• VIDEO

    Maturantë në Fier pas takimit me përfaqësuesen e arsimit: U sqaruam, nesër futemi në provim

    Maturantët e Fierit do të futen nesër në provimin me zgjedhje. Këtë vendim e arritën pas takimit që ato zhvilluan me përfaqësuesen e arsimit në Fier, ku thanë se u është premtuar se testi i matematikës do të rishikohen pikët, atë që ministrja Kushi e dha si vendim pak më herët.

     "Do bëhet vlerësimi i të gjithë provime të matematikës dhe të shihet se deri ku kanë shkuar pikët maksimale dhe në bazë të tyre do përcaktohet edhe nota. Nesër do të futemi në provim pasi na kanë premtuar shumë dhe nuk besojmë se do të dalin nga fjala", thanë maturantët.

  • VIDEO

    Mallakastër/ Banorët e Visokës në protestë, kompania e naftës u ka prishur rrugën e dëmtuar varret: Fshati më i pasur, me njerëzit më të varfër

    Banorët e fshatit Visokë në Mallakastër kanë dalë sot në protestë. Shkak është bërë rruga kryesore e fshatit e cila sipas banorëve ka qenë e mirë por me ndërhyrjen e një kompanie private të naftës ajo është prishur. Banorët deklarojnë se kjo ka sjellë ndotje jo vetëm nën tokë por edhe mbi tokë

  • VIDEO

    Përfaqësuesja e DAR Fier përplaset me maturantët: Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Ju pres në zyrë të diskutojmë

    Në Fier disa maturantë janë mbledhur brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk kanë munguar brohoritjet dhe zhurmat. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, maturantët shprehen se kanë një orë që presin aty dhe askush nuk ka dalë për t'i informuar apo dëgjuar.

     
  • VIDEO

    Maturantët sërish në protestë: Ministria e Arsimi plotësoi një nga kushtet, duam ballafaqim me ministren Kushi

    Maturantë janë ngritur sërish në protestë për të 3 ditë radhazi, edhe pse Ministria e Arsimit tha se ka plotësuar një nga kërkesat e tyre, atë të ulje së nivelit minimal të pikëve për çdo notë. Por për maturantët kjo deklaratë e Ministres Kushi është thjeshtë një mënyrë për të zbutuar ato dhe t'i largojë nga rrugët ku protestojnë. Ata thonë se kanë edhe kërkesa të tjera që duhen plotësuar dhe kërkojnë ballafaqim me ministren.  

     
  • VIDEO

    Mbahet Samiti i NATO-s, Kryeministri Rama i pranishëm! Pritet miratimi i Agjendës 2030

    Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të NATO-s mblidhen sot në Bruksel. Në deklaratat hyrësë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se do të merren vendime të rëndësishme sa I përket sigurisë të së ardhmes.

  • VIDEO

    Berisha ‘non grata’, kreu i SPAK: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet

    Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Kuvend në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2020. I pyetur nga deputeti Ralf Gjoni nëse do të ketë një hetim në lidhje me personat e shpallur ‘non grata’ në SHBA, Kraja tha se sapo të kenë një material apo indiciale në dispozicion do të nisin hetimet dhe do të çojnë deri në fund ndjekjen penale.

    Gjoni: Shqipëria është nga të paktat vende nuk kanë pasur një hetim para se të shpalleshin ‘non grata’, veç Adriatik Llallës, emrat e tjerë janë të paproceduar. Është domethënës që aleati ynë strategjik merr një vendim për të shpallur ‘non grata’ persona për të cilat nuk ka një hetim. A do të hapen hetime për këto persona?

    Kraja: Lista është një proces që ndodh ne SHBA ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë.

  • VIDEO

    Kryeprokurori Çela raporton në Kuvend: Ka nevojë urgjente për rritje të numrit të prokurorëve në vend! Duhet të punohet në luftën ndaj pastrimit të parave

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, ku ka treguar shifrat për veprat penale, kallëzimet, procedimet më të shpeshta në Shqipëri, si dhe krahasimin me vitin 2019.

    Çela tha se prokuroria ka trajtuar mbi 58 mijë materiale kallëzimi, teksa vjedhja e pasurisë ka numrin më të lartë të veprave penale.

    Sakaq duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Çela vuri theksin tek nevoja për prokurorë të rinj, ndërkohë që shtoi se duhet bërë akoma më shumë punë në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave.

    Ka nevojë për një rritje urgjente të numrit të prokurorëve dhe gjyqëtarvë pa diskutim. Ka një rënie të kërkesave të urdhërit penal që prokuroritë kanë pasur gjatë 2020. Është një nga objektivat tonë për 2021 për të analizuar këtë. Ngelet shumë për tu bërë një drejtim të luftës kundër pastrimit të parave, ka nevojë për rritje të numrit të personave të dënuar dhe të konfiskimeve.’- tha Çela.

  • VIDEO

    Protestat e maturantëve për testin e Matematikës, Ministrja Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakort që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë. MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale

    Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.

  • VIDEO

    Do largohesh nga partia pas humbjes? Kadilli: Basha më gjeti në PD dhe do më lërë aty

    Fatbardh Kadilli tha se nuk ka për t'u larguar nga partia dhe se Lulzim Basha e ka gjetur atë në PD dhe do e lejë aty. Kadilli tha se do të qëndrojë në parti pavarësisht se kush është kryetar i sa.

    "E kam thënë, unë nuk largohem nga partia pavarësisht si quhet kryetari i partisë dhe as se çfarë raportesh kam unë me të. Lulzim Basha më ka gjetur në PD dhe do më lejë këtu. Jam që në ditën zero në politike në këtë parti, kam kontribuar dhe po kontribuoj në këtë parti dhe nuk kam plan të largohem. Jeta më ka mësuar të duroj dhe të mos dorëzohem kurrë", tha Kadilli.  

  • VIDEO

    Tifozët ‘Kuq e Zi’ bashkë me ‘Vullnetarët për Atdhe të pastër’ ndërmarrin aksionin për pastrimin e bregdetit të Jonit

    Tifozët Kuq e Zi" në bashkëpunim me "Vullnetarët për Atdhe të pastër" kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të bregdetit jonian.

    Ata kanë zgjedhur një nga zonat e ndotura, ku dora e njeriut nuk është ndalur për të hedhur plehrat vend e pa vend.

    Qëllimi i këtij i aktiviteti ka qenë pjesë dhe e promovimit të kësaj zone, por edhe për t'i ftuar turistët të pushojnë në Shqipëri.

    Njëkohësisht dhe një thirrje për instancat përkatëse për të bërë pastrime të herë pas hershme, por dhe për të shtuar koshat dhe tabelat orientuese.

    Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 200 aktivistë, ku janë mbledhur rreth 550 thasë me plehra edhe 180 goma të nxjerra nga deti apo dhe nga bregu i tij. Aktivistët shpresojnë  me këtë iniciativë edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe mos ta ndotin akoma më shumë vendin tonë të dashur.

  • VIDEO

    Keqardhja e zotërisë: Shehajt i thash mos shko tek PD-ja, ata rrihen e masakrohen në shtëpinë e tyre

    I keqardhur ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai hodhi akuza për PD-në dhe tha se i ka këshilluar Agron Shehajt që të mos bashkohet me katë parti pasi ata zihen e masakrohen edhe në shtëpinë e tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv