-
VIDEO
Mbajti hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet pronari i lokalit në Sarandë, bën sherr me policinë gjatë shoqërimit! Nën hetim edhe 2 klientë
Pronari i një lokali në Sarandë është gjobitur pasi ka mbajtur lokalin hapur jashtë fashës orare të lejuar. Gjatë shoqërimit ai ka bërë sherr me punonjësit e policisë.
Procedohen penalisht dhe 2 klientë të lokalit, të cilët kundërshtuan punonjësit e Policisë. Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Balldren. Janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete dhe për pasojë të lënduar kanë mbetur dy persona. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.
-
VIDEO
Me shpejtësi sketërre shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi! Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani
VLORË-Igli Madani nuk ishte i pranishëm në seancën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Vlorës. 22-vjeçari, drejtues i automjetit tip “Audi A8”, me vlerë 100 mijë euro, që shkaktoi aksidentin që shoi një familje të tërë të premten, do të qëndroj në burg pa afat, të paktën deri në përfundimin e hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.
Vendimi për të u dha nga gjyqtarja Viola Canaj, e cila e konsideroi të drejtë kërkesën e prokurorisë për qëndrimin në burg të të riut, por jo të drejtë kërkesën e avokatit mbrojtës. Avokati Remzi Mehmetaj i kërkoi gjykatës një masë me të lehtë se ajo në burg. Burime nga gjykata bëjnë me dije për Report Tv se Mehmetaj ka pretenduar masë më të butë duke u bazuar tek gjendja e rëndë psikologjike, në të cilën ndodhet Madani që prej aksidentit tragjik. Avokati deklaroi se 22-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës, çfarë është dashur edhe prokur e veçantë nga ai personalisht, për mbrojtësin, për të zhvilluar seancën e masës së sigurisë.
-
VIDEO
Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës, viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë! 20 vjeçarit jetim në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë
Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë njeri tjetrit po luftonin njeri-tjetrin. Musaeni ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, armët krisën. Myzerini duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur
-
VIDEO
4 të vrarë në Velipojë, eksperti Fatjon Softa: Kambanë alarmi, duhet reagim! Qytetarët bëhen kaubojsa për të zgjidhur hallet e tyre
Konflikti i armatosur në Velipojë që përfundoi me katër viktima është një këmbanë alarmi për policinë. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha për Report Tv se qytetarët kanë humbur besimin dhe po kërkojnë vetëgjyqësi duke gjetur zgjidhje kaubojsash. Softa e konsideron shtetin të gjunjëzuar në kushtet që nuk reagon. Sipas tij, policia duhet të lëviz dhe të parandaloj ngjarje
-
VIDEO
4 të vrarë e 2 të plagosur për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe një 20-vjeçar, filloi dje punë si kamarier! Dhjetëra të shoqëruar
Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. Nipi i Kujtim Ferracakut, Elmilind Dyli, ka marrë një plumb në gju. I plagosuri tjetër është vëllai i Ferracakut, 54 vjeçari Hasan Ferracaku, të dy janë në Spitalin e Traumës.
-
VIDEO
4 të vrarë për vendosjen e shezlongëve në Velipojë, denoncon operatori turistik: Kemi paguar shtetin dhe nuk kemi marrë sipërfaqen që na takon
Kujtim Kapllanaj, Operator turistik në Velipojë, ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen qe i takon me këtë ndarje. Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapësirë ai është zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.
-
VIDEO
Me shpejtësi sketërre shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi! Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani
22-vjeçari Igli Madani është lënë sot në burg nga Gjykata e Vlorës pasi shkaktoi të premten aksidentin tragjik që i mori jetën tragjikisht 4 anëtarëve të familjes Gushi në autostradën Fier-Vlorë.
-
VIDEO
U vranë 4 persona në mes të Velipojës, policia shoqëron dhjetëra persona! Po këqyren kamerat e sigurisë
Hetimet për ngjarjen tronditëse të orëve të para të mëngjesit të sotëm vazhdojnë me intensitet. Mësohet se policia e Shkodrës ka shoqëruar me dhjetëra persona, përgjithësisht familjarë të palëve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
Dy të plagosurit janë në Spitalin e Traumës, nipit 17 -vjeçar të Ferracakut do t'i presin këmbën, vëllai i tij në gjendje të rëndë
Dy të plagosurit nga të shtënat e armëve orët e para të mëngjesit të sotëm janë të dy familjarë të Kujtim Ferracakut. Vëllai i tij, 54-vjeçari Hasan Ferracaku, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës ndërkohë që 17-vjeçari Elmilind Dyli, i cili djali i vajzës së Kujtim Ferracakut ka marrë një plumb në gjumë dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se mjekët po mendojnë t'i presin këmbët.
-
VIDEO
‘Më është fikur dera e shtëpisë’, flet babai i dy vëllezërve të vrarë në Velipojë: Djali madh erdhi nga Anglia për të investuar, nuk e dua më jetën time
Pjetër Gocaj, babai i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se i është fikur dera e shtëpisë.
Gocaj thotë vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Më tej ai tregoi se edhe djalin e dytë e kanë qëlluar më pas për vdekje, ndërkohë që shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin.
-
VIDEO
“Për 4 viktima 100 vjet burg, me celular 3 vjet heqje patente” ndryshimet që i duhen kodit rrugor?
Nisur nga aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë me katër viktima dhe situatën me një numër të madh të aksidenteve rrugore një zotëri telefonoi në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe bëri disa propozime për ndryshime në kodin rrugor. Ai tha se për një viktimë të shkaktuar shoferët të dënohem me nga 25 vite burg, ndërsa për celular në timon të hiqet patenta për tre vjet.