-
VIDEO
Pronari i banesës së grabitur në Lezhë: Persona të maskuar dhe të armatosur më goditën me levë hekuri
Gjergj Doçi, pronari i banesës së grabitur në Lezhë, ka treguar momentin kur u dhunua nga grabitësit në banesën e tij. Ai tregon se ato ishin të armatosur dhe njëri prej tyre kishte një hekur në dorë dhe e ishin të maskuar. Doçi, i cili ishte me të qepura në kokë nga dëmtimet që i kishin bërë, tha se nuk i njihte grabitësit.
‘Sa isha ulur që të fle dhe dëgjova zhurmë. Dolën fëmijët duke bërtit. Unë kujtova se janë duke bërë shaka se po luajnë. Kur dola shoh dy veta me maskë të e me rroba të zeza. Njëri ishte me armë njeri kishte si hekur në dorë. U thashë kush jeni ju, pasta më goditi me hekur dhe rashë pa ndjenja. Nuk i njoha ishin me maska, bëra që të çohem më goditën prapa. Gruan e kanë dëmtuar më shumë. Ku ke parët më thanë. S’kena lekë u thashë, merrni ça të gjeni. Kur kanë ik kanë ikur në këmbë. Dolën jashtë pasi i morën, ato telefona lekët. Dola ti shoh nga ikin ikën kaluan avllinë.’- tha Gjergj Doçi.
-
VIDEO
Lezhë, hyjnë për të vjedhur në banesë, grabitësit dhunojnë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij!
LEZHË- Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Report Tv mëson se gjatë natës në fshatin Spiten, persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit Gjergj Doçi për të vjedhur. Pasi janë hasur në rezistencë, grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij shtetasen Vitore Doçi, 47-vjeçe.
Policia njofton se janë grabitur një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, 460 emrat e rinj qe marrin tapine te Basha me Berishen kunder SHBA e deri tek "armiku" i Berishes diplomoi Bashen
-
VIDEO
Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë
Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit. 4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga grupi 'Për PD' të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit
-
VIDEO
Investigimi / Aferat e klanit Berisha - Gjithë vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës
Nga momenti që hyni në një spital, shkollë, ministri, ndërtesë qeveritare, gjykatë, apo edhe për të marrë një certifikatë lindje nga zyra e gjendjes civile, një person duhet të paguajë një tarifë shtesë jozyrtare ose të njohë një mik nga brenda për të marrë çdo gjë që kërkon " Ky është një kabllogram konfidencial i dërguar me 6 qershor 2008 Departamentit të Drejtësisë amerikane nga ambasadori në Tiranë, John Ëithers. Është përshkrimi i mjeruar i Shqipërisë tre vite pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës. Një Shqipëri, që lideri i Partisë Demokratike, i cili kishte fituar zgjedhjet e 26 qershorit 2005 me sloganin “Koha për ndryshim”, jo vetëm që nuk e kishte ndryshuar, por e kishte zhytur në një kënetë korrupsioni dhe nepotizmi familjar në të gjitha nivelet e Shtetit. Një sistem qeverisjeje i sëmurë, që Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë gati ta ripërsërisin, nëse do të ktheheshin në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilat po bëjnë sërish garë me një koalicion të quajtur “Aleanca për ndryshim”, i njëjti slogan i 16 viteve më parë. Zgjedhësit votuan Partinë Demokratike, por bashkë me Sali Berishën, në pushtet erdhi dhe familja e tij. Pak muaj pasi u zgjodh kryeministër, vajza e tij Argita Malltezi u kthye në Shqipëri nga Prishtina duke lënë pas një punë 6 vjeçare të mirëpaguar në Misionin e OKB-së, UNMIK, për të hapur një kompani ligjore në Tiranë. Bashkë me të kthehet edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi. Edhe vëllai i saj, Shkëlzen Berisha zbulon talentin e ekspertit dhe hap si e motra një studio ligjore, që çuditërisht e mbyll të njëjtën ditë që babi i tij lë qeverinë, në shtator të 2013. Të gjithë se bashku krijojnë në pak muaj një klan pushteti nepotik, në të cilin ftohet të bëhet pjesë edhe Lulzim Basha (edhe ai i kthyer prej pak kohësh nga Kosova dhe miku i ngushtë i Argita Berishës) që merr me vete dhe kunatin Erion Isufi. Një grup politiko-afarist me mijëra tentakula që falë mbështetjes së Sali Berishës do të dominojë i qetë deri në humbjet zgjedhore të 2013, dhe që sot, me të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz, ëndërron të kthehet në pushtet.
-
VIDEO
U kualifikua si kandidat për kryetar të PD, Kadilli: Basha është i sfiduar nga unë, s'kemi pse ti fshehim të vërtetat tona
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli këmbëngul të ketë një debat publik me Lulzim Bashën. Të vërtetat do ti ballafaqojnë në sytë e publikut thotë ai.
"Unë do vazhdoj të këmbëngul. Basha është i sfiduar nga unë për një debat publik. Sdo fillojmë tja propozojmë veten para zgjedhjeve por që sot. Nuk ka një gjë që shqetëson Pd dhe nuk shqetëson qytetarët. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut", tha ai.
-
VIDEO
Kryesia e PD-së miraton 4 kandidatura për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 emra, s'plotësojnë kriteret
Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.
4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga grup[i 'Për PD' të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ibsen Elezin nga Grupimi ‘Për PD’ nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor. Të skualifikuar janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari, për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura. Në mbledhjen e Kryesisë mungoi kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje për të mos ndikuar në vendimarrje.
Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku raporton se edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj e kishte dorëzuar kandidaturën, por ai është dorëhequr për arsye personale.
Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë. Të gjithë kandidatët që do të marrin dritën jeshile nga mbledhja e kryesisë sot në 18:00 për të vijuar garën, kanë kohë 12 ditë për fushatë me strukturat, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 13 Qershor.
Ndërkohë kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i bëri thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik.
Kujtojmë se përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Një ditë më parë, shpalli kandidaturën Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë, por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat. Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.
Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Kapet gomonia me mbi 500 kg hashash në Karaburun
Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë. Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se në gomone kishte mbi 500 kg hashash. Nga sa raportohet paraprakisht, gomonia me lëndë narkotike u gjet në vendin e quajtur Gjiri i Arushës gati për t’u nisur. Policia vijon kontrollet në zonë. Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar.
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha, fshati i familjeve të mëdha
Një udhëtim magjik në fshatin Dardhë, një fshat ndër më të bukurit në Shqipëri, me shtëpi dhe bujtina mikpritëse ndërtuar me gurë dhe me dru, sipas traditës së lashtë të dardharëve, por edhe me 30 cezma me ujra që vijnë nga burimet e malit Gramoz dhe burimet që rrjedhin nga pyjet përreth fshatit. Dardha, vendlindja e dhjetra intelektualëve, artistëve, shkrimtarëve, mjekëve dhe piktorëve të mëdhenj dhe një atraksion I madh turistik në të katër stinët e vitit. Të gjitha këto në rrëfimet ekskluzive të tre zonjave të bujtinave dardhare që sjellin me fjalën e tyre historinë e fshatit, traditat e jetesës, mikpritjen dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Dardhë pas viteve 2000. Ndiqni reportazhin “Dardha, fshati I familjeve të mëdha” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha e familjeve të intelektualëve
Sofika Balli, qytetare që e ndan jetën mes Tiranës dhe Dardhës, flet për historinë e qytetit të dikurshëm të Dardhës, familjet e mëdha dardhare që I kanë dhënë vendit dhjetra intelektualë me emër, dhjetra artistë dhe shkrimtarë, piktorë dhe mjekë nga më të njohurit në gjithë vendin. Përse dardharët lenë fshatin dhe largohen drejt Amerikës.
-
VIDEO
Veri Jug - Report Tv, Veri Jug -
Lida Kuke, banore nga Tirana, ka dhjetra vjet që vjen në fshatin Dardhë, vendi I origjinës së gjyshërve. Mrekullitë dhe magjia e fshatit ku, në stinën e verës sidomos, vijnë mijra turistë vendas dhe të huaj, për të shijuar ajrin e pastër, burimet e ujit dhe aromën e pyjeve që rrethojnë fshatin Dardhë.
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha, traditat e mikpritjes
Qytetarja korcare me banim në Dardhë Marjeta Plasa mikpret grupin e xhirimit të emisioneve Veri Jug në oborrin e shtëpisë dhe flet për vlerat dhe traditat e dardharëve, tradita të trashëguara brez pas brezi. Mikpritja e saj edhe për turistët gjatë stinës së verës.