-
VIDEO
“Shpërthen” telefonuesi: Shteti është kthyer në agjensi funerale, del në rrugë e mbledh viktima
Për aksidentet rrugore u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri tepër i irrituar tha se është arritur kulmi. Shteti është kthyer në agjensi funerale, del në rrugë e mbledh viktima e mbylli ai mendimin e tij.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 27 qershor 2021, A e zgjidh gjoba situatën e aksidenteve?
Telefonuesit flasin për aksidentet rrugore dhe thonë se gjobat nuk janë zgjidhja. Sipas tyre duhen masa të tjera shumë të ashpra.
-
VIDEO
Rama: Investimi i ri i kardiologjisë tek ‘Shefqet Ndroqi’, gjithçka e pajisur me aparatura të reja
Një investim i ri është kryer në shërbim të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e reja dhe ka uruar ndjekësit për një ditë mbarë
-
VIDEO
VIDEO/ 'Krisma gjithë natën, ky është tmerr', turisti largohet nga hoteli në Velipojë: Erdhëm për qejf
I tmerruar nga ajo që ka parë mbrëmë në Velipojë, ky turist nga Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij kanë vendosur ta lënë dhomën e hotelit që kishin prenotuar për të ikur. Në një prononcim për media kryefamiljari tregon tmerrin e përjetuar.
-
VIDEO
Në një rrugë në Velipojë, Report Tv siguron pamje nga vendngjarje ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 vetë
Në një rrugicë mes hoteleve në plazhin e Velipojës mbrëmë humbën vetëm 4 persona, mes tyre edhe vetëm një 20-vjeçar punonjës shezlongësh. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, i cili mbrëmë ishte i mbuluar totalisht me punonjës policie. Ngjarja ka tronditur jo vetëm vendasit por edhe turistët, duke ia dëmtuar kështu imazhin vendit në këtë sezon turistik.
-
VIDEO
4 të vrarë në Shkodër, flet drejtori i i Policisë: Shkak ndarja e pronësisë për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve! Janë përdorur më shumë se një armë
Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen me armë pak pas mesnate, në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të plagosur.
-
VIDEO
4 të vrarë e 2 të plagosur pas përplasjes me armë për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe 20-vjeçari, punonjës te shezlongët
Në plazhin e Velipojës një sherr për shezlongët ka lënë të paktën 4 të vdekur. Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli punonjës shezlongëswh vetëm 20 vjeç.
-
VIDEO
Zbulohen 17 kg heroinë në serbratorin e një kamioni bosh, ishte nisur në Mal të Zi! Pas dyshimeve, u soll në Portin e Durrësit për kontrollin me skaner! Arrestohet shoferi vlonjat: S'kam dijeni
Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është zbuluar, e fshehur në një kamion. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Malin e Zi. Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako e që po të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove, ishte fshehur në serbratorin e një kamioni.
-
VIDEO
Mushkonjat ‘pushtojnë' plazhin e Darëzezës në Fier, ulet numri i frekuentuesve! Pushesit: Nuk është bërë asnjë dizensektim i zonës
Bregdeti i Darëzezës në Fieri po popullohet çdo ditë e më pak dhe pse sezoni turistik ka kohë që ka filluar. Mushkonjat janë shkaku i boshatisjes së plazhit. I preferuar për vlerën kurativë të bregdetit rënor, pushuesit e kanë të pamundur të qëndrojnë me kohë të gjatë.
-
VIDEO
Zbulohen 17 kg heroinë në sabratorin e një kamioni bosh, ishte nisur në Mal të Zi! Pas dyshimeve, u soll në Portin e Durrësit për kontrollin me skaner! Arrestohet shoferi vlonjat: S'kam dijeni
DURRËS- Një tjetër sasi e konsiderueshme drogë është zbuluar në Portin e Durrësit. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Malin e Zi.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se droga ishte fshehur në një kamion i cili ishte bosh dhe ishte nisur drejt Malit të Zi për t'u furnizuar me mallra. Mësohet se droga ishte fshehur në sabratorin e kamionit! Dyshimet lindën në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, dhe për pasojë më pas, kamioni është sjellë në Portin e Durrësit, ku pas kontrollit me skaner është zbuluar dhe heroina. Burimet bëjnë me dije se shoferi i kamionit, me origjinë nga Vlora, është arrestuar.
-
VIDEO
Nis pastrimi i liqenit të Kukësit nga mbeturinat, ministri Klosi: Aksioni Shqipëri–Kosovë na bashkon më shumë
Me moton "Lundro dhe Pastro", Shqipëria e Kosova kanë nisur të pastrojnë mbeturinat në ujërat e Fierzës e Vërmicës dhe mjedisin në të dy anët e kufirit të përbashkët. Ministri i turizmit Blendi Klosi i shoqëruar nga dy ministra të Kosovës tha se aksioni i pastrimit jo vetëm ndikon në rritjen e turizmit por edhe bashkon më shumë dy shtetet. “Në kuadër edhe të sezonit turistik jemi së bashku për të dhënë një mesazh, që jemi bashkë, jemi një destinacion, kemi një mjedis, një natyrë, një destinacion turistik dhe prandaj duhet të jemi të gjithë në një anë, me një vullnet që ta mbajmë shqiptarinë pastër”, u shpreh Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj e konsideroi aksionin si fillimi i bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. “Liqeni ka pasur nevojë për pastrim edhe më herët, por ne do të vazhdojmë më tej me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe me Ushtrinë e Kosovës ti mbështesim këto aksione, natyra nuk ka ndarë kurrë asnjë popull, e sidomos kombin dhe popullin tonë”, tha Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes së Kosovës.
-
VIDEO
Durrës/ Gjendet i mbytur në breg të detit te 'Vollga' një person, ende i paidentifikuar
DURRËS- Një person është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:40. Viktima ende nuk është identifikuar, teksa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.