• VIDEO

    Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: Vendim politik, s’ka prova! Ai e çoi në gjyq çështjen për të mos përzier PD-në

    Shpalljen ‘Non Grata’ të ish- kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD-së i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj e konsideron si një lëvizje politike, pasi sipas tij nuk ka prova dhe fakte.

    “Çështja është e zgjidhur, është qartë për këdo, Berisha ka pasur dhe ka bërë lëvizjen propocionale me atë se çfarë ndodhi dhe së dyti ajo se çfarë është çështje, i përket vetëm atij, e ka çuar në çështjen në proces gjyqësor, një lëvizje e zgjuar, për të mbrojtur identitetin e vet dhe për të mos përzier kauzën e PD. Ajo deklaratë e Blinken nuk është gjë tjetër deklarim i natyrës politike, me procedura atë brendshme, nuk e dimë për cilat prova bëhet fjalë. Duhet të dalin prova dhe fakte. Për mua për sa kohë nuk ka të dhëna të aspektit juridik, kjo është një çështje me natyrw politike. Berisha ka qenë kontributori kryesor i Reformës në Drejtësi, që atëherë kur reforma kishte ngërçe, ka qenë Berisha që ka thënë që SPAK të krijohet menjëherë pa u bërë ndryshimet Kushtetuese, për djegjen e mandateve Berisha ka thënë që ‘duhet menduar thellë dhe fortë se ose të jep mbështetje të madhe ndërkombëtare ose jo'. Ka shqisën politike, ka aftësinë për të parë më parë se shumë të tjerë se ku të çon një akt, por nuk kanë qenë influenca në vendimin e Bashës”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Alibeaj liston 2 nga arsyet që çuan PD-në në humbje: Edhe ne u tunduam nga krimi gjatë fushatës

    I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, deputeti i PD-së, i shpallur fitues në 25 prill, Enkelejd Alibeaj, ka listuar sipas tij arsyet që kanë çuar demokratët në humbje. Mos organizimi në kohë apo gjetja e elementëve më të mirë për t’u futur në garë, sipas tij, janë motive që kanë ndikuar në humbje. Megjithatë, shton se për këtë PD-ja po bën një analizë të thellë.

    “25 prilli nuk është dështim i PD, steka jonë ishte për t’u bërw Basha kryeministër, tundime gjatë fushatave zgjedhore ka pasur kushdo, pra pse të mos gjenim dhe ne ca të fortë apo të mos përdornim disa para, apo teknika anti-ligjore të manipulimit të votave. Kjo është ndarja e hollë mes moralit të hollë politik dhe pragmatizmit. A mund të kishim bërë më tepër, ndoshta, jemi në proces analizimi, të kishim gjetur element më të mirë, a e nisëm organizimin me vonesë, po e analizojmë, ishte një performancë e mirë e jona, e pamjaftueshme”, tha ai në Report Tv.

  • VIDEO

    Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta

    TIRANË- Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij dhe kjo sjell rritje të ngjarjeve kriminale në vend. 

    “Arsyeja kryesore është fakti që marrëdhënia mes qytetarit dhe shtetit është më e deformuar se kurrë. Fenomeni kriminal është ai që ka filluar dhe po zapton gjithnjë e më tepër terren. Shoqëria shqiptare vjen nga një proces elektoral, dhe kemi parë që në nië situatë kaq delikate të marrëdhënies mes shtetit dhe individ, ato që janë forca kriminale, të njerëzve që drejtohen nga anti-ligjin, marrin më tepër peshë, referencë dhe më të madhe nga pushteti. Arsyeja pse këto 2 ngjarje kanë ndodhur, kanë të bëjnë me faktin që pas episodeve elektorale krimi merr më shumë peshë, kanë lidhje me politikën, pse ndodhi në Velipojë, se njerëz që mund ta zgjidhin konfliktin vetë, pa pasur frikë se shteti dhe ligji mund t’i ndëshkojë, pse se njohin një pushtetar, qeveritar, e njëjta gjë dhe me fatkeqësinë rrugore. Pa bërë ekspertin, se cila ka qenë dinamika, por fenomene të tilla që djemtë lëvizin në mes të bllokut me makina milion lekësh, janë fenomen i shtrembërimit të shoqërisë shqiptare sot. Këto ngjarje tregojnë një gjë që është e lidhur në procese zgjedhore, ka fituar krimi. (...)Fakti që nuk kemi qeveri që merr votën e popullit, duke qenë se e fitojnë pushtetin me të fortë, me administratë, nuk e vrasin mendjen aspak për ato marrëdhënie kontraktuale, për ato marrëdhëniet problemet me qytetarin, shteti është inekzistent, se shteti nuk merakoset aspak”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Shpërthim në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan.

    Paraprakisht raportohet se nuk ka njerëz të lënduar.

  • VIDEO

    5 bashki pa kryetarë, juristi Kume për Report Tv: Ngërçin e zgjidh 'Kushtetuesja, zgjedhjet e parakohshme vendore janë të nevojshme

    Edhe pse 5 nga  61 Bashkitë e vendit janë pa kryetar të zgjedhur, konstitucionalisti Kristaq Kume në një intervistë për Report Tv,  thotë se duhet pritur vendimi i Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, për të parë nëse duhet të zhvillohen  zgjedhje të parakohshme.

    ”Zgjedhjet e parakohshme varen nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Së bashku me vendimin pres të vendos detyrimin për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse gjykata nuk shpreh vendimin për zgjedhje të parakohshme, ato do të jenë të domosdoshme për tu bërë jo vetëm në aspektin ligjor por edhe në atë moral", shprehet ai. 

  • VIDEO

    Me 15 korrik hapet bypass-i i Vlorës, Balluku: Po e hapim për të lehtësuar trafikun, jo për të bërë gara! Do ketë shumë policë rrugorë, shoferët të bëjnë kujdes

    VLORË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se në 15 korrik do të hapet bypass-i i Vlorës, duke e cilësuar si një datë të panegociueshme. Gjatë inspektimeve, Balluku tha se kjo rrugë do të lehtësojë trafikun për të gjithë pushuesit që do të shkojnë drejt jugut. Nisur nga aksidentet e shumta rrugore, Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, për të mos lejuar atë që ndodh në të shumtën e rasteve kur hapen rrugë të reja, që shoferët ecin me shpejtësi shumë të madhe.

     
  • VIDEO

    Pamje me dron, ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit! Rama: Vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të hëne pamje me dron nga ecuria e punëve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit. Punimet për këtë vepër, kreu i qeverisë i ka konsideruar “vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”. 

  • VIDEO

    ‘Doktor Shuster’ në festivalin e teatrove të Ballkanit! Zamira Kita: Arti, mundësi dhe urë bashkëpunimi mes vendeve tona

    Komedia e zezë “Doktor Shuster” një ndër shfaqjet më të vlerësuara që vjen si produksion i teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë së fundi është ngjitur në skenën e teatrit turk duke sjellë emocione tek publiku artëdashës dhe profesionisët.

    Shkruar nga pena e Dushan Kovacevic dhe në regjinë e Qendrim Rijani përmes kësaj vepre dramatike Shqipëria bëhet pjesë për herë të parë e festivalit të teatrove të Ballkanit në Turqi.

