-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 3 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot,nga SHBA e ka marre vendimin per Ilir Meten te operacioni ne 4 shtete shkaterron organizaten e trafikut e deri tek Itali madheshtore.
-
VIDEO
Rama publikon videon dhe uron fundjavë mbarë: Me parajsën e Lumit të Shalës
Lumi i Shalës është bërë një nga pikat më të frekuentuara në veriun e Shqipërisë, nga turistët dhe vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videon, pikërisht nga kjo bukuri e natyrës shqiptare, ku ka uruar ndjekësit për një fundjavë të mbarë.
-
VIDEO
Raporti i DASH per trafikun/Zyrtaret qe rane pre e"SHPIRT-IT"/Kushtetuesja vendos per teatrin po tani
Juristja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha në emisionin ‘Pa protokoll’ se vendimi gjykatës Kushtetuese sot është në fakt një vendim i drejtë, i mirë dhe që do shërbejë si precedent që shembuj të tillë të mos përsëriten më në të ardhmen. Ajo tha se pas gjykatës tashmë duhet të veprojë SPAK tek e cila kanë besim se do të hetojë të gjitha paligjshmëritë që janë bërë me teatrin kombëtar.
-
VIDEO
Policia ndalon shoferin me shpejtësi 175 km/orë, 31 vjeçari kapet i dehur në timon
Një 36-vjeçar me iniciale G.D. është konstatuar nga radari duke ecur me shpejtësi 136 km në orë. Pas kryerjes së provës s alkoolit, ai ka rezultuar se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l. Blutë kanë ndaluar edhe një AMG me shpejtësi 175 km/orë. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit.
-
VIDEO
Covid-19, a jemi të rrezikuar nga varianti Delta?-Pse janë shtuar aksidentet rrugore?
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë situatën epidemiologjike në vend. Bien ndjeshëm rastet me Covid-19, ulet ora policore, por a rrezikon vendi të përballet me variantin Delta që po përhapet me shumë shpejtësi në Europe? Të ftuar në studio Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në pjesën e dytë u trajtua tema e aksidenteve rrugore. Cilat janë shkaqet që kanë çuar në shtimin e aksidenteve dhe cfarë duhet bërë për të ulur numrin e tyre? Të ftuar në studio shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit Skënder Ismaili dhe gazetari Sokol Dema
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses për teatrin, juristja e Aleancës për Teatrin: Kjo të shërbej si precedent
Juristja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha në emisionin ‘Pa protokoll’ se vendimi gjykatës Kushtetuese sot është në fakt një vendim i drejtë, i mirë dhe që do shërbejë si precedent që shembuj të tillë të mos përsëriten më në të ardhmen. Ajo tha se pas gjykatës tashmë duhet të veprojë SPAK tek e cila kanë besim se do të hetojë të gjitha paligjshmëritë që janë bërë me teatrin kombëtar.
Kalaja madje shtoi se Aleanca për Teatrin është e gatshme të bashkëpunojë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.
-
VIDEO
Flutura kineze bën kërdinë, than pyjet e Bushit! Kërkohen fonde për spërkatje me kimikate nga ajri
Flutura kineze po shkakton dëme të mëdha në pyjet me drurë Bushi në Librazhd. Tashmë më shumë se gjysma e sipërfaqes pyjore është tharë dhe pjesa tjetër është drejt tharjes. Flutura e Bushit është një dëmtues shumë agresiv, dhe që shtohet me ritme të frikshme. "Flutura e Bushit ka bërë kërdinë në pyjet e bushit i ka tharë ato toalisht i skeleton gjethet e bushit dhe bën tre brezni në vit 200-300 vezë konsumojnë gjethet e bushit".Ky insekt ka pushtuar edhe pemët frutore në fshatrat e Librazhdit, prezenca e tyre bën që të largohen bletët e për pasojë të mos ketë prodhim të mjaltit. "Është shumë shqetësuese për banorët afrohet afër ndriçime shqetësuese frekuenton pemët rreth shpive janë të bezdisshme, gjithashtu bletën e zbën nga lulet dhe bleta largohet". Tre janë mënyrat për të luftuar këtë insekt, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për mungesë fondesh. "Luftimi kimike me sperkatje ajorre e kushtushme me drejtorinë për të marrë disa masa paraprake këtë dëmtues të pyejev ka dhe forma të tjera luftimi bioltigjo aziatike që konsumon larvat e kësaj fluture të izolohet në zonë, e pyjet në gjithë zonat e mirakës, kuturamut". Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar masivisht pyjet sidomos në zonën e Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje, Lame: Operacioni i prishjes së tyre do të vijojë në gjithë vendin! Nis nga Pogradeci legalizimi i pallateve të braktisura, pronarët e të cilëve kanë falimentuar
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje dhe operacioni i shembjes së tyre do të shtrihet në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol. Gjithashtu Lame tha se do të nis dhe legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as hyrjet që kërkohen nga qytetarët.
-
VIDEO
Zjarr në një pyll në Mamurras, digjen 3 hektarë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin e fshatit zheje të Mamurrasit. Deri më tani janë djegur rreth 3 hektarë pyll kryesisht dushk e lis.
Deri në këto momente sipas banorëve nuk ka asnjë ndëryhyrje nga instancat për neutralizimin e flakëve. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë flakët vijojnë të përparojnë.
-
VIDEO
Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi
Përdorimi i parasë CASH në ekonomi njohu një rritje të shpejtë gjatë pandemisë COVID-19, për shkak se u shtua shumë kërkesa për para fizike si mjet pagese. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019.
I njëjti trend rritës ka vijuar edhe këtë vit pavarësisht se situata epidemiologjike është përmirësuar. Nga janari në muajin maj paraja jashtë bankave është rritur me më shumë se 7.7 miliardë lekë (62,9 mln euro).
-
VIDEO
Çelet ekspozita e koleksionit të fluturave në Divjakë! Ekspozohen 500 specie fluturash e molusqesh! Studiuesi Hila: Pasion që e ndjek prej 15 vitesh
Një koleksion të rrallë me 500 specie fluturash, insektesh dhe molusqesh të bregdetit e lagunës, punë 15 vjecare e studiuesit Altin Hila, sjell ekspozita e parë në fushën e faunës në Divjakë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë sezonit turistik ndërsa Hila premton se do të vazhdojë ta pasurojë koleksionin
-
VIDEO
Zjarr në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër! Digjet një stan bagëtish, shpëtojnë 2 të tjerë! Shoqërohen 3 persona
Zjarr i madh ka rënë në disa kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër. Reparti zjarrfikës me në krye drejtuesin e këtij reparti Kujtim Bizhga, kanë shkuar në vendngjarje ku po "luftojnë" me flakët në kushte tepër të vështira. Flakët kanë shkaktuar djegien e një stani bagëtish në vendin e quajtur Blënjë, ndërkohë që dy stane të tjerë kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 10 ha kullota. Burime policore konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar në polici tre persona.