• VIDEO

    Nga aspirata për tu bërë pjesë e SPAK te prangosja nga ky institucion, platforma e prokurorit Maksim Sota për në Prokurorinë e Posaçme

    Prokurori i prangosur sot nga SPAK, Maksim Sota, e ka pasur aspiratë të tij të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka kandiduar, madje ka shpalosur edhe platformën e tij se do të bënte në këtë strukturë shumë të rëndësishme të hetimit.

  • VIDEO

    Regjistrimi në vitin e parë në gjimnaz tashmë në e-Albania, Rama shpjegon procedurën: Kryhet në më pak se 1 minutë

    Për t'u regjistrua, një nxënës duhet të përzgjedhë fillimisht shkollën 9-vjeçare që ka frekuentuar dhe sistemi shfaq më pas gjimnazin që i takon asaj shkolle, ndërsa më pas duhet të bashkëlidhë dëftesën e lirimit dhe të klikojë 'dërgo'.

  • VIDEO

    87 vjeçari rrëfen konfliktin me komshiun dhe kërcënon: Jo me kallash por me shkop do ia fus kokës

    Një i moshuar nga Lezha telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe rrëfeu një konflikt që ka me një komshi. Ai zbuloi se fqinji i tij ka zënë hapësirën publike para pallatit dhe se jo me armë pasi nuk e ka një të tillë por kërcenoi se me shkopin që mban për të ecur do e gjuaj.

  • VIDEO

    Pse zyrtari amerikan nuk e takoi Liken? Zotëria zbërthen kodin e fshehtë: Edhe Meta është në rrugën e…

    Një telefonues mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zbuloi gjithmonë sipas mendimit të tij se pse zyrtari amerikan Reeker nuk e takoi presidentin Meta. Ai tha se kjo është një shenjë që edhe kreu i shtetit do të shpallet “non grata” nga SHBA-të.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 2 korrik 2021, aksioni për lirimin e plazhit.

    Telefonuesit flasin për aksionin e policisë për lirimin e plazhit.Është vera momenti i duhur për veprime në bregdet?

  • VIDEO

    Pandemia rriti numrin e pelikanëve kaçurrel në Lagunën e Karavastasë

    Pandemia e koronavirusit ka sjellë një gjë më të mirë në Lagunën e Karavastasë, ku gjendet ishulli i “pelikanit kaçurrel”, një monument natyror. Autoritetet thonë se është rritur numri i pelikanëve, ndërsa laguna është e vetmja pikë folezimi për “pelikanin kaçurrel” në Shqipëri. Globalisht, “pelikanët kaçurrel”, apo siç njihen ndryshe pelikanët dalmatë, klasifikohen si specie në prag të të qënit të rrezikuara për t’u zhdukur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 2 Korrik 2021

    Titujt e gazetave per sot,nga mesazhi "i fshehte" i vizites se Reeker ne Tirane te a i hapi apo jo Kushtetuesja listat e deri tek Belgjike-Itali,kercet berryli per gjysmefinalen.

  • VIDEO

    Rindërtimi/ Rama poston videon nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes

    Procesi i rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku tashmë edhe Thumana po merr tashmë një tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.

  • VIDEO

    Ishte nisur për të shkuar tek tokat, furgoni merr përpara karrocën me gomar, gjen vdekjen 77-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Një mjet tip furgon ka marrë përpara një karrocë me gomar, duke lënë të vdekur një 77-vjeçari

  • VIDEO

    Shefi i Sigurisë Rrugore: Nga nesër do vihen në rrugë radarë të rinj, zgjidhje për 'shoferët hileqarë'

    Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili ka bërë me dije se që nga nesër do të “hidhen” në rrugë një sërë radarësh të tjerë që do shërbejnë edhe për ato shoferë ‘hileqar’. Ai shtoi se për të ulur numrin e aksidenteve, po gjenden zgjidhje të tjera, qoftë edhe ndërhyrja në disa akse rrugore.

