• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga perplasja per "dekretin Cakaj" Kushtetuesja pro Presidentit te rrezimi i nje miti te rreme e deri tek treni i fundit

  • VIDEO

    Rama publikon pamje nga punimet e rrugës së Arbrit dhe uron një ditë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.

    Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.

    “Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

    Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.

    Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës

  • VIDEO

    Manastirliu: Brenda vitit përfundon spitali i ri pediatrik i Elbasanit, i shtohet një pavion i ri! Do të vijojë rritja e pagave në mandatin e ri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryetari I Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja kanë inspektuar punimet për rindërtimin e Spitalit të ri Pediatrik të Elbasanit, punimet e të cilit pritet të përfundojnë brenda vitit. Ministrja Manastiliu u shpreh se modele të tilla të zhvillohen kudo në Shqipëri. 

  • VIDEO

    Humbi jetën në aksident, 16-vjeçari punonte si kamarier dhe po kthehej nga puna, përloten kolegët: Më thoshte nuk jam mirë, kam parë ëndërr

    Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë një 16 vjeçar dhe është plagosur një 18 vjeçar.  Ditën e sotme, në vendin e aksidentit kanë mbërritur të afërm dhe banorë të zonës të cilët kanë vendosur shenja përkujtuese në vendin ku ndodhi

  • VIDEO

    ‘Mos hesht, mos përdhuno, ngrije zërin’, qytetarët në Fier dhe në Shkodër marshojnë kundër abuzimeve seksuale

    Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit makabër të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku.

    Dhjetra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje ti denoncojnë rastet e dhunës. 

  • VIDEO

    COVID 'ikën' nga spitalet rajonale, të infektuarit nga rrethet do trajtohen tek Infektivi! Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti

    Me uljen e numrit të infektimeve me Covid, 3 spitalet rajonale në Elbasan, Shkodër dhe Durrës, tashmë janë kthyer në normalitet duke mbyllur pavionet për të infektuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pritet lehtësim i masave nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve këtë javë.

  • VIDEO

    Bllokimi i 6.83 ton ushqimesh për fëmijë të skaduara, specialistja e AKU: Kontrolle të shtuara

    Pamela Radovani, përgjegjëse për informimin publik në AKU, ka folur për rastin e bllokimit të 6.83 ton produkte ushqimore të skaduara për fëmijë, që hidheshin në treg nga dy shtetas jordanez, të cilët u lanë të lirë nga gjykata me një vendim skandaloz.

    Radovani tha në Report Tv se rasti ishte delikat pasi produktet ishin për fëmijë dhe për më tepër sasia e bllokuar ishte e konsiderueshme. Megjithatë ajo qetësoi qytetarët se ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren pikërisht për të garantuar sigurinë ushqimore dhe këto grupe janë shtuar edhe më shumë për sezonin turistik në mënyrë që të mos ketë problematika. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, pasi çdo ankesë e tyre ndiqet me prioritet.

    "Rasti ishte një abuzim i pastër me sigurinë ushqimore, ishte një aksion i rëndësishëm i bërë në bashkëpunim me disa institucione. Ky subjekt grumbullonte ushqime të skaduara dhe përdorte lëndë kimike për t'i fshirë datën dhe më pas u vendoste datë të re duke i shtyrë skadencën për 2 vite. Rasti ishte delikat pasi produktet e skaduara ishin për fëmijë dhe sasia ishte e konsiderueshme. Ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren dhe aktualisht për sezonin turistik punojmë më forca të shtuara sidomos në zonat bregdetare. Të gjitha denoncimet merren me prioritet", tha Radovani.

    Specialistja e AKU-së tha se abuzimet më të mëdha ndodhin me etiketën, që fshihet dhe më pas vendoset një e re duke i zgjatur jetën produktit. Ndërsa denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare ku tregtohen produktet.

    "Mashtrimi ushqimor është shumë kompleks në vetvete. Ne kemi një strukturë të posaçme që të trajtojë këtë çështje por një nga element më kyç të mashtrimit është etiketa e produktit se është më e thjeshtë për t'u kompromentuar ndërkohë që ka një kornizë ligjore se si duhet të jetë etiketa. Ky mashtrim me etiketat kuptohet nga ekspertët, megjithatë etiketat që fshihen lehtësisht duhet të denoncohen. Denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare në të cilat shiten produktet', tha Radovani.

  • VIDEO

    Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilotet ushtarake që na bashkojnë me SHBA në “Defender 2021”

    Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëlllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s. Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës. Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender ‘21”. Në bazën ajrore të Farkës ajo është takuar me të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntoger Armela Muratin. Armela i është bashkuar prej një viti Forcave të Armatosura shqiptare dhe thotë se ka zgjedhur rastësisht këtë kurs, pasi u emërua në Forcën Ajrore.

    Të dyja vajzat kanë ndarë mes tyre sekretet e profesionit, por edhe kanë bashkuar ambicjen për të qenë të barabarta mes burrash në këtë profesion. 

    Nëntoger Mehanja thotë se për të ishte befasi të vinte në Shqipëri si ushtare amerikane, pasi nuk kishte qenë asnjëherë më parë. E pyetur përse kishte zgjedhur t’i bashkohej ushtrisë amerikane, ajo ka një arsye të fortë: “I jam bashkuar ushtrisë amerikane, sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”. Nëntoger Mehanja thotë se më herët ka qenë pilote civile.

    Ndërsa nëntoger Armela Murati, teksa dëgjon nga kolegia amerikane këshillat në gjuhën shqipe, thotë se ka marrë mbështetje dhe kurajo në një mjedis ku mbizotërojnë burrat. “Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, shprehet nëntoger Murati.

    E këtë ambicie të vajzës së re nga Shqipëria e inkurajon nëntoger Valdete Mehanja, e cila ka kaluar 11 vjet për të arritur deri këtu. “Mos u dorëzo, se gjithçka ja vlen!”, shprehet shqiptarja që përfaqëson SHBA në “Defender 2021”.

  • VIDEO

    Itali, 13 shqiptarë dhe kolumbianë në pranga! Guardia di Financa sekuestron 365 kg lëndë narkotike!

    13 persona shqiptarë dhe kolumbianë kanë përfunduar në pranga të Guardia di Finanza në një operacion të orëve të fundit. Karteli i drogës, i përbërë nga dy banda njëra shqiptare dhe tjetra kolumbiane ishte përgjegjëse për shitjen e lëndëve narkotike në provincën e Katanias.

    Në operacionin e Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, janë sekuestruar 365 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe kokainë.

    Në veçanti, organizata e parë, e drejtuar nga dy vëllezër kolumbianë, Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar "Cheo" Rodriguez Hurtado dhe Hillaris "Hillary" Caceres  Palacios dhe Robert Andres "Solìto" Rodriguez Mina, ishin të përfshirë në trafikun e kokainës.

    Organizata e dytë kriminale - e promovuar nga Viktor Dalipaj, Petraq "Pietro" TROKA dhe nga Adriano Spina u nda vetë në dy grupe.

    Banda shqiptare drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili dhe ishte aktive në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria, të cilat më pas u shiteshin organizatave kriminale që vepronin në Siçili.
    Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano “Mishi” LOMBARDO, Salvatore LITTERI dhe Gioeli MUSUMECI, blinin drogë të llojit marijuanë nga grupi i Hoxhaj dhe Karafili, të sipërpërmendur dhe më pas e shisnin përsëri në Katania.
     

  • VIDEO

    Pastrimi i parave dhe lufta kundër terrorizmit/ Këshilli i Evropës: Shqipëria nuk ka përparim domethënës

    Këshilli i Evropës në një raport të publikuar sot për situatën e pastrimit të parave në Shqipërisë arrin në përfundimin se nuk ka gjetur ndonjë përmirësim të dukshëm në këtë drejtim.

    Sipas ekspertëve të MONEYVAL Shqipëria nuk ka marrë masa për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet. Si rezultat i vlerësimit të bërë në vitin 2018, Shqipërisë iu kërkua të raportonte te MONEYVAL nën procedurën e saj të zgjeruar të ndjekjes.

    Mangësitë me pajtueshmërinë teknike u identifikuan në lidhje me sanksionet e synuara financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.

    MONEYVAL ka ekzaminuar një sërë masash legjislative, rregullatore dhe institucionale të zbatuara nga Shqipëria për të adresuar këto mangësi. Ai zbuloi se vetëm disa hapa pozitivë ishin ndërmarrë nga autoritetet në lidhje me sanksionet e synuara financiare, të cilat nxitën që vlerësimi për Rekomandimin 6 të FATF të ndryshonte nga "jo i pajtueshëm" në "pjesërisht i pajtueshëm".

    Raporti pasues gjithashtu përfshiu zbatimin e kërkesave të reja ndërkombëtare për pasuritë virtuale, duke përfshirë, ndër të tjera, monedhat virtuale më të shquara (Bitcoin, Ethereum, etj.) dhe ofruesit e tyre.

    Vlerësimi i Shqipërisë për zbatimin e këtij Rekomandimi është ulur nga "kryesisht i pajtueshëm" në "pjesërisht i pajtueshëm". Vlerësimet e tjera mbeten të pandryshuara.

    MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të mbetet në procedurën e zgjeruar të ndjekjes dhe të raportojë për përparimin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e saj të masave në luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit në bazë vjetore.

  • VIDEO

    Doli nudo në protestën në sheshin 'Skënderbej', e reja: Zhveshja s’është turp, turp është të dëmtosh dikë

    Ditën e djeshme në sheshin “Skëndërbej”, gjatë protestës së zhvilluar kundër abuzimeve seksuale, ku rasti i fundit ishte i 15-vjeçares nga Mirdita e cila u përdhunua nga 5 persona, vëmendjen e mediave e tërhoqi një vajzë e cila ishte e zhveshur tërësisht nudo.

    Ajo ka reaguar pas komenteve lidhur me të në rrjetet sociale,  ku përmes një videoje tregon se nudoja nuk është seksuale, ndërsa thekson se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

    Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time. Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë.

    Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”. Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp. Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq! Gjoksi ynë është turp, ah sa keq!”, u shpreh vajza në fjalë.

    “Doni edhe listën e njerëzve që më kanë ngacmuar mua seksualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh. I doni me emra mbiemra, ti vrisni edhe ata? Ligji i karmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin. Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar. Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës. Është faji jonë, sepse meshkujt janë fëmijësh tanë”, vijoi ajo.

  • VIDEO

    Pak ditë nga çelja e sezonit turistike, nis pastrimi i plazhit të Darëzezë dhe Semanit

    Më 29 maj Bashkia e Fierit nis zyrtarisht sezonin turistik ku përmes një feste të organizuara do urohet mirëseardhja e turistëve vendas dhe të huaj në plazhet e Darëzezës, Semanit dhe zonave të tjera turistike.

    Vetëm pak ditë para nisjes se sezonit turistik ka nisur dhe pastrimi i plazhit të Darezezë dhe Semanit  nga Bashkia e Fierit.

    Mjetet e pastrimi si dhe punonjës  të bashkisë Fier kanë nisur pastrimin e rërës nga mbetjet e ndryshme që dalin në breg nga dallgët e detit. Plazhi i Darëzezës njihet për vlerat e tij kurative të rërës dhe përmbajtjes së lart të jodit.

    Çelja e sezonit turistik do të bëhet pikërisht nga kryetrari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi  në Plazhin e Darëzezës më 29 maj, ku përveç festës do të zhvillohet edhe një garë mbarëkombëtare me kuaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv