• VIDEO

    Ngjarjet e rënda në vend, Çuçi: Nuk mund të kem përgjegjësi morale, janë ngjarje të zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh

    I pyetur nëse ndjen përgjegjësi moral në lidhje me ngjarjet e rënda që janë regjistruar ditë te fundit në vend, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha jo. Sipas Çuçit,  ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra të 'zakonshme që ndodhin pavarësisht nesh'.  'Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat', u shpreh Çuçi.

     
  • VIDEO

    Çuçi: Drejtuesi e lartë duhet të kalojnë vettingun, nëse do mbajnë një pozicion në hierarkinë drejtuese të Policisë së Shtetit

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa u pyet në lidhje me vettingun në polici tha se është pezulluar, por theksoi se ai ka një qasje sa i përket këtij procesi Çuçi tha se drejtuesit e lartë, të gjithë duhet të vettohen, nëse do mbajë një pozicion në hierarkinë e lartë drejtuese të Policisë së Shtetit.

     
  • VIDEO

    Turizmi në Shqipëri, pritshmëritë dhe destinacionet ‘in’

    Cdo vit në Shqipëri duket se lind në debat për rritjen e çmimeve gjatë sezonit turistik. Përpos kësaj një sërë ngjarjesh të rënda kanë ndodhur ditët e fundit, të cilat kanë një impact shumë të madh në turizëm, sidomos për të huajt që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. Shqiptarët e Kosovës duket se janë turistët që nuk na ‘tradhëtojnë;’ kurrë, pasi pothuajse cdo vit ka pasur një fluks shumë të madh të tyre që preferonë t’I kalojnë pushimet në bregdeti shqiptar. Mirëpo a kanë mbetur të kënaqur ata? Cilat janë problematikat që kanë hasur më së shumti këto pushues?  Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli’’ diskuatuam mbi turizmin, ku gazetarja kosovare  Zeneli tregoi eksperiencën e saj si turiste në Shqipëri:

    “Ishim para dy javësh në jug, po si nuk kishte as edhe një polic, unë nuk kam rastisur të shoh asnjë polic domethënë në pikat ku ato duhet të ishin, shpejtësia ka qenë marramendëse dhe disa herë jemi rrezikur. Nga fieri deri në jug nuk kemi hasur ndonjë vend ku policia ka dënuar. Ndërsa shërbimi ishte në nivel të lartë por çmimet janë dyfish më të larta por nëse e krahasojmë Shëngjinin dhe Jugun ka dallimet shumë të mëdha. Shëngjjini I pret njerëzit jo me aq ngritje cmimesh sa jugu, ku parkimi kushtonte dikur tek 600 qind lekë për dy tre orë” tha ajo.

    Ndërsa foli edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur sëfundi dhe si kanë ndikuar ata tek pushuesit:

    “Unë rastisa të shtunën dhe të dielën kishim këngëtarë dhe atmosferë ndërsa sot është totalisht ndryshe edhe pse është 28 qershor dhe sigurisht që ka ulje shumë të mëdha. Mesa pashë shumë hotele këtu janë mbyllur ose janë dhënë me qera në shfrytëzim, kështu që mendoj se kjo prek direkt ekonominë e vendit “ u shpreh ajo.

    Po ashtu edhe udhërryesja turistike Aida Gjecaj u shpreh se do të kenë një ndikim të madh në turizim ngjarjet e fundit:

    “Shqetësimi im muajt e fundit, ditët e fundit duke parë ngjarjet e njëpasnjëshme  që nga Saranda deri në Velipojë më shqetëson si ture Operator, më shqetëson për imazhin që po përcjellim. Kush do vij? Ne deri më sot jemi strapacuar, munduar shumë që të rregullojmë imazhin e Shqipërisë të lënë nga 97’ për tju siguruar të huajve që vijnë që ne jemi vend i sigurt, mikëpritës, kjo tek ne po bëhet shumë” përfundoi ajo.

     

     

     

  • VIDEO

    Çuçi: Ligji shqiptar për aksidentet më i ashpri në dënimet krahasuar me Europën! Problem është zbatimi i ligjit

    Ministri Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka një nga legjislacionet më të ashpra në Europë për drejtuesit që shkaktojnë aksidente, por për të problem mbetet zbatimi i ligjit.

     
  • VIDEO

    Qeveria vendosi mbrojtjen e ambasadorit të BE nga Garda, Çuçi: Ishte kërkesë e vetë Sorecës

    Ministri Bledi Çuçi tha se mbrojtja e ambasadorit të BE nga Garda ishte një kërkesë e vetë Sorecës, ndërsa shtoi se duhet pyetur ai se pse u kërkoi rritjen e nevojës së mbrojtjes së tij

    “Në lidhje me vendimin e qeverisë në bazë të ligjit të ri qeveria ka të drejtën të caktojë mbrojtje të posaçme edhe për personalitete të tjera. Në rastin konkret ka qenë një kërkesë e ambasadorit Soreca dhe ne vendosëm rritjen e nivelit të sigurisë për të. Pse ka ndodhur kjo mund të pyesni ambasadorin Soreca pse ka pasur nevojë të rrisë mbrojtjen e tij”, tha Çuçi.

  • VIDEO

    Çuçi: Hetim pasurie për drejtuesit me makina luksoze që përsërisin shkeljet! Policia nuk ndan parcela plazhi, por ruan zbatimin e ligjit

    Ministri Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit. Ai tha se policia nuk ndal parcela plazhi por ruan zbatimin e ligjit aty për mos prekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje.

     
  • VIDEO

    Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur nga djegia e shezlongëve në Drimadhe

    60 shezlongë të një biznesi janë djegur në mesnatë në Drimadhe (Dhërmi) dhe shkak për këtë dyshohet të jetë konkurenca e pandershme. Siç shihet nga pamjet zjarri është vënë me qëllim pasi shezlongët janë djegur një e nga njuë. Pronari i biznesit kishte vetëm 24 orë që kishte marrë leje për shfrytëzimin e hapësirës së bregdetit.

    •  
  • VIDEO

    Velipoja vetëm maja e ajsbergut, paralajmërimi i frikshëm: Në Hamallaj mund të ketë 400 viktima

    Ngjarja e Velipojës është vetëm maja e ajsbergut. Një zotëri nga Durrësi që telefonoi mëngjeisn e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv bëri një paralajmërim të frikshëm kur tha se kanë uzurpuar plazhet dhe në Hamallaj mund të ketë jo 4 por 400 të vrarë. Ndiqeni paralajmërimin e tij.

  • VIDEO

    Vrasjet,ngjarjet e rënda, “shpërthen” zotëria:S’ka shtet,kam vuajtur por të ngrihet Enveri nga varri

    Për masakrën në Velipojë dhe ngjarjet e rënda të ditëve të fundit u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri “shpërtheu” në kritika dhe tha se nuk ka shtet. Më vjen turp ta them sqaroi ai por duhet të ngrihet Enveri nga varri. Ndiqeni opinionin e zotërisë.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 28 qershor 2021,Vrajse e aksidente, a ndiheni të rrezikuar?

    Vrasje dhe aksidente të frikshme. Telefonuesit rrëfejnë se çpo ndodh në Shqipëri dhe a ndihen ata të rrezikuar.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 28 Qershor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga masakër në Velipojë për çadrat e plazhit te kemi harruar njeriun e deri tek shkurorëzohet Ronaldo, Lukaku sfidon Italinë.

  • VIDEO

    Pas Velipojës, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve të një biznesi në Dhërmi, shkak dyshohet konkurenca

    Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv