-
VIDEO
Mësimi online por studentët do paguajnë tarifën e plotë! Rektori Hoxha: Rënia e kostove ishte minimale për universitetin
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka sqaruar se studentët pavarësisht se kanë zhvilluar mësim online, tarifën vjetore do ta paguajnë të plotë për shkak se kostove ka qenë minimale,.
Ndonëse vitin akademik po e mbyllin online, studentët do ta paguajnë tarifën e plotë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se ulja e kostove ka qenë minimale për universitetin.
“Universiteti duhet parë si një e mirë e përbashkët. Studentët vetë duhet të jenë të interesuar se si është mbarëvajtja e veprimtarisë së Universitetit, pra çfarë cilësie mësimmarrje dhe mësimnxënie Universiteti ofron për studentët. Nuk duhet parë gjëja e ndarë, tarifa, ulje tarifash”-tha rektori i UT.
Rektorët e Universiteteve Publike kanë zhvilluar një takim me kryeministrin dhe anëtarë të kabinetit të tij, ku temë kryesore ishte krijimi i Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
“Ajo që ishte ndër të tjera një nga prioritetet që ne mendojmë dhe që do ti shërbente shumë studentëve tanë është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë ose i universiteteve, duke bërë të mundur lehtësimin e hapjes së programeve të përbashkëta me institucione të tjera të arsimit të lartë jashtë vendit, kryesish të vendeve të Bashkimit Europian, diploma të përbashkëta apo kërkime shkencore të përbashkëta”-u shpreh rektori Artan Hoxha.
Sa i përket ligjit të arsimit të lartë, Rektori Hoxha u shpreh se nuk ka ligje të pandryshueshme.
“Nëse në një moment të dytë nga takimet e vazhdueshme që ne do të kemi, nga identifikimi i problematikave të cilat nëse do rezultojnë se janë çështje të modifikimit ligjor atëherë ajo që na u tha është që ligje të pandryshueshme nuk ka. Është një punë e përbashkët që do të bëhet nëpërmjet ministrisë së Arsimit dhe këtij komiteti të përbashkët të politikave të arsimit të lartë të ndërkombëtrizimit të Universiteteve të Shqipërisë, që do na nxjerrë në konkluzione të cilat mund të jenë edhe të tilla që ndryshojnë ligjin”-tha ndër të tjera rektori Hoxha.
Vijimi i përmirësimit të situatës aktuale në vend, do të mundësojë që vitin e ardhshëm akademik, studentët ta nisin në auditore.
-
VIDEO
Vlorë-Orikum, rruga buzë detit e shembur prej 5 muajsh, e kthyer në burim aksidentesh
Prej 5 muajsh një segment i rrugës Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur plazhi i Jonufrit vijon të jetë i shembur. Kalimi në këtë aks është vështirësuar me nisjen e sezonit pasi ka një fluks të shtuar të turistëve që vizitojnë jugun e vendit
-
VIDEO
Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/ ‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp në Hamburg
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transformuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’.
-
VIDEO
Plagoset me armë zjarri në të dyja këmbët një person në Vlorë, të paqarta rrethanat
Një person është paraqitur në spitalin e Vlorës, i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është identifikuar si Ergys Likaj, i cili ka plagë në të dyja këmbët. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se Likaj ka shkuar vetë në spital, ku ka pohuar se është vetëplagosur.
Momentalisht ai ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e KAS, vuloset Durrësi, vendoset ndryshimi i tabelës së rezultatit të 25 prillit sipas rinumërimit të votave
Përfundon mbledhja në KAS lidhur me qarkun e Durrësit. KAS ka vendosur ndryshimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore, sipas rezultatit të rinumërimit. Nga rinumërimi LSi doli minus një votë, PD i kanë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për t’i marrë mandatin PS.
