-
VIDEO
Ndërtimet pa leje, IKMT nis aksionin edhe në Shëngjin! 10 objekte në plan për t'u shembur
Aksioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur pasditen e sotme dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t'u shembur, në kuadër të aksionit “bregdeti ynë”. Në mbështetje të IKMT kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë.
-
VIDEO
Me 170 km/orë, radari 'kap' shoferin 24-vjeçar! Policia apel shoferëve: Mos 'fluturoni' në rrugë, respektoni rregullat!
Policia Rrugore bën me dije se u parandalua edhe një aksident i mundshëm, pasi një 24-vjeçar nga Korça u konstatua duke ecur në rrugën Tiranë-Elbasan me shpejtësi 170 km/orë.
-
VIDEO
Neni për pasurimin e paligjshëm, deputetët shpërfillin propozimin e kryeprokurorit Çela, shmanget diskutimi për ndryshimin e Kodit Penal
Kuvendi mbulon me heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela për miratimin e një neni të ri në Kodin Penal për pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që nuk justifikojnë pasuritë me të ardhura të ligjshme
-
VIDEO
Ujërat e zeza vërshojnë në rrugë, rrezik epidemie në Lezhë! Shkak ndërtimet e reja, bashkia: Nuk kemi gjetur zgjidhje
Lagjja në afërsi të tregut në qytetin e Lezhës po përballet me një situatë të vështirë, nga vërshimi i ujërave të zeza në rrugë. Banorët janë të alarmuar nga ndotja, ndërsa bashkia e Lezhës thotë se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për problematikën, që sipas tyre, është shkaktuar nga ndërtuesit e pallateve.
-
VIDEO
Vazhdon aksioni i IKMT-së në Ksamil për shembjen e ndërtimeve pa leje
Aksioni i IKMT-së ka vazhduar në ditën e tij të 8 në Ksamil. Fadromat kanë shembur një pishinë pranë një hoteli në qendër të Ksamilit. Objekti nuk figuronte te ishte as në proces legalizimi as në proces gjyqësor.
-
VIDEO
I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.
-
VIDEO
‘Gjiro-Classica’, koncert me muzikë klasike në kalanë e Gjirokastrës
Ka nisur në Gjirokastër koncerti me muzikë klasike Gjiro-Classica nga pianistet Kristina Petrollari dhe Mimoza Cabeli. Koncerti u mirëprit nga publiku, ndërsa artistet shprehen se netë të tilla do të përsëriten gjatë verës.
-
VIDEO
Lulzim Basha fiton mandatin e 3, shpallet zyrtarisht fitues i garës në PD! Gjana: Kanë votuar 41,097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme
Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fituesi i zgjedhjve në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë. Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana tha se Basha ka marrë 32,882 vota.
"Komisioni Zgjehdor i Pd spao ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundmitar zyrtr. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur kutitë një nga një janë regjistruar të dhënat e dokumentuara.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje makina në Vlorë, nuk ka të lënduar në njerëz
Në aksin rrugor Himarë-Sarandë, rreth mesditës, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga Brukseli në Samitin e NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita e tij në Bruksel, ku po zhvillohet mbledhja e samitit të NATO-s.
Në videon e publikuar nga kryeministri në rrjetin i tij social Facebook, paraqiten disa prej momenteve më interesante të prezantimit të agjendës.
-
VIDEO
Shembjet e ndërtimeve pa leje, IKMT vijon pastrimin nga inertet. Çuçi: Në vijim operacioni do të zhvendoset në zona të tjera
Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet. Ai paralajmëron gjithashtu se në vazhdim të këtij operacioni mjetet e IKMT do të nisin shembjen e objekteve edhe në zona të tjera veç Ksamilit dhe Velipojës
-
VIDEO
U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura, dyshohet se u vra 1 javë më parë! Identifikohen autorët
Report Tv mëson detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale. Autorët të cilët dyshohet se e kanë vrarë janë identifikuar. Xhaferraj ka qënë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.