-
VIDEO
Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë! Veliaj: Zero kulla në territor!
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë, e për pasojë tani më nuk ka më pengesa për të nisur nga puna. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili teksa ka dhënë detaje mbi projektin, ka sqaruar do të ketë zero kulla, si një përgjigje për të gjithë skeptikët.
"KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG). Auditorium 635 vende; Black box i vogël 150 vende; Black box i madh 350 vende; auditorium në tarracë 500 vende; 2 kate parkim; kulla në territor. Ecim para', shkruan Veliaj.
-
VIDEO
E motra e viktimës: Na mbylli një derë që s’hapet më as në botën tjetër! Edhe sikur 2 ditë të dënohet, mjafton që drejtësia të vihet në vend
Në ndryshim nga nëna, motra e Silvanës, e ka të vështirë të mbajë lotët. Ajo kërkon drejtësi që Igli Madani të dënohet, nuk ka shumë rëndësi se sa vite, për të mjafton që të vihet drejtësia në vend.
“Na ka mbyllur një derë që nuk ka për t’u parë më në këtë jetë, edhe sikur bota të kthehet përmbys. Në familjen tonë është hapur një plagë shumë e madhe, unë kërkoj drejtësi, sidomos për ata dy fëmijë të vegjël, ato dy vajza, që ne na dhemb zemra më shumë, sesa për motrën dhe kunatin, dua të drejtën, nuk dua as të vrasim e as të presim, se kemi vëllezër e motra, i lutem shteti shqiptar që të na ndihmojë si ne dhe çdo familje shqiptare që të vërë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion, kam shumë besim te shteti shqiptar që do vendoset e drejta, për mua nuk ka rëndësi sa dënohet 10 vjet, 5 vjet, 2 ditë ai të dënohet, vetëm drejtësia të vihet në vend”, ka thënë e motra.
-
VIDEO
Familja Gushi u shua në aksidentin tragjik, e ëma e viktimës: Prindërit e autorit s’më kanë thënë gjysmë fjale! Dua drejtësi, nënat t'i edukojnë djemtë, mos t'u japin makina 200 mijë euro
Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes Gjuzi që u shua tragjikisht në aksident, familjarë të viktimave kanë bërë thirrje për drejtësi! Dhimbjes së aksidentit, i është shtuar edhe zemërimi, pasi familja e të riut që shkaktoi aksidentin, Igli Madani nuk e ka marrë mundimin që të kontaktojë të afërm të viktimave për t’i ngushëlluar.
-
VIDEO
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika, Ferracaku dhe djemtë e tij hapën zjarr të parët, sa plumba morën viktimat dhe të plagosurit
22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gezhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 5 gëzhoja arme zjarri pistolete dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 predha arme zjarri të dëmtuara pjesërisht.
Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai I cili në bashkëpunim me djemtë dhe nipin e tij të kënë vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 19 vjeçar Musaen Zeneli.
Sipas grupit hetimor në drejtim të Edmond Gocajt ka qëlluar, Hasan Ferracaku, me armë zjarri pistoletë duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që më pas vellai i tij Xhovani Gocaj i cili ka qënë disa metra më tutje, ka qëlluar në drejtim të Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur si dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmelind Dylin nipin e viktimës.
Ndërkohë që pavarësisht se Hasan Ferracaku ka marrë plagë në njërën dorë ai ka qëlluar edhe në drejtim të Xhovan Gocaj dhe kamarierit 19 vjecarë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, njera e llojit TT, dhe një tjetër miniglok e cila është gjetur në tarracën e hotelit Gocaj ku ka ndodhur ngjarja. Policia ende nuk ka sekuestruar armën e zjarrit automatik e cila është përdorur në vendin e ngjarjes.
Megjithatë grupi hetimor i Policisë së Shkodrës nuk e ka ndërtuar të saktë skenën e krimit dhe për këtë arsye pritet të merret në pyetje sërish Hasan Ferracaku si dëshmitari i vetëm i arrestuar nga policia që i mbijetoi masakrës. Ky i fundit në dëshminë e tij të parë ka deklaruar se kanë qënë Gocajt ato të cilët kanë qëlluar fillimisht villain e tij duke e lënë të vdekur në vend me tre plumba në kraharor.
Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ndërkohë Hasan Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17 vjecari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit.
-
VIDEO
Lokalet, kërkesë për rishikim të orës policore dhe muzikës live. Flet kreu i shoqatës Enri Jahaj
-
VIDEO
'Nëse e ke komshi, prite në shtëpi', Albana Fico për variantin Delta: Po u shfaq, rishikojmë masat! Prej 6 javësh situata e COVID e kontrolluar, por duhet kujdes
Prej 6 javësh situata e COVID në vendin tonë është e kontrolluar. Kështu deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një intervistë për Report Tv, ndërsa nënvizoi se duhet të kemi kujdes sepse ende jemi në pandemi dhe rreziku ekziston. "Prej 6 javësh situatë e kontrolluar e pandemisë në Shqipëri. Pavarësisht arritjeve të mundimshme nga të gjitha palët, ne jemi ende në një periudhë pandemie dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të ndërmarrë ato hapa që na çojnë të sigurt drejt përmbylljes së kësaj sfide. Ne nuk mundemi të hiqemi nga fakti që jemi pjesë e një komuniteti ndrëkombëtar që për një pjesë shtetesh ka lejuar lëvizjen", tha Fico.Kjo situatë e kontrolluar sipas Ficos ka ardhur si pasojë e disa masave, mes të cilëve nënvizoi vaksinimin. Ndonëse ende janë në fuqi disa masa kufizuese sa i përket pandemisë, Fico tha se me lehtësimin e tyre kanë mundur ti japin "frymë" ekonomisë dhe turizmit. "Ky plan ka përfshirë testimet, menaxhimin e rasteve si në spitale me gatishmërinë e institucioneve spitalore, mjeku i familjes, urgjenca kombëtare, më pas me vaksinimin. Duket e lehtë të diskutojmë për të shkuarën por kanë qenë hapa që kanë kërkuar konsistencë. Do rreshtoja të gjithë armatën e punonjësve të shëndetësisë të cilët se lanë Shqipërinë të kishte ato mbylljet drastike. Numri i testimeve është një indeks që jo vetëm se kemi mbyllur këtë lloj procesi por duke qenë të qartë që vijojmë të monitorojmë situatën. Ka dhe një sërë faktorësh të tjerë siç është kalimi nga sezoni i dimrit në atë të verës. Covid se pëlqen verën. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka përfunduar. Sot jemi në ditë më të mira. Pandemia ska mbarur. Detyra jonë si autoritete është të jemi të kujdesshëm, skemi treguar mungesë përgjegjësie kur kemi shkuar drejt hapjes graduale. Skemi lejuar asnjëherë që përveçse mbylljes primare që kërkuan të gjithë sistemet, ska pasur mbyllje drastike. Avash avash jemi munduar ti japim frymë turizmit dhe ekonomisë. Në vlerësimin tonë është bërë më e mira e mundur duke pasur parasysh se kjo bëhet duke u mbështetur në indikatorët e mundur. Hapja graduale e tyre ka sjellë një ndryshim", tha Fico. Nëse do të ketë variante të reja të COVID, si Delta që po qarkullon në disa vende, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik nënvizoi se do të rishikohen masat. Variantet e reja të COVID, tha Fico, kanë sjellë në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja, ndaj iu bëri thirrje të vaksinohen. "Nëse do ketë variante të reja do rishikojmë masat. Ne sjemi imun ose të mbrojtur nga variante të caktuara. ISHP bën kërkime për të verifikuar prezencën e deltës, por nëse e ke komshi prite se do të të vijë në shtëpi. Me hapjen që kanë pësuar edhe shtetet e tjera, grupet e të rinjve janë të parët që duan të lëvizin. Ajo që synojmë është mbulesa vaksinale. Persona që pas vaksinimit janë në situtën që përjetojnë shumë pak nga simptomat. Format e reja mutante apo variancione të reja, kanë sjelle në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja. Ne me mbulesën vaksinale duam të cekim edhe mosha të tjera që e bën më të lehtë për të menaxhuar këtë situatë. Iu bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen", tha ajo.
-
VIDEO
3 ditë pas masakrës me 4 të vrarë, braktisen hotelet e familjeve Ferracaku dhe Gocaj! Pushuesit mbushin Velipojën: Ngjarje e izoluar, nuk na tremb
VELIPOJË- Askush nuk ka guxuar t’i prekë këto kashtore....Kanë mbetur në rërë si dëshmi e heshtur e konfliktit që përfundoi tragjikisht mes familjeve Ferracaku e Gocaj. Përpara hotel "Fantazia" pronë e familjes Ferracaku pushuesit numërohen me gishtat e dorës....e njëjta panoramë është në kahun tjetër, në plazhin privat që menaxhojnë Gocajt. Policia nuk ka kryer asnjë veprim, edhe pse molla e sherrit ishin pikërisht këto çadra e shezlongë....Një panoramë tjetër na shfaqet 400 metra më larg....në qendër të Velipojës.... Velipoja u trondit tre ditë më parë nga ngjarja e rëndë, masakra me 4 të vdekur. Report TV ka udhëtuar sot në Velipojë 35 nga Shkodra, me një vijë bregdetare prej 8 kilometrash. Report Tv u është drejtuar pushuesve për të mësuar atë me të cilën përballen; A ka hapësirë mjaftueshëm dhe a ka plazhe publike? Pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë ofron plazhi më i madh në veri të vendit, me një brez të gjerë rërë dhe det të pastër. “Jemi të kënaqur, unë jam 93-vjeçar dhe kam ardhur këtu. Çdo vit vijmë. Nuk kemi frikë, por na vjen keq që të mos ndodhin këtu gjëra, është shumë keq, nuk është mirë”. “Prej 8 vitesh vijmë këtu, kushtet janë shumë të mira, na vjen keq për atë që ka ndodhur, por ajo ka ndodhur. Këtu nuk ka kurrëfarë problemi”, thanë turistët. Pamjet tregojnë qartë se pushuesit janë të shumtë në numër këtë fundqershori. Të ardhur nga Kosova, ata shprehen se përplasja e 27 qershorit është një ngjarje e izoluar dhe nuk duhet të përdoret për të dëmtuar imazhin e Velipojës. “E kam dëgjuar, mos e dëgjofsha më kurrë. Shumë jam i pikëlluar, jam prekur prej asaj familje, na ka ardhur keq, madje e kam një djalë dhe një vajzë në Gjermani dhe më pyeten ‘babi a do shkosh më aty’, unë i thashë ‘jo pse’, po ‘se është rrezik më thanë’. Jo i thashë ca rrezik, gjithkund ndodhin këto gjëra”, tha një tjetër. Hapësira për plazh publik në Velipojë nuk mungon, por ajo është shumë më e vogël se sa hapësira ku janë vendosur shezlongët nga operatorët privat. “Velipoja është vend fantastik e ka fal Zoti, nuk ka vend më të mirë, por duhet rregulluar pak rrugët, rëra është e mirë, ajri, uji, të gjitha”, tha një tjetër. Edhe pse ende nuk janë miratuar lejet për stacionet e plazhit, duket qartë se e gjithë vija bregdetare është e mbushur me shezlongë. Jashtë kamerës, operatorët turistik shprehen se janë në pritje të lejeve nga Ministria e Turizmit, ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi tha se deri më tani është miratuar vetëm një leje, ndërsa me dhjetëra operatorë të tjerë presim për tu licencuar edhe pse data shënon 29 qershor.
-
VIDEO
‘Të dashuruar pas detit’, Vlora tërheq turistët francez: Të mrekulluar nga natyra dhe bujaria shqiptare
VLORË- I preferuar për natyrën dhe bukuritë që ofron bregdeti Jon, Dhërmiu këtë vit është kthyer destinacion jo vetëm për pushuesit e rinj vendas, por edhe turistët e huaj francez. Të ardhur pas një turi udhëtimi nga Mali i Zi, ndalesa e radhës për grupin e turistëve francez të moshës së tretë ishte Shqipëria, vend të cilin nuk e kishin vizituar kurrë më parë.Të impresionuar nga bukuritë malore dhe deti i vendit tonë thonë kanë dëshirë të kthehen sërish në Shqipëri . “Kombinimi mal, det, energjia, të rinjtë dhe shpresa për të jetuar e bën tejet të këndshme si vend. Bujaria e Shqiptarëve e bën atë të adhurueshëm”, shprehet një turiste. “Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm. Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por jemi plotësisht të mahnitur themi se Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika! Është një vend që sapo ka filluar të hapet drejt turizmit dhe është shumë natural”, thotë një turist tjetër francez. Numri i lartë i vizitorëve të huaj dhe vendas e ka kthyer vitet e fundit, qytetin bregdetar të Vlorës në një metropol dhe kryeqytet të turizmit. Nisur prej më shumë se një muaji ky sezon turistik veror do të zhvillohet duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe mbrojtjes nga COVID- 19.
