-
VIDEO
Plagosja me armë në Tiranë, Rebani Jaupi: Ishin në një lokal, fillimisht u konfliktuan fizikisht! Kemi emrin e autorit
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, dha detaje në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 19-vjeçar.
"Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t'jua bëjmë me dije", tha Jaupi.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri pranë Kompleksit Olimpik në Tiranë, një i plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasdite e sotme në Tiranë, ku për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja është regjistruar pranë Kompleksit Olimpik , afër "Rrugës së Kosovarëve".
Për momentin nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe as gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Zbulohet skema e mashtrimit e falsifikimit te patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, një në hetim dhe një vajzë në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga, ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.F, 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Albion Goxhaj, Igli Katroshi dhe 40 vjeçari D.F. dhe 26 vjeçarja O. D., kishin krijuar një skemë për mashtrimin e qytetarëve për formularët që duhen për marrjen dhe rinovimin e patentave. Burimet bëjnë me dije se personat e arrestuar ishin ndërlidhës mes drejtuesve të mjeteve dhe disa personave të tjerë që ofronin formularët e falsifikuar, kryesisht për raportet mjeko-ligjore që duhen si dokumentacion për marrjen e patentave.
Qytetarët që binin pre e kësaj skeme nuk kishin idenë se dokumentet ishin të falsifikuara. Përmes kësaj skeme, personat e përfshirë premtonin sigurimin e dokumenteve, të cilat i falsifikonin në shumë pak kohë, duke shmangur radhët për marrjen e tyre pranë institucioneve që e kanë përgjegjësi për dhënien e tyre. Në këtë mënyrë ata u premtonin qytetarëve, kundrejt një pagese, sigurimin e formularëve. Burimet bëjnë me dije se ka dyshime të përfshirjes edhe të punonjësve të Drejtorisë së Transporteve.
-
VIDEO
'Kanabizuan' pyjet e Greqisë, arrestohen 2 shqiptarë, 2 të tjerë nën hetim
2 shqiptarë janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë në hetime në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kultivuar parcela me kanabis në zonën e Kiklis në Thesaloniki të Greqisë. Gjatë 2 operacioneve nga policia greke të zhvilluar brenda 7 ditëve janë sekuestruar 2606 fidanë kanabisi, 1 automatik dhe 2 pistoleta.
Në plantacionin e zbuluar në 19 maj u gjetën 1431 rrënjë kanabisi, ndërsa në operacionin e sotëm u zbulua edhe një plantacion tjetër me 1175 rrënjë kanabis.
Parcelat ishin krijuar nga një grup shqiptarësh të cilët në zonat pyjore të Kiklis kishin krijuar një tokë për të mbjellë kanabis, ndërsa parcelat nuk ishin shumë larg njëra tjetrës.
Në aksionin e sotëm fidanët e kanabisit kishin një lartësi prej 80 cm, ndërsa pranë tyre ishte ndërtuar edhe një kasolle e fshehur nga pemët në pyll ku qëndronin kultivuesit e drogës, brenda së cilës u gjetën veshje, ushqime dhe sendesh të ndryshme personale.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar
Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet për dosjen “21 janari” ku fokus ka zbardhjen e autorit që i mori jetën protestuesit Aleks Nika dhe plagosjen e dy shtetasve një dekadë më parë. ReportTv është interesuar pranë prokurorisë së Tiranës e cila konfirmoi rinisjen e hetimit ku gjithçka po drejtohet nga prokurorja Marjeta Zaimi.
Por ky nuk është i vetmi zhvillim me dosjen “21 janari”. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Report Tv rezulton se gjykata europiane e të drejtave të njeriut ka hapur një hetim gjyqësor ndaj Shqipërisë duke pranuar një padi të familjarëve të Aleks Nikës.
Është avokatura e shtetit e cila më 20 Maj ka kërkuar nga policia, e prokuroria si dhe ka vënë në dijeni këshillin e ministrave se Gjykata Europaine e të Drejtave të Njeriut (GJED) ka nisur këtë proces dhe duhet bashkërendim institucional për të përfaqësuar Shqipërinë si palë e paditur. Sipas padisë së dorëzuar në GJED nga familja Nika, ata pretendojnë për shkelje të të drejtave të njeriut, mos kryerjen e hetimeve të plota dhe mospërfshirjen e tyre në proceset e ndjekura ndër vite.
Avokatura tashmë po përgatit një qëndrim përballë GJED. Ende nuk dihet nëse shteti shqiptar do ta pranojë apo jo pretendimin e familjes Nika.
Ndërsa 10 vite e 4 muaj nga 21 janar 2011 prokuroria e Tiranës i është rikthyer hetimit të dosjes së nxehtë dhe pritet që shumë persona të përfshirë në atë ngjarje si në poste publike, role drejtues në gardë dhe protestues të rimerren në pyetje.
Kjo është dosja e parë e nxehtë e cila rihapet nga institucionet e reja të drejtësisë përfshi edhe statusin e pavarur që prokurorët kanë gjatë kryerjes së një hetimit.
Më herët ishte gjykata e lartë e cila vendosi që procesi padi dëmshpërblim mes gardës së republikës dhe dy ish gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo të shqyrtohet nga gjykata administrative.
-
VIDEO
Merr flakë vila në Lezhë, momentet kur asfiksohet zjarrfikësi, dërgohet në spital
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në Ishull-Shëngjin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv zjarri masiv ka përfshirë krejt banesën.
Policia njofton se rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë që një zjarrfikës është lënduar teksa ka qenë duke shuar flakët dhe është dërguar në spital.
Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Vlorë, gjykata liron 5 rojet bregdetare, shpërthejnë nga gëzimi familjarët, avokati: Janë heronj
Gjykata e Vlorës ka caktuar detyrim paraqitje për 5 rojet bregdetare. Detyrim paraqitje për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir Meçen. Ato u akuzuan për shpërdorim detyre duke ndihmuar skafistët.
‘Janë heronj ata djem, sot Gjykata e Apelit vendosi në vend drejtësinë’- tha avokati Astrit Bajo.
-
VIDEO
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ Gjoni: Të mos merremi me Komisione qesharake, të forcojmë ligjet
Deputeti opozitar Ralf Gjoni, nga foltorja e Kuvendit, u ndal te akuzimet seksuale e forcimin e ligjit ndaj këtyre fenomeneve.
-
VIDEO
Vlorë/ U kapën me 577 kg kanabis në gomone, 40 ditë burg për tre trafikantët
VLORË- Burg me afat 40 ditë ka dhënë Gjykata e Vlorë për 3 të arrestuarit për 577 kg kanabis në gomonen e kapur në 23 maj.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Mandi Begajn, 43 vjeç, Herman Muçajn, 27 vjeç, Ëngjëllush Mukajt 34 vjeç, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike. Mandi Begaj, rezulton dhe me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar me pistoletë pa leje në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”. Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia. Droga prej 577 kg u gjet në gomone e gjatë 9 m, një pjesë në formë çokollate, rreth 200 kg.
-
VIDEO
Abuzimi seksuale më të mitur, Spiropali: Përdhunuesit mos të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet seksuale me të mitur, duke marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me 15 vjeçaren në Mirditë pak ditë më parë.
Spiropali tha se duhet të merren masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale. Po ashtu më tej Spiropali ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.
‘’Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.
Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet e denoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.
Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.
Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar
Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se çështja është regjistruar në prokurori prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.Prokurore drejtuese e hetimeve për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës është caktuar Marjeta Zaimi. Detaje të tjera në lidhje me hetimin janë sekret hetimor, por prokurorja Zaimi konfirmoi se hetimet kanë filluar nga e para. Hetimet kanë rinisur për veprat penale të vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjes së dy shtetasve të tjerë nga protesta e 21 janarit.
Hetimi për vrasjen e Nikës ishte pezulluar pasi nuk kishte asnjë autor të dyshuar për të, ndërsa në janar të 2021 u kërkuar riekspertizë të plumbit që e varu atë. Kjo çështje po shqyrtohet edhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut me kërkesë të familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kanë paditur shtetin shqiptar që lidhet me mungesën e një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit. Më 20 maj Avokatura e Shtetit ka venë në dijeni Këshillin e Ministrave për procesin gjyqësor dhe ka kërkuar që deri më datë 25 maj t'i vihet në dispozicion e gjithë dosja dhe veprimet hetimore.
Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.Aleks Nika është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në 2011 nga garda e Republikës gjatë protestës së opozitës ku në atë kohë ishte PS.
Për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreu i gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë të autor.
-
VIDEO
Rakacolli: Hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo ato të brendshme! Ora policore në 23:00
Kryetarja e Komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se nga 1 qershori do të hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo të brendshme, ora policore do të shtyhet me 1 orë duke u vendosur 23:00-06:00, ndërsa nga 1 korriku tifozët rikthen në stadiume deri në masën 30 %. Do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve.
"Analizuam dinamikën e situatës epidemiologjike për të përcaktuar vijimësinë e masave që do të kemi. Situata është e kontrolluar. Siç duket nga shifra dhe situata është e kontrolluar dhe mendojmë se ky kontroll ka të bëjë më përcaktimi i masave në përputhje me situatën epidemiologjike dhe ndihet efekti i vaksinimit masiv. Në këtë situatë mendojmë se kemi një lehtësim të masave . Nga 1 qershori hiqet maska nga ambinetet e jashtme por do të mbetet në ambientet të mbyllura dhe në transporton publik dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi social. Ora policore shtyhet me 1 orë nga ora 22:00 bëhet në orën 23 -06:00. Klubet e natës dhe diskot do të mbete e mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhet në 50 persona. Nga nga 1 korriku nëse situata mbetet e kontrolluar ora policore do të vendoset 24:00-06:00, ndërsa për muzikën nuk ndryshon.Tifozët rikthen në stadiume dhe do të lejohen deri në masën 30 %" tha Rakacolli