-
VIDEO
Rama në Durrës: Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda, drejt përfundimit! Çfarë ka kaluar, më e gjatë se çfarë mbetet për t'u pritur
Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda DS4 në Durrës është drejt përfundimit. Kështu tha kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë inspektimeve në Durrës, ku vijon puna për rindëritimin e pallateve dhe banesave të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
"Ne mund ti konsiderojmë të mbyllura të gjitha projektet e zbatimit DS4. Pak a shumë po", tha Rama.
-
VIDEO
'Ligjet i bëj unë dhe vendos unë!' 3 efektivë kallëzojnë Pjerin Ndreun: Doli nga lokali me muzikë e na pengoi të ushtrojmë detyrën! Reagon kryebashkiaku: Barkderra që kalojnë kompetencat
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.
Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzike me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ nr.23 të datës 26.05.2021, që e ndalon një veprimtari të tillë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.
-
VIDEO
Bletërritësit e Pogradecit: po na "pushtojnë" Elbasanllinjë
Bletarritesit e fshatit Rremenj ne bashkine e Pogradecit jane ngritur ne proteste pasi akuzojnë bletarritesit e Elbasanit per zaptimin e territorit 60 bletarrites te licencuar te fshatit Rremenj ne bashkine e Pogradecit jane ngritur ne proteste per zaptimin e territorit dhe sulmin e bleteve qe sipas tyre iu vjen nga bletarritesit e Elbasanit. Ne territorin e tyre kane rreth 700 blete ndersa prej vitesh ne kete periudhe ne hapesiren dedikuar bleteve te tyre ushtrojne aktivitetin bletarritesit e Elbasanit me 1200 blete te cilat demtojne dhe lene pa prodhim bletarritesit vendas. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit për respektimin e distancës prej 3 km në brendësi të fshatit të tyre. Te ndodhur ne kete situate ata kane dorezuar ne bashki nje peticion me 60 firma por ende nuk kanë marrë përgjigje. Bletërritësit e Rremenjit thanë se do të vazhdojnë me protesta derisa shërbimi veterinar në bashkinë e Pogradecit por edhe policia të ndalojnë zaptimin e sipërfaqes nga bletërritësit e zonave të tjera.
-
VIDEO
Flakët në Malin e Tomorrit, Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin! Qytetarët të tregohen të kujdesshëm, shumica e zjarreve të qëllimshme
Flakët që kanë përfshirë Malin e Tomorrit vijojnë të jenë aktive. Në një lidhje telefonike për 'Report TV', drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për situatën e krijuar në Prakun e Tomorrit dhe mënyrën sesi po menaxhohet situata.
Drejtori Çako tha se terreni i vështirë ku ndodhet zona e përfshirë nga flakët e vështirëson mundësinë e shuarjes në kohë reale. Ai tha se janë angazhuar të gjitha strukturat e emergjencës civile, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të cilat po bëjnë të mundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter.
-
VIDEO
Do shkarkohet Veliu pas ngjarjeve të fundit? Rama: S'ka krizë në Policinë e Shtetit! Nëse do i hiqnin njerëzit nga një rast, s'do kishte ngel asnjë për të marrë detyrën
Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë, pasi u pyet nëse do të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas ngjarjeve të fundit që janë regjistruar në vend.
Kryeministri theksoi se Polici e Shtetit nuk është në asnjë situatë problematike dhe se nëse do të nisej nga një rast për të larguar njerëz, nuk do të kishte mbetur më asnjë për marrë detyrën, duke nënkuptuar se nuk flitet për një largim të Veliut nga posti që ai mban.
-
VIDEO
Ristrukturimi i policisë, Rama: Ndryshimet në strukturat e larta drejtuese do të bëhen më shpejt seç ishin planifikuar
Ndryshimet në ristrukturimin e policisë së shtetit do të ndodhin më shpejt seç ishin planifikuar. Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar.
-
VIDEO
Pjerin Ndreu i quajti policët barkderra, Rama: Asnjë tolerim për ofendimin e efektivëve, kush gabon do përgjigjet për veprimet e tij
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe kallëzimin që 3 efektivë të policisë i kanë bërë kryebashkiakut të Lezhë, Pjerin Ndreu pasi i ka penguar në kryerjen e detyrës. Rama tha se nuk ka asnjë tolerim në ofendimin e policisë dhe se kushdo që gabon, qoftë edhe zyrtarët e lartë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
-
VIDEO
Vrasjet e aksidentet, Rama: Policia e Shtetit nuk dënon, por ndalon! Gjykatësit që nuk kanë kaluar vetingun japin vendime abuzive
Në të njëjtën linjë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ishte edhe kryeministri Edi Rama, teksa foli për ngjarjet e fundit në vend, që kanë tronditur opinionin publik. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Policia nuk mund të dënojë, po të çojë para gjykatësve ata që kanë shkelur ligjin, duke i akuzuar ata për vendime abuzive. Sipas Ramës, gjykatës që ende nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, nuk po i dënojnë personat që shkelin ligjin as me minimumin e parashikuar në ligj.
-
VIDEO
Tentuan të trafikonin 137 kg kokainë, SPAK kërkon 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj për Ardian Begajn
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019.
Përkatësisht, SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj burg për Ardian Begajn, të cilët u kapën duke tentuar të transportonin 137 kg kokainë.
-
VIDEO
Rama thirrje bizneseve pa leje në bregdet: Largohuni me dëshirë, në të kundërt ju largojmë me pahir dhe ju sekuestrojmë materialet
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve në vijën bregdetare se nëse japë pa leje të largohen me dëshirën e tyre, në të kundërt do i larojnë me pahir dhe sekuestrojnë bazën materiale që kanë siguruar përgjatë viteve.
-
VIDEO
Pogradec/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Piskupat, zjarri dëmton edhe shtëpinë ngjitur
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Piskupat të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe banesën tjetër ngjitur.
Paraprakisht, shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia, ndërsa fatmirësisht, brenda ndërtesës nuk kishte persona në momentin e rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Arrogantët në timon në shënjestër të policisë! Shefi i rrugores në Tiranë, Erjon Ahmeti për Report Tv: Monitorim me kamera e radarë brenda qyteteve
Pavarësisht aksidenteve tragjike dhe masave të shtuar të policisë, shoferët vijojnë të mos ndërgjegjësohen. Një 29 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi qarkullonte me 196 km/h. Drejtori i policisë rrugore të Tiranës, Erjon Ahmetaj thotë për report TV se po skedohen shoferët arrogantë. Monitorim me kamera e radarë brenda qytetev