-
VIDEO
Ballsh, makina përplaset me motorin, vdes 16-vjeçari, plagoset shoku i tij
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Lumit" në Ballsh.
Viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, që udhëtonte me motor, ndërsa është plagosur pasagjeri 18-vjeçar i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një makinë tip “Ford”. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
"Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur "Ura e lumit", Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Ford" është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale", thote policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga nis perballja e kandidateve per kryetar te PD te familja Berisha do ndiqet penalisht e deri tek PS turret t'i marre te gjitha pushtetet
-
VIDEO
Shqipëria në edicionin e 27-të projekteve të restaurimit në Bari! Bucci: Kultura, timoni për forcimin ekonomik të 2 vendeve
Ambasadori Italian Fabrizio Bucci së bashku e ministren Margariti prezantuan partneritetin e dy vendeve në mbrojtje të trashëgimisë kulturore ku diplomati italian e vecoi sektorin e kulturës si një timon për të rritur e forcuar ekonomitë e përbashkëta. Shqipëria do të jetë pjesë e edicionit të 27 të projekteve të Restaurimit në Bari.
-
VIDEO
Arben Ristani: Gara për kryetar po manipulohet nga Basha, PD jo demokratike nën drejtimin e tij! Zgjedhjet e 25 prillit u humbën, s'mund të flitet për masakër
"PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës". Kjo deklaratë është bërë nga ish-deputeti demokrat Arben Ristani, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, i cili tha se kreu i PD Lulzim Basha është lider autokrat pasi i merr vetë vendimet pa u konsultuar.
-
VIDEO
'Mos se e vrave, e vrau djalin thërrisni ambulancën'/ Festa në Korçë që u kthye në mort! Historia tragjike e vrasjes së Altin Balliut nga killeri gjakftohtë /VIDEO
Kjo është historia tragjike e vrasjes së Altin Balliut në Korçë. I riu që po festonte me shoqërinë e tij ndërimin e viteve, por që festa u kthye në tragjedi. Kjo pasi një i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë që ishte liruar me kusht nga gjykata,por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove, përplaset fizikisht me grupin e të rinjvë që festonin, duke vrarë me armë Altin Balliun. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e përgatitur për këtë ngjarje.
-
VIDEO
Kandidatët për kreun e PD në sytë e Elezit: Shehaj s’di të artikuloj, Basha mjeshtër ‘i mbajtjes peng’! Kadilli ishte njeri i afërt i kryedemokratit
TIRANË- Ibsen Elezi ka bërë një koment për secilin nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike. Mes tyre, ai shprehet se “ndër të preferuara” është Edith Harxhi.
“Me Edith Harxhin, kemi pasur një qëndrim të përbashkët sa i përket analizës të asaj që ka ndodhur brenda PD, nga mënyra si bëjmë politik dhe drejtohemi nga opinionin publik kemi qëndrime të ndryshme, se unë vij nga terreni ajo nga diplomacia, unë jam më radikal.
-
VIDEO
Balluku inspekton investimin në nënstacionin elektrik të Hoxharës: Eliminon përmbytjet dhe i përgjigjet zhvillimit ekonomik të zonës
Një investim i rëndësishëm prej rreth 1.6 milionë eurosh është kryer në Nënstacionin elektrik të Hoxharës në rrethin e Fierit si dhe për rikonstruksionin dhe fuqizimin e segmentit të linjës 35kV TEC Fier – Hoxharë. Përmes kësaj ndërhyrjeje është bërë i mundur rikonstruksioni i nënstacionit, si nga ana ndërtimore ashtu edhe ajo elektrike duke pothuajse dyfishuar kapacitetet e tij
-
VIDEO
2 nismat e forta/ Listë të zezë dhe mbi 30 vite burg për abuzuesit seksualë, planifikohet ndëshkim spektakolar për pedofilët dhe përdhunuesit
Në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Kuvend qëndrojnë dy drafte kundër krimeve seksuale. Parashikohet krijimi i një liste të zezë me pedofilët, maniakët dhe të gjithë abuzuesit seksualë. Rritet me 10 vite dënimi. Abuzimi në grup me vajza nën 16 vjeç dënimi do jetë mbi 30 vite burg për secilin. Burg të përjetshëm kur viktima e abuzimi vret veten
-
VIDEO
25 prilli/ KAS refuzon PD dhe LSI për prova shtesë për Durrësin, rrëzohet edhe kërkesa e demokratëve për Shkodrën! Priten të dhënat e pajisjes PEI
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Durrësit si dhe kërkesën e PD për Shkodrën. Në kërkesat e PD-LSI kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe rivotim në të gjithë qarkun, ndërsa LSI për Durrësin ka kërkuar rinumërim të disa qendrave të votimit.
-
VIDEO
‘Si në filma’, momenti kur i riu spërkat me benzinë lokalin dhe zjarri shkrumbon gjithçka brenda pak sekondash
TIRANË- I djegur 10 ditë më parë në zonën e “Myslim Shyrit”, zjarri në lokal rezulton të jetë vënë qëllimisht.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin një të ri, i cili pasi futet në brendësi të ambienteve të lokalit, spërkat gjithë hapësirën me benzinë, i vë flakën dhe ikën me shpejtësi. Report Tv sjell videon.
-
VIDEO
Kapja e gomones me 577 kg lëndë narkotike në Vlorë, policia prangos 3 persona
Report Tv mëson se policia e Vlorës ka ndaluar dhe ka shoqëruar 3 persona, pas kapjes së gomones me 377 kg kanabis. Burime bëjnë me dije se është kapur 200 kg kanabis në formë çokollatë
-
VIDEO
U konfliktuan me pronarin dhe qëllojnë me armë në drejtim të lokalit të tij, arrestohen dy të rinj në Korçë
Dy të rinj janë arrestuar pasi janë konfliktuar me pronarin e një lokali dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të barit të tij, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, Korçë, ku Luçiano Xhialli, 19 vjeç, dhe Klajdi Latka, 16 vjeç, janë konfliktuar pas një sherr të çastit me pronarin e lokalit M.F. Pas konfliktit 16-vjeçari, i cili kishte një armë zjarri me vetë ka qëlluar në drejtim të lokalit.