-
VIDEO
Zjarr në zonën e Knallës në Shëngjin, era e fortë përhap me shpejtësi flakët
Një zjarri i rënë që prej orëve të drekës në zonën e Knallës në Shëngjin, vijon të jetë aktiv. Flakët u përhapën pas djegies së disa mbeturinave, si pasojë e erës së fortë, duke dalë jashtë kontrollit.
-
VIDEO
Muzika folklorike gjallëron Vlorën për 3 ditë, 300 artistë nga rajoni e bota performojnë në qytetin bregdetar
Ritmet e muzikës folklorike dhe ngjyrat e kostumeve tradicionale i dhanë qytetit të Vlorës tre ditë festë. Aulona Folk Festival, mblodhi në qytetin bregdetar grupe nga vende të ndryshme të botës, ndërsa fitues i edicionit të 13-të u shpall grupi “Gojus” nga Lituania.
-
VIDEO
Vlora, qarku i parë që del nga harta e COVID, asnjë rast aktiv! Ministria: 1 viktimë dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit
Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raporton se është shënuar 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.
-
VIDEO
Policia operacion blic në Vlorë për ndalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal! Disa të shoqëruar
Një ditë pas operacionit blic të RENEA, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një tjetër operacion ditën e sotme, me qëllim ndalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal. Operacioni vijon, ndërsa janë shoqëruar disa persona si dhe janë bllokuar 5 pika lojërash fati.
-
VIDEO
Protokolli i masave anti-COVID për sezonin turistik: Rregullat për plazh, çadrat 3.5 metra nga njëra-tjetra, kujdes me mishin, mos hani me gishta
Për sezonin turistik do të zbatohet protokolli anti-covid i hartuar nga ministria e Turizmit në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë. Ky protokoll përmban rregulla duke nisur nga shërbimi në plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike.
-
VIDEO
Rakacolli në Report Tv: Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më si më parë! Pasojat më të mëdha në shëndetin mendor dhe mushkëri
“E kam pasojë nga COVID-i”, “Më ka lënë COVID-i me pasoja”...kjo është frazë shumë e dëgjuar tashmë nga të afërmit tanë që kanë fituar betejën më këtë virus. Kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, por qëndron dhe këtë e kanë konfirmuar edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
-
VIDEO
Shpërndante drogë në ambiente me muzikë, Gjykata cakton arrest në burg për efektivin e 'Shqiponjave' në Sarandë
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Sarandë Lavdosh Metaj i arrestuar për shpërndarje droge është lënë në arrest në burg. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij është zhvilluar sot në Gjykatën e Sarandës, në orën 13:00.
-
VIDEO
Provimi i fundit për maturantët, rreth 34 mijë nxënës u testuan në Lëndët me Zgjedhje
Rreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku u testuan për Lëndët me Zgjedhje
-
VIDEO
Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror, Klosi: Qytet që do të transformohet, do ta çojmë aty ku ka vendin
Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetë të zonës.
-
VIDEO
SPAK kërkon konfiskim e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali! Bashkëpunëtor i 'kokës' së drogës në Bari, Giovanni di Cosimo
SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsioni konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferi (alias Hakorja), i dënuar në Itali për trafik drogë dhe bashkëpunëtor i italianit Giovanni di Cosimo, kreu i një grupi kriminal dhe trafikut të drogës në Bari. Në pasuritë e Bledar Seferit që kërkohet konfiskim janë fabrika e plastikës në Shijak, 5 makina, llogari bankare prona truall dhe një ullishte.
-
VIDEO
Arian Starova në Report Tv: Zgjedhjet në PD, prisja një garë më të fortë! Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB arritje! Prioritet dialogu Kosovë-Serbi
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova e ka cilësuar një arritje dhe sukses të Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit në OKB. Starova tha se ky është një rrugëtim që vendi ka më shumë se 20 vite që e ka nisur dhe sot kur disa kushte u plotësuan dhe Shqipëria ka më shumë përvojë dhe është pjesë e NATO-s u bë pjesë duke pasur dhe ajo zërin e saj në këtë organizatë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen në botë.
-
VIDEO
Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu për Report Tv: Po bëjmë identifikimin e anijes, presim përgjigjen nga Italia! Dëmi i konsiderueshëm
Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me anijen e cila u fotografua këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.
Ndreu tha se po punohet për të identifikuar vendndodhjen ku ka ndodhur krimi mjedisor si dhe anijen e cila ka kryer derdhjen. Ndreu nënvizoi se po presin tashmë një informacion më të detajuar nga Qendra Ndëroperacionale e Romës. Ndreu tha po ashtu se subjekti ka kryer një dëm të konsiderueshëm dhe se penalizohet rëndë deri edhe në bllokimin e anijes.