-
VIDEO
Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të bashkisë Sarandë
5 inspektorë terreni të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
-
VIDEO
Sociologu Tushi: Dy mëkatarët e abuzimit të fëmijëve janë prindërit dhe shkolla! Adoleshentë janë të painformuar rreth seksualitetit
‘Një ngjarje makabre dhe të llahtarshme’ e ka cilësuar sociologu Gëzim Tushi abuzimin seksual ndaj të miturës 15-vjeçare më Rrëshën, nga 5 meshkuj. Në një intervistë për Report Tv, sociologu Tushi thotë se situata është shumë serioze dhe se ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha dhe sipas tij duhet të gjendet ‘ilaçet’ e duhura për t'a kuruar.
‘Ngjarja që ndodhi në Lezhë ishte në vrazhdën e ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur edhe më parë, ngjarja është makabre, do të thotë se është një abuzim i llahtarshëm, 5 meshkuj të rritur, gjahtarë të seksit, kriminelë seksualë, kanë arritur të bëjnë një gjë paimagjinueshme, ka pësuar një tragjedi të paimagjinueshme nga këta njerëz. Fenomeni i abuzimit seksual me fëmijët është një fenomen që ka marrë përmasa të mëdha. Është përhapur ky infeksion social i tmerrshëm. Këta kriminelë, këta maniake të seksit fillojnë nga të gjitha moshat. Pra duhet të jemi të vërtetë kemi në situatë shumë serioze. Në vend të bëjmë diagnoza të sakta për të gjetur ilaçet e duhura, merremi vetëm me anën e shtetit, kjo është njëra anë e problemit.’- tha Tushi.
Tushi thekson se fëmijët tanë nuk kanë njohuri dhe nuk janë të përgatitur kulturalisht sa i përket seksualitetit dhe ndryshimeve që ndodh në trupin e tyre në pubertet. ‘Dy mëkatarët’ sipas Tushit që çojnë fëmijët të bien pre e abuzimeve seksuale tek fëmijët sidomos në paraadoleshencë janë prindërit dhe shkolla.
Sipas Tushi familja shqiptare vazhdon që të jetë me skrupujt e vjetër, për sa i përket kulturës seksuale dhe ky është një gabim fatal. Tushi shtoi se nuk duhet ndonjë njohuri e madhe për edukatën seksuale duke nënvizuar se është diçka intuitive dheu bëri thirrje prindërve që të flasin hapur me fëmijët e tyre rreth seksualitetit. Shkolla sakaq, shtoi Tushi, duhet t’i japin një rëndësi shumë më të madhe edukatës seksuale.
-
VIDEO
Lezhë, hyjnë për të vjedhur në banesë, grabitësit dhunojnë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij!
LEZHË-Një grabitje me dhunë ndodhi në oret e para të mëngjesit të së hënës në një banesë në fshatin Spiten të Lezhës. Dy persona të maskuar dhe armatosur hynë për të vjedhur në shtëpinë e familjes Doçi, duke dhunuar me sende të fortë burrë e grua.
Gjergj e Vitore Doçi u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plageve të marra gruja në ndodhet në gjendje më të rëndë dhe u transportua drejet spitali të Traumes në Tiranë. Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë kanë qenë 5 pjestaret e familjes Doçi dhe fillimisht grabitësit kanë hyrë në dhomën e fëmijeve.
Kryefamiljari Gjergj Doçi thotë se kanë qenë në gjumë dhe kur kanë dëgjuar zhurmen janë zgjuar, duke ju kërkuar dy përsonave llogari se çfarë kërkonin në banesen e tyre, por janë përballur me dhunen babare të tyre. Banor të fshatit tregojnë se ngjarje të tilla ju kanë shtuar friken, ndërsa i kërkojnë policisë që të zbardhe sa më parë atë çarë ka ndodhur dhe autoret të vihen para drejtësisë.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë arritur të marrin dy telefona celular dhe një sasi parash. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Policia sakaq ka shapplur në kërkim 23-vjeçarin Pavlin Dokaj, si një nga autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.
-
VIDEO
Ky është momenti ku i vendosin tritol shtëpisë së kryetarit të PD në Shijak
Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike të Shijakut, Ilgnor Vora.
Në pamje dallohet një person i cili shihet qartë duke i afruar në afërsi të banesës, e më pas hedh lëndën plasëse. Pasi e hedh, personi në fjalë largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarje.
I riu është i pamaskuar në momentin kur hedh lëndën plasëse.
Për fat të mirë, si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Policia e Dyrrësit ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.
-
VIDEO
Shpërthim tritoli në banesën e kryetarit të PD-së në Shijak
SHIJAK- Banesa e kryetarit të Partisë Demokratike të Shijakut u sulmua me lëndë plasëse. Tritoli u vendos në ballkonin e shtëpisë private, ndërsa fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, tritoli shpërtheu rreth orës 22:00 të së dielës në lagjen “Kodra” në Shijak, ndërsa pati disa të shoqëruar dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit.
Autorët dyshohet se kanë kapërcyer kangjellat e rrethimit të shtëpisë për ta vendosur sasinë e vogël të lëndës plasëse brenda rrethtimit, ndërsa për të mësuar dinamikën e ngjarjes, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që kryedemokrati i Shijakut kishte vënë në banesë.
Sipas burimeve jo zyrtare, vëllai i vogël i Ilgner Vorës disa ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa adoleshentë, por nuk dihet nëse mes tyre gjendet edhe autori i shpërthimit, megjithatë zyrtari democrat ka dhënë sqarimet e tij në komisariatin e Shijakut.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Ilgnor Vora tha se vëllai i tij 16 vjeç dhe ato vetë nuk kanë pasur konflikt me askënd. Vora tha se po pret përgjigjen e policisë në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen, duke shtuar se përveç denoncimeve politike, nuk ka pasur asnjë konflikt.
Sulmi me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Shijakut, shqetësoi edhe degën qendrore të Partisë Demokratike, e cila në një njoftim zyrtar shprehet se e konsideron “këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve”.
“Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit të PD-së
-
VIDEO
Sukth/ Rama dhe Ahmetaj inspektojnë punimet e shkollës 'Ismet Nanushi', në shtator do të jetë gati
Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar nga afër kantierin e shkollës “Ismet Nanushi”, në Sukth.
-
VIDEO
Video e vjedhjes së një pike të OSHEE në Laprakë nga 3 të mitur
Report Tv ka siguruar pamjet e një tentative për grabitjen e një filiali të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në filialin e Laprakës, konkretisht në orën 04:44 të mëngjesit.
Në pamjet e siguruara, të filmuara nga kamerat e sigurisë, duken tre fëmijë të mitur, të cilët kanë mundur që të shpërthejnë derën dhe të hyjnë në ambientet e brendshme të OSHEE Laprakë. Burime nga policia bëjnë me dije se pavarësisht hyrjes në ambientet e brendshme, tre të miturit, të cilët ishin kujdesur të maskohen me kapuç, nuk kanë mundur të marrin asgjë. Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka mundur të identifikoj të tre të miturit, ndërsa janë kapur dhe janë shoqëruar për detaje të mëtejshme.Pikat e OSHEE dhe jo vetëm, janë në fokus të të miturve për tentativë të grabitjeve nga fëmijët. Edhe më herët nuk kanë munguar tentativat për thyerjen e tyre, ndërsa kanë mundur të largohen nga aty edhe me shuma të konsiderueshme parash.
-
VIDEO
I vendosën tritol në banesë, drejtuesi i PD-së në Shijak: Përveç denoncimeve politike, nuk kam konflikte me asnjë, presim përgjigjen e policisë
Drejtuesi i PD-së për Shijakun, Ilgnor Vora ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen, ndërkohë që shtoi se nuk ka dijeni për asnjë pistë hetimi.
I pyetur nga mediat në lidhje me sherrin që u tha se kishte vëllai i tij 16 vjeç, ai theksoi se nuk kanë pasur konflikt me askënd. Vora tha se po pret përgjigjen e policisë në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen, duke shtuar se përveç denoncimeve politike, nuk ka pasur asnjë konflikt.
‘Çdo gjë është e qartë, një tritol ka shpërthyer në derën e banesës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia. Pjesën e politikës ushtroj gjatë tre viteve si kryetar i qytetit të Shijakut. Presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai im është 16 vjeç. Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut qëkur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike, por që duhet të presim akoma. Jemi një familje shumë e madhe, 12 persona në një apartament. Jemi të gjithë bashkë me vëllain e madh me gjithë fëmijët e vegjël.’- tha Vora.
-
VIDEO
COVID-19/Tomini: Vaksinimi me dozat e dyta do nisë aty ku u shty data, lajmërimin nga mjeku familjes
Situata e pandemisë në vendin tonë ka shënuar përmirësime të dukshme, ku shifrat e të infektuarve, të intubuarve në spitale por edhe të viktimave për shkak të COVID kanë shënuar ulje të ndjeshme, aq sa Komiteti Teknik i Ekspertëve është në shqyrtim të lehtësimit të masave si heqje e maskave në ambientet e jashtme apo heqja e orës policore.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.
"Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t'i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset. Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime", tha Tomini.
Në lidhje me vonesën e krijuar për marrjen e dozave të dytë të vaksinës Sinovac, Tomini sqaroi se me ardhjen e dozave të reja ditën e djeshme prej 60 mijë dozave Sinovac dhe me pritjen e 500 mijë dozave të tjera nga kompania kontraktuese do të vijohet me vaksinimin masiv.
Tomini tha se doza e dytë e vaksinës do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të vendosur se kur dhe ku duhet të shkojnë për bërjen e saj. Tomini sqaroi se doza e dytë nuk mund të bëhet para kohe , por nuk ka probleme nëse ajo bëhet me vonë.
-
VIDEO
Rama në kantierin e rrugës Sukth - Maminas: Do lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik në Gjirin e Lalzit
Sezoni turistik është në prag dhe kudo po punohet për të lehtësuar sa të jetë e mundur komunikimin në zonat më të frekuentuara. I tillë është segmenti Sukth-Maminas ku po punohet për zgjerimin e trasesë, asfaltin, trotuaret dhe ndriçimin.
“Këtu jemi në një aks shumë të rëndësishëm në njësinë administrative Sukth, ku kemi filluar riparimin e një segmenti prej 6,3 kilometrash, i cili konsiston në rehabilitimin e gjithë shtresave asfaltike. Ky segment do të shërbejë për të shfryrë edhe fluksin gjatë sezonit turistik në qytetin e Durrësit, pasi do të shkarkojë rrugën e Maminasit deri në gjirin e Lalsit.” – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako gjatë inspektimit që kryeministri Edi Rama bëri sot në kantierin e rrugës.
“Gjatë gjithë aksit zgjerimi i rrugës është bërë 6 metra. Edhe atje ku rruga ka qenë më e ngushtë është rehabilituar. Atje ku ka zonë urbane rruga do të pajiset me trotuar dhe me sinjalistikë për qëndrimin e autobusëve. Do të ketë sinjalistikë edhe përgjatë gjithë aksit. Do ti vijë në ndihmë komunitetit, bizneseve që janë në këtë zonë, por edhe pushuesve që frekuentojnë këtë zonë turistike” – shtoi kryebashkiakja Sako.
-
VIDEO
Të enjten hapet Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Gati ekipi i përbashkët shqiptaro-turk
#reportTV #lajmeshqip #lajme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, ku ka deklaruar se ky spital modern do të hapet ditën e enjte. “Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Duke e konsideruar një qëndër ekselencë, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet. “Të gjithë qytetarët e rajonit të jugut, nëpërmjet sistemit të referimit me urgjencën kombëtare do të marrin shërbim të nivelit terciar në këtë spital, por edhe ata të cilët do të referohen nga struktura të tjera, duhet të kalojnë nëpërmjet sistemit të referimit. Ashtu sikurse ndodh për të gjithë spitalet e tjera në vend. E rëndësishme për të theksuar në këtë fazë, është që edhe rastet e referimit të urgjencës do të bëhen nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Urgjencës, por edhe rastet e ndërhyrjeve apo ekzaminimeve apo konsultave dhe shtrimeve të planifikuara do të bëhen vetëm me referimin e mjekëve të spitaleve rajonale, spitaleve terciare, apo spitaleve bashkiake kur nuk ofrohen këto shërbime në spitalet rajonale. Duke qenë se është një spital i nivelit terciar dhe do të jetë vërtet një qender ekselence për këto shërbime”, nënvizoi Manastirliu.
-
VIDEO
77 vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e përkujtojnë me foton e Enver Hoxhës: E bëri Shqipërinë lule!
Përmetarët kanë përkujtuar ditën e sotme 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj më 1944. Të pranishëm në ceremoni, ku u vendosën dhe kurora me lule në nder të këtij kongresi dhe dëshmorëve, ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro dhe ish presidenti Alfred Moisiu.
Për nderimin e kësaj dite historike, janë shfaqur edhe disa të moshuara të cilën në duar kanë mbajtur fotografinë e ish diktatorit Enver Hoxha, të cilët shprehin nderime ndaj tij, pasi për ta ishte ai që bëri Shqipërinë nga hiçi dhe e ktheu në një 'trëndafil'.
Vetëm Kumbaro tha se ajo është e brezit që ka rrëzuar diktaturën dhe se interpretimet historike dhe kontributin e gjithsecilit le ta vendosin historianët.
"Kjo është një datë e historisë së Shqipërisë. Mendoj se vendet ku kanë ndodhur fragmente të ndryshme të historisë. Unë jam pjesë e brezit që rrëzoi diktaturën,lërini historianët të bëjnë historinë", tha ajo.
Por për të moshuarit, të cilët përkujtojnë me mall kohën e komunizmit, e cilësojnë atë si kohën më të mirë, ku mbizotëronte rregulli dhe qetësia.
“Ky ka qenë drita e diellit për të gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur dhe i zhytur, nuk dinte që të shkruante e as të lexonte. Ky burrë e filloi nga hiçi dhe bëri uzina e fabrika. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebe e kolere. Ky qe ai burrë, që hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule si gjithë Përmeti, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi. Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, rrofshin dëshmorët e vendit. Rroftë 24 maji”, u shpreh një nga të moshuarit.