-
VIDEO
Vendimi për Durrësin, përfaqësuesi i PD në KAS, Logu: Ndodhi masakra zgjedhore, pjesa 2! Salianji: Rinumërimi tregoi se procesi ka qenë i drejtë më 25 prill
Pasi u mbyll procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit dhe nuk pati ndryshim rezultati, përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu tha se për këtë qark sipas tij është bërë masakra zgjedhore, pse e dytë.
“Kemi kërkuar të merrnin 19 prova që do zbardhnin masakrën. Skemi pse tregohemi hipokritë sepse e dimë që në kutinë e votimit nuk ka fletë votimi ku thuhet është e blerë e marrë nga një leje legalizmi, ndërtimi, bonusi për tërmetin, votë e marrë nga kërcënimi apo intimidimi. Ne e kosiderojmë atë që po ndodh në këtë komision, për Durrësin si masakra zgjedhore, pjesa 2. Tabela që na keni vënë në dispozicion nuk thotë asgjë, nuk zgjedhin zbardhjn e asaj masakre zgjedhore që kemi kërkuar me forcë të zbardhej. Ju keni refuzuar 38 herë të zbardhni masakrën të ndodhur në Durrës”, tha Logu.
Kurse përfaqësuesi i PS në KAS Eridjan Salianji duke iu referuar votave që dolën të pavlefshme, tha se nuk ka të bëjë me atë që quhet masakër zgjedhore por ka të bëjë me interpretimin e votave të pavlefshme. Sipas tij rinumërimi i votave tregoi se procesi në Durrës ka qenë i drejtë.
“E thamë me bindje që rezultati sdo ndryshonte dhe të rinumëroheshin, por së paku ti shërbente transparencës së ndodhur në Durrës. Gjatë ditën së sotme u vërtetua që procesi në Durrës ka qenë i drejtë. PD del me minus 38 vota. Ska bërë masakër zgjedhore, as PS që ka më pak vota minus. Por është një standard tjetër në KAS”, tha Salianji.
-
VIDEO
'Shqipëria do të bëhet' Maturantja që surprizoi Sorecen
Maturantja tashmë e njohur për të gjithë, Esmeralda Metko, në një intervistë të dhënë për Report Tv u shpreh se mesazhi që ka dhënë në takimin me ambasadorin Soreca është të rinjtë shqiptarë duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu në vendin e tyre.
-
VIDEO
FRONTEX vlerësohet me medalje nderi, Soreca: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model në Rajon! Çuçi: Marrëveshje që jetëson aspiratën për të qenë pjesë e BE
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së
-
VIDEO
Vijojnë protestën punonjësit e HEC-eve Ulëz dhe Shkopet! Punëtorët e shkarkuar: Po na heqin bukën e gojës! Kreu i sindikatës: Kemi ardhur për të drejtat tona
Kanë vijuar me protesta punonjësit e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit për të mbrojtur vendin e punës, teksa kompania ‘Kurum’ u komunikoi pushimin disa ditë më parë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 6 gjyqtarë japin dorëheqjen nga frika e përballjes me Vetingun, shkon në 65 numri i magjistratëve të vetëlarguar, mes tyre kokat e drejtësisë
Veprimi i ligjit të Vetingut vijon të prodhojë dorëheqje gjyqtarësh dhe prokurorësh në shkallën e parë dhe apel, duke thelluar vakancat në drejtësi. Gjatë katër muajve të fundit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, edhe për 6 gjyqtarë të tjerë. Ata janë Ergys Gashi, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Pëllumb Vehbi, gjyqtar në Gjirokastër, Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë, Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë, Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë si dhe Izet Salaj, gjyqtar i Apelit në Gjirokastër. Më parë kanë dhënë dorëheqjen edhe Fatbardh Çoniku, gjyqtar në Elbasan dhe Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit.
-
VIDEO
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra
-
VIDEO
Vrasja e Everest Çakës në Elbasan, Policia kontrolle blic! Blindon lagjen ku u ekzekutua 41-vjeçari
Mësohet se Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, por nuk dihet ende se për çfarë dyshon policia që ka ndërmarrë sot këtë aksion, gati dy javë pas ekzekutimit të Çakës.