-
VIDEO
Humbi kontrollin nga shpejtësia, makina përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë, asnjë i lënduar
Një makinë tip “Golf” ka përfunduar në një dyqan lulesh në Vlorë, pasi si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin drejtuesi.
Në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët nuk kanë marrë plagë nga aksidenti dhe menjëherë kanë braktisur makinën.
-
VIDEO
Rama ultimatum bizneseve pa leje në bregdet: Largohuni me dëshirë, ose ju heqim me pahir e ju konfiskojmë çadrat e shezlongët! Vrasjet dhe aksidentet? Policia s'dënon, gjykatësit japin vendime abuzive
Bizneset pa leje, që kanë zaptuar vijën bregdetare, kanë marrë sot ultimatumin e prerë të kryeministri Edi Rama, i cili i tha të largohen me dëshirën e tyre, ose në të kundër do t'i largojnë me pahir dhe do i konfiskojnë të gjitha çadrat e shezlongët, për të mos ia kthyer më. Ndërsa kthimin e vijës bregdetare në një ‘moll sherri’ mes bizneseve që përfundojnë në vrasjet tragjike si ajo në Velipojë, për Ramën janë ngjarje tepër të rënda, por që nuk mund të parandalohen dot nga policia e shtetit.
“Një gjë është e padiskutueshme se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose me pahir dhe unë dua t’i bëj thirrje sot të gjithë atyre subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë çdo lloj çadre a shezlongu tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit. Plazhet janë të popullit dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në garantimin e një sezonin turistik janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku kjo përgjegjësi u është njohur ligjërisht. Subjektet që nuk janë të vendosura sipas ligjit duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruara për biznesin e tyre, pasi do ju merrte dhe nuk do ju jepet më mbrapsht. Kjo është ajo që doja të thoja shkurtimisht”, tha Rama.
-
VIDEO
Takim online për Shengenin Ballkanik, Rama, Zaev dhe Vuçiç: BE dështoi me hapjen e konferencës ndërqeveritare! Të mbështesë rajonin me projekte e investime
Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik, ndërsa në fokus ishin veprimet e përbashkëta kundër katastrofave natyrore në rajon si dhe garantimi i lehtësira në qarkullimin e mallrave e njerëzve dhe sistemi i lejeve të punës.
-
VIDEO
Shpejtësi nga 141-196 km/orë, pa patentë dhe të pirë, policia ndëshkon shoferët, 9 të arrestuar! Pezullohen 63 leje drejtimi, 2965 gjoba
Shpejtësia e lartë është një nga shkeljet kryesore të shoferëve me makina. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëshkuar shumë prej tyre që kanë shkelur rregullat. Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejto, respekto rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/orë deri në 196 km/orë në aksin Sauk-Teg, në rrugën interurbane Tiranë Elbasan, ku gjatë verifikimit drejtuesi i mjetit që rezultoi me patentë të hequr u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Gjithashtu, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në Bërzhitë, është konstatuar nga radari, 19-vjeçari F. P., nga Tirana, duke drejtuar automjetin me 173 km/orë. Po gjatë kontrolleve, nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale N. V., 52 vjeç, i cili pasi është ndaluar, nga verifikimi me aparatin alkooltestues ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 1.35 mg/l testi i parë dhe 1.26 mg/l testi i dytë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore nga patrulla e Policisë Rrugore, ky shtetas, për të shmangur sanksionet ligjore për shkeljen, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë të huaj me prerje 20 £. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2965 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.