    “Ne kemi rekomanduar dhe etnitë pronar të rrugës, për kufizime të shpejtësisë dhe në disa vende ka një sinjalistikë të shtuar horizontale të shtuar, në rrugën Milot Lezhë janë ndërhyrë në disa vende me etnin pronar për të ulur aksidentet, ndër masat kryesore nga nesër, në kemi futur dhe një sërë radarësh të tjerë. Nga nesër hidhen radarë të rinj një rrugë, do jenë të vendosur njëri-pas tjetrit, edhe për ata shoferë që kalojnë radarin apo patrullën e policisë dhe pastaj rrisin shpejtësinë. Do jenë edhe policë civile”, tha Ismaili.

    Akuzave të shumta që i janë bërë policisë, pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë që shoi një familje, Ismaili tha se efektivët nuk duhen sulmuar, pasi ato janë në krye të detyrës.

    “Kanë qenë po ata policë që i kanë nxjerrë fëmijët e vdekur nga mjeti, ato kryejnë veprimet e para”, tha Ismaili në Report Tv.

  • VIDEO

    Promovohet libri 'Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919' i autores Teuta Toska! Valentina Duka: Studimi me rëndësi në historiografinë shqiptare

    Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka organizuar këtë të enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" të Teuta Toskës. Veprimtaria u mbajt në mjedisin e jashtëm të Akademisë së Shkencave me praninë e autores, dhe të folësve: Valentina Duka, Elsa Demo dhe Mikaela Minga dhe u moderua nga Andi Rëmbeci.Pas diplomimit në kolegjin Amerikan të Vajzave në Stamboll në vitin 1904, Parashqevi Qiariazi i bashkohet motrës Sevastisë për të ndihmuar me mbarëvajtjen e Shkollës së Vashave. Në vitin 1908 ajo merrë pjesë në ngjarjet e Kongresit të Manastirit në krah të të vëllait, Gjergj Qiriazit, dhe dokumenton mbledhjet dhe diskutimet e rëndësishme që zhvillohen aty. “, -tha Rëmbeci Historiania Valentina Duka, vlerësoi në mënyrë të veçantë punën e autores dhe rëndësinë e librit. “Botimi i ditarit të Parashqevi Qiriazit është një ngjarje e rëndësishme për historiografinë shqiptare, sepe studiuesit shqiptarë tani kanë mundësi të njohin konferencën e paqes edhe nga perspektiva e një prej intelektualeve më të shquara shqitare të shekullit të 20-të. Dorëshkrimi i ditarit ndodhej që në vitin 1946 në Arkivin e Shtetit Shqiptar, kur arkivi i familjes Dako-Qiriazi u sekuestrua nga komunistët, sepse patriotët e shquar Sevasti Qiarizi, Kristo Dako e Parashqevi Qiriazi u u akuzuan si agjentë të Amerikës”, -tha Valentina Duka. Mikaela Minga dhe Elsa Demo, në dy këndvështrime të ndryshme, e vlerësuan librin e Teuta Toskës për interpretimin e detajeve që funksionojnë në mënyrë paralele me ngjarjet historike. Në pamundësi të ishte i pranishëm sipas programit historiani i njohur David Hosaflook, në referatin e dërguar për t’u lexuar në këtë veprimtari shkruante se: “ “Vepra e Teutës paraqet mendimin e Parshqevisë, e rikthen zërin e saj, një zë që frymëzon, qorton, profetizon dhe jep receta për mirëvajtjen e kombit, jo vetëm për vitin 1919, por edhe për vitin 2021 e në vazhdim.” Teuta Toska punon si drejtuese e departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit dhe që nga viti 2017 është edhe anëtare e Akademisë së të Rinjve, pranë Akademisë së Shkencave.

  • VIDEO

    Ismaili: 49 mijë shkelje vetëm në qershor, ja 4 gabimet më të shpeshta që marrin jetë! Ka agresivitet të shtuar nga pandemia

    Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix, bëri me doje se vetëm në muajin qershor policia ka konstatuar 49 mijë shkelje rrugore nga drejtuesit e mjeteve

    "Në këtë muaj kemi konstatuar 49 mijë shkelje, 10 mijë janë parakalimi të gabuara, shkeljet të tjera janë shpejtësia, përdorimi i telefonit apo ndikimi i alkoolit", tha Ismailaj i cili nënvizoi se është vënë re një agresivitet i shtuar i drejtuesve të mjeteve edhe për shkak të pandemisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv