-
VIDEO
Zjarr në malin e Tomorit, zjarrfikësja nuk ndërhynë për shkak të terrenit shkëmbor! Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Që prej orëve të para të mëngjesit po digjet kurora me pisha e Malit të Tomorrit, i shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësja nuk mund të ndërhyjë dhe kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit të Tomorrit.
-
VIDEO
Shtegu i Ngjyrave në Kukës, destinacioni i ri i ‘të marrosurve’ pas natyrës! Peizazh mahnitës dhe hapësira pafund
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh në fundjavë qindra të apasionuar pas natyrës. Vetëm në fundjavën që lamë ky shteg mblodhi 300 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova. Shtegu i Ngjyrave u promovua një vit më parë nga dy të rinjtë kuksianë, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj e ndërsa sot ëshët kthyer në një atraksion turistik.
-
VIDEO
PD: Çuçi nuk mbajti përgjegjësi, ua hodhi fajin viktimave! Ndarja e politikës nga krimi, e vetmja rrugë për siguri
Deklaratën e Ministrit Çuci për ngjarjet e fundit kriminale në vend, Partia Demokratike e sheh si përpjekje për të deleguar përgjegjësinë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se qeveria po ia hedh fajin viktimave dhe se qytetarët e pafajshëm po paguajnë faturën e bashkëpunimit midis politikës dhe krimit.
"E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’. Fatkeqësisht, përveç gjunjëzimit para krimit, ata nuk kanë çfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Pas Velipojës, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve në Dhërmi, shkak dyshohet konkurenca! Pronari: Kishte pakënaqësi nga bizneset përreth
Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
-
VIDEO
Situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit! Këto ngjarje nuk kanë lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë. Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal
-
VIDEO
Qershori do të mbyllet me temperatura të larta, meteorologu për Report Tv: Ditët e para të korrikut sjellin një freskim të motit, por do të vijë sërish vala e të nxehtit
Fundi i muajit qershor na ka përballur me temperatura të larta për shkak se vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të ardhura nga veriu i Afrikës. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me Skype për 'Report Tv' foli me detaje për dy muajte tjerë të verës duke thënë se i nxehti do të vazhdojë përsëri.
-
VIDEO
Durrësi i mbytur nga plehrat, bashkia i shkarkon mbeturinat gjatë natës në vendgrumbullim të paligjshëm
Në kulmin e sezonit turistik Durrësi mbytet nga plehrat një problem i pazgjidhur prej 1 viti. Ndërsa bashkia ka shkarkuar gjatë natës mbetjet urbane në zonën e Nishtullës. Banorët janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë largimin e tyre. Ndërsa ministri i brendshëm Çuçi premtoi zgjidhje brenda 2 ditësh.
-
VIDEO
Kuçovë, 58-vjeçari hipën në platfromën e një pusi nafte dhe kërcënon se do të hidhet pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia
Një 58-vjeçar në Kuçovë ka hipur në platfromën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bush, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënon me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
-
VIDEO
Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë
Për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë dhe aksidentet tragjike, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi drejton gishtin tek prokurorët dhe gjyqtarët që lirojnë personat e rrezikshëm që lëvizin me armë pa leje. Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë. Çuçi tha se do të kërkohet hetim pasuror pronarëve të makinave luksoze, ndërsa kërkoi reagim edhe nga ILD.
-
VIDEO
Çmime të dyfishuara dhe hotele të boshatisuara, gazetarja tregon situatën në Shëngjin dhe jug
Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli’’ diskuatuam mbi turizmin, ku gazetarja kosovare Albina Zeneli tregoi eksperiencën e saj si turiste në Shqipëri.
-
VIDEO
Vrasja në Velipojë për shezlongët, policia ka pasur dijeni për konfliktin! Çuçi: Ka pasur ankesë për lejen e dhënë, por jo denoncim që janë kërcënuar për këtë gjë
Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur pas sherrit për vendosjen e shezlongët, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët se pse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndaheshin të kërcënuar për këtë gjë.
-
VIDEO
Situata e plehrave në Durrës, Çuçi: Do të marrë zgjidhje këto dy ditë, kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur në lidhje me situatën e depozitimit të plehrave në Durrës. Çuçi tha se këto dy ditë do të marrë zgjidhje kjo problematike, ku shtoi se ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.