• VIDEO

    Shëngjin/ Gjendet i pajetë në një apartament një turist rus, dyshohet prej 3 ditësh i vdekur! Policia: Shkak abuzimi me alkoolin dhe drogën

    Një turist rus është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se shtetasi rus, 39 vjeç, u gjet i pajetë nga kunati i tij në një apartament në katin e pestë, ndërsa të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj e përdorimit të pijeve alkoolike dhe drogës.

  • VIDEO

    Pas Velipojës, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve të një biznesi në Dhërmi, shkak dyshohet konkurenca

    Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare

  • VIDEO

    Ishin në makinë, tentohet të vidhet një çift në Korçë! Ngjarja në periferi të qytetit

    Tentohet të vidhet një çift teksa ishin në makinë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në Korçë

    Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar. Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targa AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person iu është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, ka dalë e ka vrapuar për t’u larguar ndërsa ka lajmëruar edhe policinë.

  • VIDEO

    Mungon krahu i punës, bizneset në Shëngjin në ‘krizë’! Bizneset: Po kërkojmë punëtorë në rajon për sezonin

    Pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, bizneset e turizmit në Shëngjin po përballen me mungesë punonjësish. Operatorët turistik thonë se nuk kanë arritur të plotësojnë nevojat që kanë për personel, për këtë arsye i kanë kthyer sytë nga vendet e rajonit.

    “Të gjitha hoteleritë, po vuajnë për personel, kemi nevojë për punonjës pasi ne nuk po gjejmë asnjë lloj personeli. Kam bërë kontratë në Pejë për me marrë punonjës sidomos për anën e kuzhinës, nuk gjen”, thotë një operator turistik në Shëngjin.

  • VIDEO

    Solaret po shkaktojnë melanomën te moshat e reja! Dermatologia në Report Tv: Kujdes ekspozimin në diell, mund t'u shfaqen nishane të rrezikshme

    Melanoma një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës po prek moshat e e reja. Dermatologia Migena Vargu tregon se kjo sëmundje nuk shkaktohet vetëm nga ekspozimi në diell por dhe nga solaret.

    “Një ekspozim i pakujdesshëm në diell që në moshë fëminore, bën që në një mosh më adulte të ketë tendencë që të shfaqen nishane të rrezikshme deri në melanom dhe jo më kot melanoma vihet re tani edhe në mosha shumë të reja që nuk ka qenë e zakonshme më parë. Edhe në mosha 20-30 vjecare kemi pasur raste me melanom. Shkak bëhen në fakt jo vetëm ekspozimi në diell por edhe përdorimi i solareve që është bërë pak e modës tani që njerëzit duan të jenë të nxirë edhe gjatë dimrit dhe i përdorin pa masë, pa kriter dhe më pas pasojat duken në kohë”-tha dermatologia Migena Vargu.

  • VIDEO

    Pushuesit lënë plazhet dhe ‘pushtojnë’ rrugët, trafik i rënduar në akset rrugore të Lezhës

    Situata e trafikut nga largimi i menjëhershëm i pushuesve nga plazhet, ka shkaktuar një trafik edhe më të rënduar në disa akse rrugore të Lezhës. Radhët kilometrike të automjeteve kanë “pushtuar” rrugën nga Shëngjini në Milot dhe rrugës që lidh plazhin e talës me superstradën e Lezhë-Milot. Trafiku i rënduar ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa për të ndihmuar në lehtësimin e tij janë vendosur efektivë të policisë rrugore në disa pika.

  • VIDEO

    Vrasja e Velipojës dhe aksidenti i Vlorës, famullitari i Shkodrës: S’është situatë normale, çdokush të reflektojë! Kush s’administron të mirën e përbashkët të largohet

    Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë e aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë.

    “Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kësaj jave. Një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ju ftoj që të arsyetoni dhe të mendoni seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë. Kemi një aksident që ndodh në jug të Shqipërisë ku shuhet një familje krejt, babai, nëna dhe dy vajzat, katër të vdekur për një aksident. Mbrëmë në Velipojë katër të vrarë dhe dy të plagosur. Kisha në urtinë e saj ka sintetizu gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur don të kalosh caqet e saj, kur don të kalosh limitet e saj, kur don të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde. Ajo që të vjen më keq është se aty ku në një farë mënyre njeriu nuk din me ju përmbajt ritmit të jetës e cila është e avashtë, është graduale, nuk është e shpejtë apo e ekzagjeruar dhe aty për shkak të këtij mëkati shkon e godet të pafajshmit sepse fatkeqësia në këtë rast është tek ato dy fëmijë të pafajshëm të aksidentuar.

    Mbrëmë edhe në vrasjen në Velipojë edhe aty është mëkati sepse janë ngatërruar për shkak të një të mire publike dhe mëkati në këtë rast nuk është vetëm mes atyre dy familjeve apo atyre dy bizneseve atje por mëkati në këtë rast është një strukturë e mirëfilltë sepse ata ngatërrohen për një të mirë që nuk është e tyre por është publike. Do të thotë se ata ndihen më autoritar edhe ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të përcaktojnë ndarjen ose funksionimin ose të mirën publike në funksion të qytetarëve dhe mëkati kalon direkt tek pushteti lokal por edhe ai qëndror. Nuk është normale kjo situatë absolutisht por çdo kush të reflektojë se aty ku njeriu abuzon me të mirën e tjetrit, ku njeriu jeton për të përfituar thjeshtë për interesin e tij prap është mëkat, ku aty ushtrohet logjika e mikut prap është mëkat sepse e pëson dikush që nuk ka faj dhe aty ku ka kompromise me bazë interesi të jeni të sigurtë gjithmonë se dikush do ta pësojë dhe do ta pësojë me vdekje.

    Prandaj dikush ti thërrasë mendjes se papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret. Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj. Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty. Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashketa të ha kokën. Prandaj të jetojmë me dinjitet, me atë që të përket, me jetu me ligjshmëri, me jetu me moralitet, me jetu me etikë, me jetu si një qënie shoqërore dhe jo individuale, personale ku vë mbi të gjitha interesin tënd vetjak. Një njeri që jeton me këtë logjikë herët a vonë do ta humbin vetveten por edhe jetën e vet. Nëse mbjell keq, keq do korrësh dhe nëse jeton me të mirën ke shpresë se do të korrësh mirë por jo gjithmonë edhe kjo sepse ai i pamunduari shpesh herë godet të pafajshmin prandaj uroj që çdo kush të reflektojë mbi këtë situatë dhe të mbajë një qëndrim të drejtë sepse një ditë do ti japim llogari Zotit por ka për të qenë ai procesi final por edhe në këtë jetë do të shkojë çdo gjë në vend thotë Krishti dhe s’do mbesim asgjë pa dalë edhe gjatë rrjedhës së saj. Të jetojmë me dinjitet e ndershmëri duke e vlerësuar tjetrin të ngjashmin tënd dhe nëse beson në Zotin i bie të jetë vëllai jot sepse Zoti për ne është Atë. Dhashtë Zoti që dikush të ketë kurajon që kur e sheh se nuk është në gjendje të administrojë ashtu siç duhet të mirën e përbashkët të dorëhiqet e të largohet. Uroj që dikush vërtetë përballë kësaj katastrofe, një familje të shuar dhe dy familje të tjera të shkatërruara dikush të ketë kurajon për të thënë se unë nuk bëj për këtë punë dhe ia lëshoj vendin dikuj tjetër. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote. Nëse ti fiton gjithë botën por humb jetën tënde atëherë e bjerr shpirtin tand”, tha ai.

  • VIDEO

    U përplas me makinën në aksin Lezhë-Milot, drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur përfundojnë në spital

    Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tales" ku një mjet tip “Fiat” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës Vikor Leshi, 40 vjeç dhe djali i tij i mitur.

    Drejtuesi i mjetit Valentin Boçi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, trafik i rënduar në disa akse

    Edhe këtë fundjavë temperaturat kanë qenë të nxehta dhe numri i pushuesëve që kanë zgjedhur detin për të kaluar ditën ka qenë i lartë.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se trafik të rënduar ka në rrugën dytësore Golem-Plepa, në Ndroq-Durrës, te Gjiri i Lalëzit- Maminas si në autostradën Tiranë-Durrës. Pavarësisht numrit të lartë të makinave nuk bëhet fjalë për bllokime në këto akse rrugore.

  • VIDEO

    Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, trafik i rënduar në disa akse

    Edhe këtë fundjavë temperaturat kanë qenë të nxehta dhe numri i pushuesëve që kanë zgjedhur detin për të kaluar ditën ka qenë i lartë.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se trafik të rënduar ka në rrugën dytësore Golem-Plepa, në Ndroq-Durrës, te Gjiri i Lalëzit- Maminas si në autostradën Tiranë-Durrës. Pavarësisht numrit të lartë të makinave nuk bëhet fjalë për bllokime në këto akse rrugore.

  • VIDEO

    Në 24 orët e fundit, 83 patenta të pezulluara dhe 2839 gjoba

    83 patenta të pezulluara dhe  2839 gjoba. Është ky bilanci i Policisë Rrugore gjatë 24 orëve të fundit.

    "Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

  • VIDEO

    Ishte i dënuar me 25 vite burg në Greqi dhe vijonte trafikun e emigrantëve, arrestohet në Korçë 54-vjeçari

    Arrestohet në Korçë një 54 vjeçar i dënuar me 25 vite burg në Greqi ndërsa vijonte dhe trafikun e emigrantëve.

    54-vjeçari Astrit Dedja, i dënuar në Greqi me 25 vite burg, vendim i njohur nga Gjykata Dibër e Apeli i Tiranës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv