-
VIDEO
Kërkoi daljen '41 BIS', Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin! Avokatja: Kërkuam dorëheqjen e gjyqtares
#reportTV #lajmeshqip #lajme Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit, pasi kërkoi dalje nga burgu i sigurisë 41 BIS. Avokatja amerikane e Emiljano Shullazit, Lambrini Nasiss thotë se në seancë gjyqësore i është mohuar e drejta e fjalës megjithëse është e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Më tej gjatë një prononcimi për mediat, Nasiss tha se tashme ato po presin një përgjigje nga Gjykata e Lartë, pasi kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça, ndërkohë që është refuzuar nga kryetarja e gjykatës dorëheqja e saj dhe tashmë është bërë rekurs. Avokatja Nasiss nënvizoi se refuzimi për dorëheqjen është një veprim më standarde të dyfishta dhe se pasi në raste të ngjashme është vendosur që të dorëhiqet. Avokatja theksoi se për këtë i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare si OPDAT dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohen edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg ‘E drejta e fjalës më është refuzuar, ndonëse jam e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Po pres një përgjigje nga Gjykata e Lartë që e gjithë mbrojta ka bërë për dorëheqjen e gjyqtares dhe duke qenë se kryetarja e gjykatës e ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça dhe kemi bërë rekurs në Gjykatës e Lartë dhe po presim përgjigje. Jam në dijeni se ky është një veprim me dy standarde pasi në raste të ngjashme gjykata ke vendosur që të dorëhiqet dhe në këtë rast jo. Ky është një proces jo i drejtë dhe për këtë i jemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare për çdo parregullsi që është bërë. Në apel i jemi drejtuar misionit OPDAT që po monitoron Reformën në Drejtësi. Nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohemi edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.’- tha Nasiss.
-
VIDEO
Vrasja ishte planifikuar me detaje, Angjelin Stërkaj pranon në Gjykatë ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë
Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur ai u vra, sipas aktakuzës së prokurorit të rrethit.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatës se ai ishte vrasësi kryesor i cili ka qëlluar në drejtim të Armando Beqirit.
Edhe një femër është e përfshirë tek 4 të pandehurit, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt, e cila është udhëzuar nga një prej të panduheve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në Ilsandë për disa kohë.
Në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho, që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momenetin që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin.
Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimin, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi kishte qarkulluar me makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.
Sipas aktakuzës, Angjelini ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22.
Pastaj ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður.
-
VIDEO
Berat, plagosën në lokal 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon e sherrit
Report Tv siguron videon e sherrit të 3 ditëve më parë në Berat ku u plagos Iljaz Ismaili. Në video duken 5 persona të cilët të armatosur shkojnë në lavazhin në pronësi të familjes Ismaili. Në video duket edhe vëllai i Iljaz Ismailit, i cili ka tentuar të qetësojë sherrin.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. -
VIDEO
Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Sezoni veror më i lehtësuar
TIRANË- Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.
Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
Rama: Ambicia jonë, një sezon veror më i lehtësuar se vitin e kaluar
Kryeministri Edi Rama tha se vendi është në rrugën e duhur për të dal nga tuneli i pandemisë dhe se ambicia e qeverisë mbetet që ky sezon veror të jetë më i lehtë se vitin e kaluar.
"Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos të harrojmë se kemi parashikueshmëri të plotë lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masa. Ambicia jonë për të pasur një lehtësim të masave më shumë se vitin e kaluar", tha Rama
-
VIDEO
Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave anti-COVID
Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur që nesër do të mblidhet komiteti teknik i ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Kjo tha Manastirliu vjen si rezultat i vijimit të procesit të vaksinimit masiv dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.
-
VIDEO
Nis vaksinimi anti-COVID i punonjësve të transportit publik, rreth 14 mijë punonjës marrin dozën e parë
TIRANË- Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.
Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
'S’shkohet në plazh me bukë, djath e domate', ish-minatori rrëfen: Në monizëm bëja 15 ditë pushime
“Në monizëm më dërgonte ndërmarrja dhe bëja 15 ditë plazh por tani nuk e shoh dot as me sy”. Ky ishte rrëfimi që bëri një ish-minator në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kur u pyet për pushimet. Zotëria tha se kemi pension shumë minimal dhe në plazh nuk shkohet dot me bukë, djathë e domate.
-
VIDEO
Ku do pushoni këtë verë? Gjirokastriti bën ironi: Në lumenj, përrenj dhe në vaskë, s’kemi para
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për pushimet e verës. Një zotëri nga Gjirokastra me ironi tha se do të pushonte në lumenj, përrenj dhe në vaskë pasi nuk ka para dhe në det nuk ka hapësira publike.
-
VIDEO
Flet kryetarja e Njësisë Administrative Shënkoll: Janë marrë dy aparate fotografike! Nuk ka asnjë dokument të dëmtuar
Kryetarja e Njësisë Administrative të Shënkollit, Lina Guri tha se vjedhjen në zyrë e ka konstatuar rreth orës 07:55. Guri tha se janë shkatërruar dyert, tavolina, sirtarë ndërkohë që janë marrë dy aparate fotografike të zyrave ‘Aleat’. Më tej Guri theksoi se është konstatuar se nuk është marrë asnjë dokument. Ajo shtoi se nuk ka dijeni sesi janë futur brenda zyrave.
‘Në orën 8 pa 5 kemi konstatuar vjedhjen. Është zyra Aleat që shërben për tre njësive të bashkisë së Lezhë. Janë dëmtuar dyert dhe sirtarët e tavolinave. Janë marrë dy aparate fotografikë tek zyra Aleat. Pra vetëm zyra e gjendjes civile ka kamera. Asnjë dokument nuk është marrë. Nuk e dimë nga janë futur.’- tha Guri.
-
VIDEO
Vidhen gjatë natës zyrat e Njësisë Administrative Shënkoll
Janë vjedhur gjatë natës zyrat e Njësisë Administrative Shenkoll, Bashkia Lezhë. Grabitja është konstatuar mëngjesin e sotëm dhe është vënë re se janë marrë pajisje të zyrave ALEAT. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 26 maj 2021 / Ku do të pushoni këtë verë?
Pensionistët nuk kanë mundësi ekonomike të pushojnë në verë. Telefonuesit dhe votuesit në sondazh zgjedhin Shqipërinë për pushime