-
VIDEO
Kërkesa direkte e telefonuesit: Le të na lënë edhe ne fukarenjve të mbjellim pak drogë
Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se shteti nuk ekziston. Ai deklaroi se Shqipëria është e mbushur me drogë dhe kishte një kërkesë direkte kur tha: Të na lënë edhe ne fukarenjve të mbjellim pak drogë. Ndiqeni mendimin e tij.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 30 qershor 2021,Menaxhimi i plazheve, shteti apo privati?
Telefonuesit kërkojnë që plazhet të menaxhohen nga shteti dhe analizojnë ngjarjet e fundit.
-
VIDEO
Dalin pamjet e aksidentit, makina humb kontrollin nga shpejtësia dhe përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë
Ky është edhe momenti ku Golf 5 përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përball dhe dallojnë fare qartë se automjeti nga shpejtësia e tepërt s'ka mundur të frenoj në kohë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Rama mbron Policine dhe flet per te rinjte me makina luksi te Pjerin Ndreu ndez politiken e Tiranes e deri tek anglezet ne delir, kapitullon Gjermania.
-
VIDEO
Rama poston videon nga Bjeshkët e Kukësit: Tashmë një atraksion edhe për të apasionuarit e çiklizmit malor
Në Facebook, Rama ka postuar një video nga Bjeshkët e Kukësit, ku natyra duket e mrekullueshme. Bjeshkët e Kukësit janë tashmë edhe një atraksion për të apasionuarit e çiklizmit malor.
-
VIDEO
Vlorë, makina përplas këmbësoren në Lungomare
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lungomare të Vlorës, ku makina ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua
-
VIDEO
Ndoka: S’kam marrë kurrë asnjëherë një gjobë si shofer! 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale derisa ta blejnë vetë
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka treguar se është një shofer shumë i rregullt, sa deri më tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë. Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.
“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një ftesë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj, këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka.
-
VIDEO
4 të vrarë në Velipojë/ Meçe në Report Tv: Policia s'ka faj, s'kanë kuptim kërkesat për dorëheqje!
TIRANË- Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, vrasja me 4 viktima në Velipojë duhet të prodhonte largime ose dorëheqje në radhët e Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Ndoka ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama sot, i cili njëjtë si ministri Çuçi, bëri fajtor prokuror e gjykatës, që lirojnë kriminelët që kap Policia. Sipas Ndokës, ky është një reagim provokues dhe demagogjik.
“Reagimi i Ramës është provokues, demagogjik, sa i doli gjumit në mëngjes, nxori foto nga plazhi i Velipojës nga ato shezlongët pa leje, se vetëm 1 leje është dhënë në Velipojë, ose po provokonte, ose nuk kishte informacion. Kur njerëzit prisnin reagimin e të parit të vendit, nxjerr foto nga Velipoja ku ishin vrarë 4 veta, e hoqi, e pranoi gabimin. Një qeveri e përgjegjshme, ose do kishte shkarkime ose dorëheqje, do kishte një hetim pse nuk ka leje në Velipojë”, tha Ndoka.
-
VIDEO
Makina përplas motorin në Shëngjin, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Shëngjinit, pranë lagjes Xhenjo. Një makinë ka përplasur një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Gjergj Gjoni nga Balldreni.I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori. Policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e plota.
-
VIDEO
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika
22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.
-
VIDEO
Aksidenti që shoi familjen Gushi, gjendet ditari i Anastasias së vogël: Për pak ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur
Në një bllok të vogël ngjyrë rozë, Anastasia, vajza e madhe e familjes Gushi, që u shua tragjikisht në aksident, ka mbajtur një ditar ku ka shënuar momente pikante nga jeta e saj. Ditarin e quan “Junakuk”, teksa i tregon atij se sa e lumtur është që do shkonte në Shqipëri te nëna, gjyshi dhe tezja. Kjo copëz e ditarit u lexua sot në shesh, në homazhet e mbajtura.
“Sapo filloi behari, dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, tabletë të dyjave. Bëj shaka. Dua shumë të vete, por dua dhe të marr tabletin, se s’bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do iki në punë”, thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias. Më tej vajza shkruan: ‘Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur. Jam e lumtur. Ti ke thënë që të jem e lumtur dhe do jem shumë e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë. Të jap llafin… është ora 23:06 minuta mami iku në spital, babit i kishte rënë të fikët. Kunakuk erdhi babi, bëri një gjilpër, por i dhemb mesit, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë.”, thuhet në një pjesë të rrëfimit të 9-vjeçares.
-
VIDEO
Zjarr pranë burgut të Peqinit
Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë burgut të Peqinit.