-
VIDEO
Po kalonte rrugën, makina përplas rëndë këmbësorin në Lungomare
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare në Vlorë. Një makinë ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën. Raportohet se ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.M, 34-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
'Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga formulari per shtesen 6 per qind te pensioneve te a do merret Berisha i pandehur per 21 janarin e deri tek Covid-19 vrau me shume burra
-
VIDEO
Rihapet”21 janari”, Idajet Beqiri: Vendimi i DASH për Berishën, dritë jeshile për prokurorinë
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi temën e tragjedisë së 21 janarit pas rihapjes së dosjes nga prokuroria e Tiranës. A do të hetohen ish-zyrtarët e lartë dhe kur mund të përfshihet SPAK për këtë dosje? Të ftuar Dorian Matlija avokati i familjeve të viktimave dhe Idajet Beqiri avokat penalist. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi temën e covid-19 ndërsa bien shifrat dhe lehtësohen masat.Çfarë po ndodh me virusin dhe si duhet të sillemi ? Të ftuar Alban Ylli anëtar i Komitetit teknik dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.
"Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin
Epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se priste që ora policore të hiqej fare.
“Detyrimi për mbajtjen e maskës defakto ishte hequr sepse ata që po e mbanin sot, se mbanin se ishin të frikësuar nga gjoba por e mbajtën për shëndetin. Prisja heqjen e kufizimnit komplet. Kufizimin e orës policore. Unë prisja të hiqej fare por duhet të bëjmë dhe disa krahasime po marr spanjën e ka incidencën 10 fish më të lartë se ne”, tha Alimehmeti.
-
VIDEO
Idajet Beqiri: Berisha autori i masakrës së 21 janarit, Prokuroria bëri atë që i tha ai! Ja kur çështjen e merr SPAK
Avokat i Idajet Beqiri u shpreh sot në Repolitix se Prokuroria e kohës nuk ka bërë punë të mirë sepse ishte nën ndikim. Sipas tij e bënë siç e donte Sali Berisha.
Sa për faktin se kur kalon çështja në SPAK, avokat Beqiri thotë se prova ka. Berisha ishte urdhëruesi i kësaj ngjarje. Janë të gjitha deklaratat aty. Ai vetë e ka nxjerrë vetenm si organizator të krimit. Ka prova edhe direkte. Ka njerëz të vdekur aty, i vrau arma e shtetit. Dhe ai bëri të gjitha llojet e përpjekjeve për ta fshehur krimin, zhdukur kamerat e Kryeministrisë. Pas këtyre provave që dalin atëherë prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK-ut.
Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija, tha se Prokuroria ka bërë një punë shumë të dobët për çështjen e hetimeve të 21 janarit.
-
VIDEO
Rihapen hetimet për 21 janarin/ Akokati i familjeve të viktimave: Shenjë e parë vullneti! Idajet Beqiri: Me vendimin 'non grata' DASH i dha dritë jeshile prokurorisë për Berishën
Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës nga Prokuroria e Tiranës por edhe fati i hetimeve për gjithçka ndodhi 21 janarin e 11 viteve më parë është temë diskutime sonte në emisionin 'Repolitix'. Të ftuar nga gazetari Denis Minga janë avokati i familjeve të viktimave, Dorian Matlija dhe avokati penalist Idajet Beqiri.
-
VIDEO
Lehtësimi i masave anti-COVID, Veliaj publikon videon: Jemi gati! Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë
Lehtësimi i masave anti-COVID në fillim të sezonit veror është pritur mirë. Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një videoje shumë entuziaste tregon se si e priti Tirana hapjen. Ai thotë se Tirana është më e gjallë se kurrë.
-
VIDEO
KAS rrëzon PD-në për prova shtesë në Fier! Kërkohet nga KQZ kryqëzimi i të dhënave të PEI dhe informacion për 2 qendra votimi, 1 e burgut të Fierit
KAS vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për Qarkun Fier.
Kërkohen informacion për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI. Kërkohet gjithashtu nga KQZ informacion lidhur me rezultatin e PS-së në qendrën e votimit në fshatin Buzë-Madh në Cakran për zgjedhjet e vitit 2017 dhe zgjedhjet e vitit 2021.
Gjithashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS kërkohet informacion për votimin në burgun e Fierit.
Shqyrtimi i ankimit për Qarkun e Fierit do të rinisë ditën e hënë. Vazhdon me shqyrtimin e provave të mbledhura sipas kërkimeve dhe pretendimet përfundimtare të palëve.
-
VIDEO
Hapet sezoni turistik në Berat, Klosi: Më 15 qershor të përfundojë pastrimi i rrugëve! Prioritet siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve
“Një sezon premtues dhe më i mirë turistik se një vit më parë ku kryefjalë për vitin 2021 do të jetë siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve”. Kështu deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin e Turizmit, në Berat
"2021 besoj do të jetë me shifra shumë më të larta se sa viti 2020 dhe Berati do të rikuperojë në kuadër të fillimit të strukturave hotelerie më shumë se sa viti 2020. Kemi mundësi që në gjithë qarkun tonë të kemi turistë e padyshim të kemi biznes për këta operatorë turistik, të cilët vuajnë efektet e pandemisë", tha Klosi.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD, Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, për ta mundur nduhen njerëz të ndershëm! Basha të bënte më shumë që të fitonte
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj po zhvillon takime në Shkodër. Duke theksuar se kyedemokrati Lulzim Basha dështoi në drejtimin e PD, Shehaj theksoi se Rama është i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, sepse sipas tij mund ta mundë Bashën çdoherë.
-
VIDEO
Rihapja e dosjes '21 Janari', xhaxhai i Aleks Nikës flet për Report Tv: Të thirren Berisha dhe Basha, çështja t'i kalojë SPAK-ut! Plumbi që vrau Aleksin u qëllua nga Ndrea Prendi
Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011 pasi edhe familja ka paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, familja Nika shpreson se më në fund do të marrin drejtësi.