-
VIDEO
Me 4 klandestinë në makinë, arrestohet në Korçë 34-vjeçari nga Peshkopia
Një 34-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Dorjan Xhani, nga Peshkopia.
-
VIDEO
Sot e nesër ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, mbi 23 mijë qytetarë +18 vjeç aplikuan në e-Albania për t'u vaksinuar
Sot dhe nesër nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t'u bërë pjesë e procesi
-
VIDEO
Telefonuesit e kërkojnë me forcë:Të kthehet ligji me vdekje,ja mblodhe armët këtu të vrasin me thikë
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për një amnisti për armët pa leje në duart e shqiptarëve që të frenohen ngjarjet e rënda kriminale. Disa telefonues ishin në një mendim për kthimin e ligjit me vdekje dhe madje e kërkonin me ngulm. Një zonjë tha se mbledhja e armëve nuk është zgjidhje pasi këtu të vrasin edhe me thikë dhe me sëpatë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 29 qershor 2021, Amnisti për armët pa leje?
Ngjarjet e rënda kriminale. Telefonuesit duan me forcë kthimin e ligjit me vdekje dhe flasin për një amnisti të mundshme për armët pa leje.
-
VIDEO
Digjet prej 24 orësh kurora me pisha në Malin e Tomorrit! Ende asnjë ndërhyrje nga ajri, ushtria në ‘luftë’ me flakë dhe terrenin shkëmbor
Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.
Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren shkëmbor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 Qershor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga islami te "nëna serbe e Skënderbeut" rrëfehet Mustafa Nano te Voltana,kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë e deri tek Zvicra u shkund puplat "gjelave".
-
VIDEO
Me shpejtësi 'skëterrë' dhe me patentën e hequr, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Një 29-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, pasi po lëvizte me 196km/ h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut
-
VIDEO
Sot dita ndërkombëtare e Danubit, Rama uron me pamjet e mrekullueshme nga lugina e Vermoshit
Në ditën ndërkombëtare të Danubit, kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të mrekullueshme nga lugina e Vermoshit. Me një postim në Facebook, Rama e konsideron luginën e Vermoshit mrekullinë e Alpeve shqiptare.
-
VIDEO
Nën pushtetin e krimit, të ftuar Enkelejd Alibeaj dhe Pëllumb Nako
Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij. Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
-
VIDEO
Vrasjet e aksidentet, eksperti i çështjeve të sigurisë, Nako: Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin
Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Sipas tij ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
"Një faktor është se të gjitha reformat që janë tentuar me fytyrë nga policia, nuk është gjë e keqe por e pamjaftueshme. Qeverisja nuk ka orientuar reformat në drejtimin e duhur. Ajo që ndodh rëndom është fakti tjetër që ministrat e brnedshëm apo stafet se gjejnë dot veten brenda detyrave që bëjnë. Nuk është e njëjta detyrë e ministrisë me atë të policisë. Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit. Para disa ditësh ndodhi ai aksidenti tragjik, ky personi që bëri aksidentin ishte i ri me automjet me fuqi të madhe motorrike. Mendoj se smund të thotë ministri ne smund të ndjekim çdo makina pas. Duhet të bëhet një studim dhe të merret një masë ligjore dhe teknike", tha Nako.
-
VIDEO
Vasil Zoga, përballja me Mehmet Shehun për vëllanë e pushkatuar
Vasil Zoga është një nga viktimat e krimeve të regjimit kominist. Ai përjetoi një kalvar mundimesh nga persekutimi dhe dënimi në Spaç. Gjithçka nisi me pushkatimin e vëllait të tij Jani Zoga. Vasili ka lindur në vitin 1939 dhe rrjedh nga një familje e thjeshtë punëtore nga fshati Shtikë i Kolonjës. Ëndrra për t’u bërë mjek iu ndërpre në mes, por e ushtroi profesionin e mjekut në burgun e Spaçit dhe në internim gjithë jetën. Në 8 korrik 1976 arrestohet pasi kërkoi drejtësi për pushkatimin e vëllait. Takimi me kryeministrin Mehmet Shehu për pak sa nuk i kushtoi jetën, por me shprehjen “I di Partia këto punë” ai do të pranonte fatin që i caktoi partia duke u dënuar me 10 vjet burg “për agjitacion e propagandë” dhe “rrëzim të pushtetit popullor”. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit ku kujton dhunën dhe torturat çnjerëzore që ndodhnin atj. Lirohet në 1986, duke u kthyer në familjen e tij tashmë të vendosur në Karbunarë-Lushnjë, dhe nuk u lejua të ushtronte profesionin e tij si mjek, por punoi si bari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite dëshira e vetme e tij është gjetja e eshtrave të vëllait të pushkatuar nga regjimi Jani Zoga.
-
VIDEO
Kadilli dorëzon propozimet për ndryshimin e statutit të PD: Çmontim të monopolit të kryetarit! Analiza e partisë nuk është fushatë spastrimi
Në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, ish rivali i Bashës për kreun e PD, Fatbardh Kadilli konkretizon idetë e tij për mënyrën e drejtimit të partisë duke depozituar propozime për ndryshime në statut.
Ndonëse anëtarët nuk i besuan drejtimin e Partisë, Kadilli është i bindur se propozimet e tij për reformimin e PD do të gjejnë mbështetjen e vendimmarrësve demokratë.