• VIDEO

    'Tampon për të hyrë në supermarket', zotëria rrëfen Gjermaninë: Vaksinat të bëhen me detyrim

    Për pandeminë u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri ishte më shumë me idenë që vaksina të bëhet me detyrim në Shqipëri dhe këtë e analizoi me një shembull konkret kur tha: Në Frankfurt ata që nuk janë të vaksinuar duhet të bëjnë tampon para se të futen në supermarket dhe kjo kushton.

  • VIDEO

    Zotëria e ka kaluar dy herë Covid-19: Ekspertët meritojnë tre rroga shtesë, unë mbaj dy maska

    Një telefonues nga Cërriku që u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se e ka kaluar dy herë Covid-19. Ai sqaron se tashmë mban edhe dy maska me vete kur del dhe propozon: Ekspertët të marrin tre rroga shtesë pasi kanë shpëtuar jetë njerëzish.

  • VIDEO

    1 qershor hiqet maska jashtë, ora policore nis në 23:00! Lokalet muzikë deri në 22:00!

    TIRANË- 1 qershor hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo brenda si dhe ora policore nga 22:00 do bëhet në orën 23:00. Klubet e natës të mbyllura dhe muzika deri në orën 22:00. Tifozë në stadiume deri në 30%. 

    Nga 1 Qershori
    |• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

    • ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. 
    Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

    Nga 15 Qershor
    • grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

    Nga 1 Korriku
    • ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. 
    Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
    • lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
    •lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Reportazh nga Spitali Memorial i Fierit, në pritje të pacientit të parë

    Spitali Memorial rajonal i Fierit, një investim ky i qeverisë turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në vlerën e 70 milion eurove. Një ndërtesë që u ndërtua në kohë rekord në një periudhë tre mujore, e që duke filluar nga sot do të jetë në shërbim të qytetarëve. Në këtë ndërtesa prej më shumë se 17 mijë metra katrorë do t’u ofrohet shërbim 150 pacientëve, me shërbim të teknologjive më të fundit. Në të gjitha dhomat e këtij spitali përdoret teknologjia më e fundit, teknologji që përdoret pothuajse në të gjitha spitalet turke. Një bashkëpunim mes mjekëve turq dhe shqiptar për t’iu ofruar shërbimin dhe standardin më të mirë jo vetëm qytetarëve të qarkut të Fierit por të gjithë qytetarëve të Jugut.

    Një investim që u garanton qytetarëve shqiptarë një shërbim të standardeve  evropiane që nga urgjenca, kontrollet por dhe ndërhyrjet kirurgjikale." Kjo dhomë përdoret për të ekzaminuar të gjithë pacientët tanë që vijnë në këmbë këtu. Pacientët tanë, do të priten nga ne dhe do të marrin nga ne vlerësimin e parë dhe më pas do të caktohet se ku do të drejtohen! Në bazë të gjendjes së tyre ne përcaktojmë nëse ata do të vendosen në sallën e mbikëqyrjes apo do të shtrohen. Pra këtu është vendi i parë ku bëhet vlerësimi i pacientëve. CPR është një dhomë që uroj të mos e përdorim shumë! Në këtë zonë vijnë të gjithë ata persona të cilët mund të kenë humbur vetëdijen, mund të kenë pësuar arrest kardiak dhe në fakt është vendi më i rëndësishëm i emergjencës. Në këtë zonë ne do të mundohemi tu japim ndihmë të gjithë atyre të cilët gjenden në gjendje të rëndë!’, tha Shefi i urgjencës Erman Moral.

    Ndërkohë që në sallën e operacionit përdoren teknologji që nuk janë parë më parë siç na e rrëfen edhe vetë kirurgu i njohur turk Bülent Cavit Yüksel.

    “Kjo është një tabelë që mat lagështinë, ajrin, ndriçimin dhe sistemin zanor. Në fakt në këtë tabelë gjendet truri i sallës së operacionit. Kemi po ashtu edhe një nga sistemet më të mira në botë të filtrimit”, tha kirurgu turk.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 27 maj 2021 / A mbaroi pandemia në Shqipëri?

    Situatë shumë pozitive nga Covid-19 por qytetarët thonë se pandemia nuk ka mbaruar

  • VIDEO

    Me pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke, Rama publikon pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video ku paraqiten pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili pritet që të hap sot dyert në shërbim të qytetarëve.

    Në videon e publikuar nga kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook, kanë folur edhe disa mjekë pjesë e skuadrës shqiptaro-turke, të spitalit.

    Është një spital shumë i bukur, kam një respekt për të gjithë dhe një dashuri për popullin shqiptar.”, shprehet një prej mjekëve nga Turqia

    “Jam shumë i lumtur të jem këtu në Shqipëri dhe mezi pres të punoj me kolegët e mi shqiptarë.”, shprehet një tjetër mjek i Turqisë.

    “Ky është një spital që i plotëson të gjithë kushtet bashkëkohore krahasuar me gjithë spitalet e Ballkanit dhe të Evropës dhe jam shumë i lumtur që do ndaj këtë eksperiencë timen por edhe do marrë eksperiencë nga mjekët e stafit turk.”, shprehet një shqiptar.

    Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili do hapet sot, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër.  Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

  • VIDEO

    Merrnin 1200 € dhe u premtonin se do i kalonin drejt vendeve të BE, në pranga 3 të rinj në Pogradec

    Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë në kuadër të operacionit policor ‘Perimetri’, pasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.

    Policia e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.

    Policia ka kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.   

    Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip "Range Rover", të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

    Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

  • VIDEO

    Fermerët e fshatit Drenovicë në protestë: S’kemi ujë për vaditje, po falimentojmë

    Fermerët e fshatit Drenovicë të njësisë administrative Dimal kanë kohë që vuajnë problemin e vaditjes së serave që janë të mbjella me domate, tranguj, speca etj.

  • VIDEO

    'Burim aksidentesh', largohen tregtarët ambulantë në aksin rrugor Korçë - Pogradec

    Një Task Forcë e bashkisë së Korçës ka nisur aksionin për largimin nga rruga nacionale Korçë-Pogradec e tregtarëve që shesin produktet e tyre bujqësore anës rrugës.

    Këto tregtarë janë cilësuar si burim aksidentesh, pasi tregtojnë shumë pranë aksit nacional dhe mjete dhe personat që ndalojnë bëhen burim aksidenti. Ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta si nga policia rrugore ashtu edhe nga autoriteti rrugor shqiptar.

    Por vetë tregtarët që preken nga ky aksion shprehen se kjo është mënyra e vetme me të cilën sigurojnë jetesën dhe shteti duhet t’u sigurojë punë që të mos dalin për të shitur në rrugë. Ndërsa prefekti i Qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, shprehet se tregtarët do të largohen nga aksi nacional dhe se prefektura është në bisedime me bashkitë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe më të sigurt për tregtimin e produkteve bujqësore.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga tallja e Lulzim Bashes me demokratet te bodrumi i pasurise e deri tek Teuta kampione

  • VIDEO

    ‘Defender 21’/ Ushtarakët marrin shënjestër në bazën e Pashalimanit, momente nga stërvitja

    Stërvitja Ushtarake “Defender 21” vijon në vendin tonë. Edhe baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert dhe nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në këtë bazë janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar në Facebook një video nga momentet e stërvitjes.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama publikon pamje me dron nga fushat në Korçë: Panoramë mbresëlënëse, Shqipëria punon tokën

    Vera është një prej stinëve më productive për fermerët. Tashmë që banorët e fshatrave të Korçës po shkojnë drejt kulmit të sezonit të bujqësisë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamjet me dron nga disa fshatra

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv