-
VIDEO
'Ekipi i Ëndrrave', Xhaçka: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
-
VIDEO
Përdhunimi i të miturës në Mirditë, do ekzaminohen celularët e vajzës dhe 5 të arrestuarve!
Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar. Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve. Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.
Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.
Ndërkohë referuar moshës, dëshmia e vajzës nga oficerët e policisë gjyqësore është marrë në prani të njëri prind dhe psikologu. Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. E mitura e përdhunuar po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Rasti i abuzimit seksual me të miturën në Tarazh të Mirditës u zbulua pas denoncimit në polici të vajzës dhe familjareve të saj, ndërsa u arrestuan Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla,27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj, 17 vjeç që të pestë të afërm me njëri-tjetrin banues në fshatin Tarash-Mirditë, të cilëve u është dhënë masa 'arrest me burg'.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15-vjeçare. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.
-
VIDEO
Në prill u rritën hyrjet e shtetasve të huaj, Zak Topuzi: Shpresojmë që të mbërrijnë 3 mln turistë
Turizmi po fillon që të gjallërohet me shpejtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia e COVID. Sipas të dhënave nga INSTAT hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë. Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se falë masave dhe përmirësimit të situatës së pandemisë në vend do të jetë një turizëm më i mirë se viti i vjetshëm. Topuzi tha se shpreson që këtë vit të mbërrijnë në vendin tonë 3 mln turistë. Topuzi nënvizoi se turizmi kryesor do të jenë turistë nga Kosova, por sipas tij qeveria duhet të synojë edhe tek turizmi elitar.Mendojmë se do jetë një turizëm falë masave dhe përmirësimeve të situatës së pandemisë për Shqipërinë, më i mirë se viti i vjetshëm. Turizmi kryesor do të jetë turizmi i Kosovës. Shqiptarët për nga pamundësia për të lëvizur jashtë i janë kthyer Shqipërisë dhe Kosova ka eksploruara Shqipërinë, kjo ka bërë që shumë hotele të përdorin paketa për turistë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Kjo është një praktikë e re, tani kemi një turizëm fundjave vërtet i mbush hotelet, por janë sërish të vështirësi. Hotelet të krijojnë paketa të ndryshme. Turistët e Kosovës janë turistë më potencial për momentin, shpresojmë që të mbeten të kënaqur dhe të zbulojnë zona të reja. Kjo e ndihmoi Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, hapja e kufijve nuk është e favorshme për Shqipërinë, pasi pjesa e turizmit elitar në Kosovë mund të eksplorojë Rajonin. Shqipëria duhet të përdorë politika që të shfrytëzojë potencialin e turistëve elitar. Pavarësisht nga dëshira urojmë që të kapim shifrën e 3 mln turistëve. ‘- tha Topuzi.
-
VIDEO
Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Sezoni veror i lehtësuar
TIRANË- Sot nisi procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Procesi i vaksinimit masiv po vijon edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.
Të pranishëm gjatë nisjes së procesit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët u shprehen se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm. Me lehtësimin e situatës dhe vijimin e vaksinimit masiv në vend, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Rama tha se ky sezon veror pritet që të jetë më i lehtësuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa Manastirliu ushtoi se me ardhjen e dozave të reja të vaksinave do të ulet dhe grupmosha për kryerjen e vaksinës duke ulur edhe më shumë riskun e infektimit të popullatës nga COVID-19
Mjekët deri më sot kanë argumentuar se mund të hiqet maska me detyrim në ambientet e jashtme dhe ora policore, megjithatë pritet se çfarë do të vendos komiteti ditën e nesërme.
Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
Nis vaksinimi anti-COVID i rreth 14 mijë punonjësve të transportit publik
#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike. Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
Tiranë, vidhnin të dhënat e kartave bankare dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në hetim!
TIRANË- Një grup i strukturuar i cili vidhte të dhënat e kartave bankare dhe me to kryente blerje online, është shkatërruar duke çuar në pranga 2 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në Kërkim. Report Tv mëson se në pranga kanë rënë Qirjako Topi e Igen Basha, teksa hetimet nisën pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua një dëm prej 33 mln lekë. Topi është kapur në flagrancë teksa po merrte porosinë e kryer online.
Skema e mashtrimit
Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, Qirjako Topi në bashkëpunim me Igen Bashën dhe personat e tjerë të vënë nën hetim shqiptarë dhe të huaj, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të vendin dhe blinin telefona celularë.Hetimet
Hetimet nisën pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua një dëm prej 33 mln lekë. Nga ana tjetër, dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte online dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim. Ndërkohë 5 persona të tjerë janë vënë në hetim, 2 prej të cilëve të huaj pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë. Në kuadër të këtij operacioni, u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj. -
VIDEO
Korrupsioni në zgjedhje, SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka!
TIRANË- SPAK i ka bërë ditën e sotme një kërkesë Policisë për arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etjon Joka pasi u filmua duke blerë vota. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO-së, ka refuzuar kërkesën e Jokës për heqjen e masës 'Arrest me burg', i cili vijon të jetë në kërkim.
Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.
Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", ka shkruar më herët ai.
SPAK aktualisht ka dyshime se Joka është larguar jashtë vëndit në mënyrë ilegale dhe kërkon që policia shqiptare të bashkëpunojë edhe me Interpol për prangosjen e tij.
Hetimi ndaj Jokës është një nga 37 procedime penale të regjistruara në SPAK për krime zgjedhore që lidhen me korrupsionin aktiv e pasiv ndërsa Report Tv mëson se të dyshuar janë mbi 30 persona mes tyre edhe funksionarë publik. Këto hetime sqaruan burime pranë SPAK janë të hapura dhe pritet shpejt të ketë rezultate konrete për to.
-
VIDEO
Kërkoi daljen '41 BIS', Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin! Avokatja: Kërkuam dorëheqjen e gjyqtares
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit, pasi kërkoi dalje nga burgu i sigurisë 41 BIS. Avokatja amerikane e Emiljano Shullazit, Lambrini Nasiss thotë se në seancë gjyqësore i është mohuar e drejta e fjalës megjithëse është e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Më tej gjatë një prononcimi për mediat, Nasiss tha se tashme ato po presin një përgjigje nga Gjykata e Lartë, pasi kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça, ndërkohë që është refuzuar nga kryetarja e gjykatës dorëheqja e saj dhe tashmë është bërë rekurs. Avokatja Nasiss nënvizoi se refuzimi për dorëheqjen është një veprim më standarde të dyfishta dhe se pasi në raste të ngjashme është vendosur që të dorëhiqet. Avokatja theksoi se për këtë i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare si OPDAT dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohen edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg ‘E drejta e fjalës më është refuzuar, ndonëse jam e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Po pres një përgjigje nga Gjykata e Lartë që e gjithë mbrojta ka bërë për dorëheqjen e gjyqtares dhe duke qenë se kryetarja e gjykatës e ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça dhe kemi bërë rekurs në Gjykatës e Lartë dhe po presim përgjigje. Jam në dijeni se ky është një veprim me dy standarde pasi në raste të ngjashme gjykata ke vendosur që të dorëhiqet dhe në këtë rast jo. Ky është një proces jo i drejtë dhe për këtë i jemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare për çdo parregullsi që është bërë. Në apel i jemi drejtuar misionit OPDAT që po monitoron Reformën në Drejtësi. Nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohemi edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.’- tha Nasiss.
-
VIDEO
Berat, plagosën në lokal 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon e sherrit
Report Tv siguron videon e sherrit të 3 ditëve më parë në Berat ku u plagos Iljaz Ismaili. Në video duken 5 persona të cilët të armatosur shkojnë në lavazhin në pronësi të familjes Ismaili. Në video duket edhe vëllai i Iljaz Ismailit, i cili ka tentuar të qetësojë sherrin. Si ndodhi ngjarja? Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat.
-
VIDEO
Në prill u rritën hyrjet e shtetasve të huaj, kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi: Shpresojmë që këtë vit të mbërrijnë 3 mln turistë
Turizmi po fillon që të gjallërohet me shpejtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia e COVID. Sipas të dhënave nga INSTAT hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë.
Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se falë masave dhe përmirësimit të situatës së pandemisë në vend do të jetë një turizëm më i mirë se viti i vjetshëm. Topuzi tha se shpreson që këtë vit të mbërrijnë në vendin tonë 3 mln turistë. Topuzi nënvizoi se turizmi kryesor do të jenë turistë nga Kosova, por sipas tij qeveria duhet të synojë edhe tek turizmi elitar.Mendojmë se do jetë një turizëm falë masave dhe përmirësimeve të situatës së pandemisë për Shqipërinë, më i mirë se viti i vjetshëm. Turizmi kryesor do të jetë turizmi i Kosovës. Shqiptarët për nga pamundësia për të lëvizur jashtë i janë kthyer Shqipërisë dhe Kosova ka eksploruara Shqipërinë, kjo ka bërë që shumë hotele të përdorin paketa për turistë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Kjo është një praktikë e re, tani kemi një turizëm fundjave vërtet i mbush hotelet, por janë sërish të vështirësi. Hotelet të krijojnë paketa të ndryshme. Turistët e Kosovës janë turistë më potencial për momentin, shpresojmë që të mbeten të kënaqur dhe të zbulojnë zona të reja. Kjo e ndihmoi Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, hapja e kufijve nuk është e favorshme për Shqipërinë, pasi pjesa e turizmit elitar në Kosovë mund të eksplorojë Rajonin. Shqipëria duhet të përdorë politika që të shfrytëzojë potencialin e turistëve elitar. Pavarësisht nga dëshira urojmë që të kapim shifrën e 3 mln turistëve. ‘- tha Topuzi.
-
VIDEO
Rindërtimi në Kombinat, fillon shembja e 67 pallateve të pabanueshme! Bashkia: Procesi zgjat 3 muaj
Procesi i Rindërtimit në lagjen e re të Kombinatit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 të futen në apartamentet e pallateve të reja, që po ringrihen nga e para, në po atë zonë.
Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko dhe Administratori i Njësisë 6 Adriatik Merko, inspektuan procesin e demolimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, të cilat janë shpallur të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit. Ky proces pritet të mbyllet brenda 3 muajsh.
“Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,” u shpreh Çuko.
Nga ana tjetër, ai tha se ky proces po ecën me mirëkuptim të plotë të banorëve. “
Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi,” deklaroi ai.
Ndërsa, administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se paralelisht me këtë proces po ecet edhe me shpronësimet e banorëve dhe bizneseve.
-
VIDEO
Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për sezonin veror! Lehtëson trafikun nga Radhima
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
"Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë. Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku