-
VIDEO
25% e makinave nuk kalojnë kolaudimin, 1 mijë mjete drejt bllokimit! Gonxhja për Report Tv: Ashpërsuam kriteret
25% e mjeteve që janë paraqitur në pikat e kontrollit teknik, nuk e kanë kaluar testimin për shkak të problemeve që kanë pasur. Drejtori i transportit Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se 1 mijë mjete rrezikojnë të dalin përfundimisht nga qarkullimi nëse nuk rregullojnë defektet, ndërsa bën të ditur se mjetet më problematike janë tek flotat e bashkive.
-
VIDEO
Vrasjet në Velipojë, zbardhet dëshmia e të plagosurit Hasan Ferracaku: Shkuam për të biseduar për shezlonget, por situata doli nga kontrolli! Ata qëlluan të parët
Hasan Ferracaku e ka dhënë dëshminë e tij për Policinë nga Spitali i Traumës, ku është shtruar pasi mbeti i plagosur, ndërsa ka rrëfyer se në hotelin e familjes Gocaj kishin shkuar për t'u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh. Sipas Ferracakut, ata i kishin kërkuar familjes Gocaj që të largonin shezlonget nga ajo zonë e plazhit, pasi këtë vit e kishin ata të drejtën pasi kishin aplikuar, por shton se Gocajt nuk pranuan duke kërkuar që të prisnin deri në përcaktimin e vendit të tyre. Debati më pas është acaruar, duke shkuar deri në përdorimin e armëve. Hasan Ferracaku thotë në dëshminë e tij se kanë qenë Gocajt ata që kanë qëlluar fillimisht dhe se më pas, vëllai i tij, Kujtim Ferracaku, i cili mbeti i vrarë, është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Sipas tij, me familjen Gocaj i kishin marrëdhëniet e mira, por thekson se gjërat dolën jashtë kontrollit. “Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli", mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë, në deklaratën e tij një ditë më parë, Pjetër Gocaj, babai i Xhovan dhe Edmond Gocajt, tha po ashtu se me Ferracakët kishin patur marrëdhënie të mira dhe se nuk e prisnin të ndodhte një gjë e tillë. Sipas tij, Ferracakët nuk kishin shkuar për t'u sqaruar, sa kohë që kishin armë me vete. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për disa metra territor plazh në Velipojë. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj, e për të cilin dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës, duke shokuar opinionin publik. Policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në sherrin që përfundoi me katër të vrarë.
-
VIDEO
E pëson 30 vjeçari me Audi me shpejtësi skëterrë në Levan-Vlorë, arrestohen 15 shoferë në 24 orë, gjobiten 2881 të tjerë
Shoferët si duket nuk zënë mend. Në 24 orë janë arrestuar 15 shoferë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 7 për drejtim mjeti pa patentë.
Ndërkaq janë gjobitur 2881 shoferë.
-
VIDEO
'Saranda është gati për qindra mijëra pushues', Kryebashkiaku Gurma për Report Tv: Presim t'i afrohemi numrit 800 mijë turistë si në 2019-n
Saranda është gati dhe pret që në 2 muaj në vijim të ketë një fluks të madh turistësh dhe të mund t'i afrohet vitit më të mirë që ka pasur deri më tani, vitit 2019 kur e vizituan rreth 800 mijë turistë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë dhënë për Report Tv shprehet se ky qytet i ofron të gjitha dimensionet për turistët dhe pritet një fluks nga i gjithë rajoni por edhe vendet e Evropës lindore.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e hipotekës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
I vihet flaka një sipërfaqe me shkurre pranë burgut të Fushë-Krujës
FUSHË-KRUJË- Një sipërfaqe me shkurre jashtë burgut të Fushë-Krujës është raportuar mesditën e kësaj të hëne.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve, teksa mësohet se kjo nuk është hera e parë.
