-
VIDEO
Radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, udhëtarët dynden që në orët e para të mëngjesit
Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek janë përballur me radhë të gjata kilometrike. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar dyndje në sportelet e doganës së Kavijës
-
VIDEO
Velipojë, 2 subjekte kishin zënë më shumë hapësirë, hiqen 40 shezlongë dhe 20 çadra
Kontrollet dhe verifikimet në territorin ka nisur edhe në plazhin e Velipojës, Shkodër. Gjatë gjithë vijës bregdetare në Velipojë janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.
-
VIDEO
Aksioni në plazhe për zaptimin e hapësirave pa leje, drejtori i Rendit në Shkodër: Problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku subjektet dëshirojnë, hiqen shezlongët pa dokumentacion
Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.
Në një deklaratë për mediet, Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë. Spaho tha se po kontrollohet çdo hapësirë duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.
-
VIDEO
Zyrtari i lartë i DASH mbërrin në Tiranë, një orë takim me Ramën në kryeministri, zbardhet fokusi i bisedimeve! Drejtohet për në selinë blu, takim me Bashën
Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë, ndërsa pak minuta më parë ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën. Takimi u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve.
-
VIDEO
Operacioni për lirimin e bregdetit, në Durrës evidentohen 7 parcela pa leje, hiqen 290 shezlongë, 141 çadra
Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.
-
VIDEO
Velipojë/ I sjellin çadrat e konkurrentit para hotelit, pronarja debat me efektivët: Çadrat e mia mi keni çuar larg! Policia: Ne s'bëjmë hartën dixhitale, zgjidhe me institucionin që të dha lejen
Një situatë e koklavitur krijuar në plazhin e Velipojës, ku pronarja e një biznesi ka debatuar me policinë gjatë aksionin për çlirimin nga subjektet pa leje të vijës bregdetare. Pronarja e hotelit tha se ka marrë leje për një parcelë, por se hapësirën për të vendosur çadra dhe shezlongët para hotelit të saj ia ka zënë një biznes tjetër, që ka aplikuar dhe ka marrë leje. Ajo kërkon që të lirohet hapësira para hotelit të saj dhe të vendos çadrat, ndërsa kërkon nga policia që të sqarojë dhe zgjidh këtë çështje.
-
VIDEO
Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'
Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit 'Petro Marko', por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës
-
VIDEO
Rreziku nga armët dhe aksidentet,debate mes Meçajt, Ndokës, Rustës,Bregut
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin pas ngjarjes së rëndë të Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe një seri aksidentesh me pasojë vdekjen në akset tona kombëtare. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Nard Ndoka ish-zv.ministër i Brendshëm dhe gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Bregu.
-
VIDEO
Aksioni për lirimin e vijës bregdetare bezdis pushuesit në Durrës: Të na kishit lajmëruar të paktën një ditë para! Polici: 3 metra larg e ke çadrën tjetër
Aksioni i policisë sot në bregdet, për lirimin e hapësirave të zaptuara pa leje, ka bezdisur jo pak pushuesit. Në Durrës, një pushuese e cila u detyrua të ndërronte shezlong, pasi aty ku ishte, pronari i subjektit nuk kishte marrë leje, i shprehu pakënaqësitë e saj policisë, duke i kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më përpara.
-
VIDEO
11 parcela pa leje në plazhin e Golemit, sekuestrohen 550 shezlongë dhe 280 çadra
Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", policia e shtetit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara nga subjektet pa leje për kundërligjshme me shezlongë e çadra në plazhin e Golemit. Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.
-
VIDEO
Ultimatumi i Ramës një ditë më parë për lirimin e vijës bregdetare, nis aksioni në Durrës e Velipojë, i sekuestrohen çadrat e shezlonget 2 subjekteve
Ka nisur ditën e sotme në Durrë dhe Velipojë aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet, të zëna në mënyrë abuzive nga subjektet. Bëhet me dije se në Durrës policia ka sekuestruar deri më tani çadrat dhe shezlonget e 2 subjekteve, të cilët nuk pranuan t'i lironin vetë hapësirat e zëna.
-
VIDEO
“Jo populli” zotëria këmbngul në idenë e tij:Çdo ditë të vritet nga një prokuror, doktor e politikan
Shumë i irrituar me situatën aktuale ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se po e pëson populli i thjeshtë dhe përsëriti idenë e tij se që të bëhet Shqipëria çdo ditë duhet të vritet nga një avokat, prokuror, doktor e politikan.