edhe pushuesit.
Pas kësaj situate denoncuesi shprehet se pushuesit dolën nga deti deri në pastrimin e tij, situatë që sipas tij ka zgjatur për rreth 40 minuta.
-
VIDEO
Stacionet e plazhit, Klosi në Kavajë: Ka aplikime më shumë se parcela!
Sezoni turistik ka nisur, por aplikimet dhe kthimi përgjigjet për stacionet e plazhit ende nuk kanë përfunduar. Për këtë problematikë foli edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.
-
VIDEO
Aksident rrugor në Durrës, makina humbi kontrollin, përplasi tre automjete të parkuara në rrugë
DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë automjeti ka goditur tre makinat të tjera të cilat ishin të parkuara anash rrugës.
-
VIDEO
“Europa na la dobiçin në derë” zotëria i zhgënjyer: Para 100 vitesh na copëtoi tani na “lidh” me Maqedoninë
Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv foli për integrimin. Ai tha se Europa na la dobiçin në derë pasi 100 vite më parë e copëtoi Shqipërinë ndërsa tani e bashkon me Maqdoninë e Veriut. Ndiqeni opinionin e tij.
-
VIDEO
Operacionet e bujshme të SPAK,korçari e thotë troç: Do krijoj besim vetëm kur të rrethojë Gjirin e Lalzit
Një zotëri nga Korça foli për operacionin e SPAK dhe anti-mafies italiane për trafikun ndërkombëtar të drogës. Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se ai dhe gjithë shqiptarët do të krijojnë besim tek SPAK vetëm kur të shkojë e të rrethojë Gjirin e Lalzit.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 3 korrik 2021,Kushtetuesja pezullon Teatrin e ri.
Telefonuesit komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri. Fokusohen edhe tek operacionet e SPAK.
-
VIDEO
Operacioni 'Armatimi', trafikonin armë e municion luftarak, 3 të arrestuar
Policia e Tiranës goditi një grup në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga 3 persona. Në kuadër të operacionit “Armatimi” Report Tv mëson se u arrestuan Indrit Dumi, 30 vjeç, Mario Çelmeta 30 vjeç dhe Fabion Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Blutë e Tiranës arritën të sekuestrojnë 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.