-
VIDEO
U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli
#reportTV #lajmeshqip #lajme 20 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë. Një nismë e veçantë në ndihmë të familjes së 20 vjeçarit është ndërmarrë nga Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër. Nisma e tij konsiston në mbledhjen e bakshisheve të ditës së sotme të kamerierëve në lokalet e Shkodrës si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. U çova me kismet, i thashë nuses dhe vajzave se ditën e sotme do kontribuoj bashkë me kolegët e mi që të ndihmojmë familjen e Museinit. Kjo ishte iniciativa, bëra nisëmn e çova nëpër portale dhe njerëz, ajo u bë virale. Janë përgigjur disa, disa jo, kam marrë telefonata dhe më kanë përgëzuar për iniciatvën duke më shprehur besimin që kanë te unë. Do të vijojë, fondi do vazhdojë, bakshishet nuk është e thënë 1 mijë lekë , 2 mijë lekë sa të kenë mundësi ata. Ne smund ta kthejmë në jetë museinin por me i dhënë një ndihmë familjes", thotë ai teksa bën apel që të gjithë kamarierët të kontriubojnë. I tronditur nga vrasja e të riut, Rehyl Toska thotë se është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditën e parë si kamarier dhe gëzimin që ndjenë prindërit e tij kur dërgoi në shtëpi paratë që kishte mbledhur nga bashkishet. Ai ka bërë një paralelizëm me kohën kur ai ishte sa Museni 19 vjeçar. "U ndjeva jashëzakonisht keq. Një imazh i keq për turizmin, një gjë që s'ja uroj askujt sepse mendoja veten kur kam filluar punën si ai, kur i çova nënës dhe babait bashkishin ditë e parë, kurse ai ditën e parë mori gjënë fatale", tha më tej Toska. Musaen Zeneli u cilësua si viktima më e pafajshme e përplasjes me armë zjarri në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh ku humbën jetën 4 persona. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier. Historia e tij e dhimbshme dhe tragjike ia ndërpreu ëndrrat në mes të riut që sapo kishte nisur ditën e tij të parë të punës. Në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë, i mbytur në lumin Drin.
-
VIDEO
Nesër dhe pasnesër ditët e hapura të vaksinimit masiv anti-Covid, 4124 qytetarë kanë bërë kërkesë, Manastirliu: Aplikoni në e-Albania nëse jeni +18 vjeç
Nesër 29 qershor dhe me datë 30 qershor do të jetë një ditë e hapur për vaksinimin masiv anti-COVID. Çdo qytetar që ka mbushur moshën mbi 18-vjeç dhe se ka dëshirë të vaksinohet mund të paraqitet për t'u vaksinuar pranë qendrave të vaksinimit, nga ora 08:00-20:00. Report Tv mëson se nga pasditja e të shtunës dhe aktualisht (paraditja e datës 28 qershor) numërohen 4,124 aplikime të reja në shërbimin elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19”, në e-Albania.
Gjithashtu janë njoftuar për të kryer vaksinën edhe rreth 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç, që kishin aplikuar në e-Albania, por ishin të pa lajmëruar deri tani, për shkak se nuk përmbushnin kushtin e moshës, sipas fashave të përcaktuara nga komiteti teknik i ekspertëve, si kategori prioritare për t’u vaksinuar.
-
VIDEO
Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’: Nis investimi 1 milion dollarë për urgjencën dhe sallat e operacionit
Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot spitalin Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku aktualisht ka nisur funksionimi i shërbimit të ri të laboratorit, duke bërë me dije edhe investimin që pritet të fillojë së shpejti, pjesë e projektit transformues në këtë spital universitar.
-
VIDEO
Pas aksionit në Sarandë, fadromat e IKMT-së zhvendosen në Vlorë! Fillon shembja e disa shtesave apo objekte të vogla pa leje
Pas aksionit nga IKMT në Sarandë dhe Himarë tashme fadromat janë zhvendosur në Vlorë dhe konkretisht në Njësinë Administrative Orikum.
Sipas kreut të IKMT-s, Simbol Pazaj, aksioni ka nisur me disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, por do të vazhdoje edhe në 'beach bare' dhe hotele të cilat në kundërshtim janë në kundërshtim me ligjin apo pa leje.
-
VIDEO
I jepet lamtumira 20-vjeçarit Musaen Zenelit, myftiu i Shkodrës: Largohesh nga cinizmi i atyre që të 'qanë' në Facebook dhe po shkatërrojnë këtë vend
Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur
-
VIDEO
RENEA i arrestoi me armë, gjykata i liroi! Çuçi flet me emra prokurorësh e gjykatësish në Shkodër, Vlorë e Fier: Çuan në shtëpi kriminelët
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ka hezituar të flasë me emra konkret gjyqtarësh e prokurorësh që, sipas tij, kanë dhënë vendime 'skandaloze' duke lënë të lirë persona të cilët janë kapur në flagrancë në shkelje të ligjit. Në një konferencë për shtyp pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në vend, Çuçi përmendi Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota si 'shembuj' se kanë dhënë vendime lehtësuese për kriminelë të kapur në flagrancë.