  • VIDEO

    Braktis burrin e parë e të dytë/ Shqipe Shala akuzohet se ushtron prostitucion në prani të fëmijëve

  • VIDEO

    Shqipja ‘molla e sherrit’/Dy ish-burrat: Na tradhëtove dhe ike, duam fëmijët

    Ish-bashkëshorti Alfred Karaj kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive. Me negociimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. Odeta Dume: Alfred, nga kjo studio pak më parë Gentjani të akuzoi se ke përzënë nga shtëpia vajzën, pse e bëre ? Alfredi Karaj: Unë vajzën nuk e kam përzënë, më tha se do të ikte me nënën e saj. Ajo nuk i takon fëmijët, u kalon tek këmbët dhe nuk i flet. Gentjan Shala: I ke penguar ti Alfredi Karaj: Ajo i la fëmijët dhe nuk kujdeset për ta, as detyrimin ushqimor nuk u paguan. Gentjan Shala: Jo, kalamajtë nuk i flasin nënës, jo nëna kalamajve. Unë kam ardhur për problem tjetër. Kalamajtë e këtij zotërisë kanë ardhur në shtëpinë time, pa e ditur ky Alfredi Karaj: Shumë mirë kanë bërë, unë nuk i kam penguar Gentjan Shala: Shqipes i kam thënë të kthehej tek ti, për hir të fëmijëve. Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme. Alfredi Karaj: Me vajzën kam folur dhe ajo më tha se ndodhej në Vlorë. Personi që i trafikon të dyja është nga Fieri. Kam folur me të dhe më ka thënë se vajzën do ta marri për grua. Kam shkuar në polici për të bërë denoncimin. Vajza më mori duke qarë dhe më tha se duan të më nxjerrin për prostitucion. Vajza m'i ka thënë të gjitha se nga kush trafikohet, emrat i kam cuar në polici. Gentjan Shala: Unë nuk kam durim më nuk besoj tek policia, do të bëj vetëgjyqësi. Nuk më hynë në punë Shqipja, unë dua fëmijën. Derisa gjyqi të mbarojë, fëmija për mendimin tim të jetojë në institucion dhe më pas t’i caktohet njërit prind. Alfredi i ka parë më mirë gjërat, sepse unë kam qenë në burg. Më thonin shumë veta që vajza e Shqipes ushtron prostitucion në shtëpi, ku vinin shumë persona me makina. I kam kërkuar policisë t’i arrestojë të dyja. Shqipja të më sjelli vajzën dhe të iki ku të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet që më vijnë, por dua vajzën time. Shqipja do më japë llogari për cdo kërcënim. Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat akuzojnë 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj. Gentjan Shala: Nuk ka shanse të kthehet ajo tek unë. Unë i kam çuar në polici edhe numrat e telefonit, nga të cilët kërcënohem, por nuk i kanë kapur. Nëse është burrë të më kërcënojë me numrin e tij jo me të Shqipes. Alfredi Karaj: Vajzën e vogël ta kthejë se më dhimbset, e di ç’do të thotë se po i rris vetëm tre fëmijët. Para dy muajsh më ndërprenë edhe ndihmën ekonomike, sepse djali mbushi 18 vjeç. Të më kthejë dhe vajzën time. Kam bërë shumë denoncime, por asgjë nuk kanë berë deri më tani.

  • VIDEO

    Kuçovë, 58-vjeçari hipën në platformën e një pusi nafte dhe për 4 orë kërcënoi se do hidhej nëse nuk punësohet! Zbret pas bisedimeve

    Një 58-vjeçar në Kuçovë hipi platformën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bushi, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënoi me orë t^ tëra  me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia. Pas përpjekjeve dhe bisedimeve ai ka zbritur por ka paralajmëruar se do të hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë. 

    Në vendngjarje ishin mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me 58-vjeçarin me qëllim zbritjen e tij.

  • VIDEO

    Kërkon punë/ Merr fund rezistenca e 58-vjeçarit nga Kuçova, pas disa orësh bisedimesh zbret nga kulla e hekurt

    Merr fund rezistenca e 58 vjeçarit nga Kuçova Nikollaq Bushi. Pas disa orësh bisedimesh me 58 vjecarin tashme ka zbritur nga kulla e hekurt e nxjerrjes se naftës.

    Nikollaqi nuk i ka rezistuar qëndrimit në kullë duke u thënë se do te hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë .

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv