-
VIDEO
Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze, Manastirliu: Do përdoren për të vaksinuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë! Nesër edhe 14 mijë nga Pfizer
Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar pa ndërprerë procesin e vaksinimit masiv. E pranishme në Aeroportin "Nënë Tereza", Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se këto doza do të përdoren pikërisht për qytetarët që tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.Po ashtu ajo bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca. Manastirliu shtoi se do të fillohet edhe me zgjerimin e grupit të riskut, ku së shpejti do të përfshihen edhe punonjësit e transportit publik. "Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar, doza që do përdoren për qytetarët që tashëm janë vaksinuar me dozën e parë dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Jemi duke vaksinuar sipas kalendarit ët vaksinimit, po vijojmë me punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve. Duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, do fillojmë me rritjen e grupit të riskut, duke përfshirë edhe vaksinimin e punonjësve të transportit publik. Situata me pandeminë është tashmë e normalizuar. Të hënën do të vijnë 14 mijë e 40 vaksina Pfizer nga instrumenti Covax. Brenda muajit majë do vijën edh e40 mijë vaksina Covax. I pranishëm në aeroportin "Nënë Tereza" ishte edhe Ministri Arben Ahmetaj, i cili e cilësoi mbërritjen e këtyre doza, si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit. “Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera, deri dje, është 712 mijë dhe janë më shumë se 240 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat.
-
VIDEO
Bregdeti kthehet në pistë, zhvillohet për herë të dytë gara me kuaj në Darzezë
FIER- Bregdeti i Darzezës në qytetin e Fierit është kthyer në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora.
Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti. Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë, në Garën e Kuajve Galoper, dhe gara e rezistencës. Në garën e shpejtësisë, morën pjesë 8 kuaj të racës Angleze, ndërsa u fitues u shpall kalorësi Eduard Cingo.
-
VIDEO
Pak vrojtues plazhi në Shëngjin, s’ka interes për shkak të pagës! Zv.presidenti i federatës së vrojtuesve, Neçaj: Aplikimet janë të ulta
Në Shëngjin gjasat janë të shumta që këtë sezon veror të ketë mungesë të theksuar të vrojtuesve të plazhit. Deri më tani janë çertifikuar vetëm 60, ndërsa për të mbuluar të gjithë vijën bregdetare duhen 200 vrojtues. “Aplikimet janë akoma të ulta, shpresoj që të rriten në vijim. Sigurisht që nuk i përmbush nevojat, është numër shumë i ulët për të ofruar sigurinë gjatë bregdetit shqiptar”, u shpreh Robert Necaj zv.President i federatës së vrojtuesve të plazhit. Paga e ulët është një nga arsyet kryesore për mungesën e vrojtuesve të plazhit, por sipas Neçajt kjo nuk është e vetmja. “Mungesa e kulturës, për ta ushtruar këtë profesion. Bizneset e quajnë diçka formale dhe e marrin sa për të filluar sezonin, ndërsa e treta pjesa e pagesës sepse shumë janë të pakënaqur me aq sa ofron një biznes,”-tha ai. Në sezonet e kaluara një nga problemet ka qenë edhe largimi nga vendet e punës të vrojtuesve të plazhit. Për këtë situatë është menduar një zgjidhje. “Këtë vit do ketë një grup i cili do ndjekë ecurinë e punës së vrojtuesve të plazhit përsa i takon largimit nga vendi i punës. Në rast se vërehen shkelje, të cilat sjellin edhe pasoja të rënda në sezonin veror do ketë penalitete që fillojnë nga revokimi i licensës deri në ndjekjen penale të vrojtuesve,”-deklaroi ai. Mungesa e vrojtuesve të plazhit në sezonet e kaluara ka qenë një problem shqetësues, pasi nuk janë të pakta rastet kur pushuesit humbin jetën, ndërsa edhe këtë sezon duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.
-
VIDEO
Bregdeti kthehet në pistë, zhvillohet për herë të dytë gara me kuaj në Darzezë
FIER- Bregdeti i Darzezës në qytetin e Fierit është kthyer në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora. Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti. Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë, në Garën e Kuajve Galoper, dhe gara e rezistencës. Në garën e shpejtësisë, morën pjesë 8 kuaj të racës Angleze, ndërsa u fitues u shpall kalorësi Eduard Cingo. ‘Kam një garë të dytë është 23 km me garë rezistence me Lunën Kampion. Kjo ishte garë shpejtësie dhe fituesi u shpalla unë’- tha Cingo. Ndërsa në garën e dytë atë të rezistencës që ishte 23 kilometra e gjatë, pjesëmarrës ishin 9 kuaj. Fituesit e garave përpos kupës dhe medaljes marrin edhe një shpërblim monetar. ‘Kjo garë ka dy vite që po zhvillohet në plazhin e Darzezës. Ne do të ndajmë 3 vendet e para kanë tre kupa, do t’i shpërblejmë për t’i motivuar. Vendi i parë ka 1500 euro, i dyti ka 1000 euro, i treti ka 500 euro. Ne vetëfinancohemi, nuk na financon njeri.’- tha njëri prej organizatorëve. Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti.
-
VIDEO
Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, Manastirliu: Nesër edhe 14 mijë doza Pfizer
Kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza" 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në Favebook, kryeministri bën me dije se po ashtu, të hënë prite të vijnë edhe doza të tjera nga vaksina Pfizer.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë", thotë Rama.
-
VIDEO
‘Mos ma vrit fëmijërinë’, marshim në shenjë protestë kundër abuzimit seksual në Tiranë
Ditën e sotme po zhvillohet një marshim nga qytetarët kundër abuzimit seksual të të miturës 15 vjeçare në Rrëshen.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në shenjë sensibilizmi në një marshim në sheshin ‘Skënderbej’. Ata mbanin pankarta të shumta në duar ku mes të tjerave lexoheshin frazat: “Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko Djalin”, etj.Me daulle e thirrje, marshimi i qytetarëve kanë vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës. Ata u drejtuan nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
-
VIDEO
Defender Europe 21 'zbarkon' në Tiranë, Yuri Kim: Me Shqipërinë aleatë sot nesër dhe përgjithmonë!
Një helikopter “Cougar”, me 3 ushtarë të forcave speciale të cilët qëndronin të lidhur në një litar, ndërkohë që ishte vendosur edhe flamuri shqiptar dhe ai amerikan, fluturoi mbi sheshin Nënë Tereza. Ndërsa nga korpusi i universitetit 'Nënë Tereza' u krye edhe një tjetër ushtrim, ku ushtarët shqiptarët zbritën me litarë duke qëlluar më plumba manovër.
Kështu ka vijuar stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” në vendin tonë, këtë të diel e cila u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.
Stërvitja ‘Defender 21’ bëri bashkë në sheshin 'Nënë Tereza', ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin e vendit Edi Ramën dhe presidentin Ilir Meta. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Gjatë fjalës së saj diplomantja amerikane Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA do të jetë mbi çdo gjë dhe se Amerika do të jetë aleate përgjithmonë me Shqipërinë. Kim theksoi se ‘Defender 21’ hapi një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe se Amerika ka një aleat të vërtetë si Shqipëria.
Ndërkohë në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi ambasadoren Yuri Kim, ku tha se i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Ramës, misioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore njerëzore të Forcave të Armatosura, duke i bërë thirrje të rinjve që ta shohin atë si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre.
Sakaq presidenti Ilir Meta në fjalën e tij ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për forcat tona të armatosur. Meta nënvizoi se Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizëm.
Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshira që ta ndjekin nga afër. “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.
-
VIDEO
Protestë në Kurbin për spitalin e premtuar, banorët: Puna është pezulluar prej dy muajsh
Prej dy vitesh banorët e Laçit janë pa spital! Godina e vjetër u shemb si pasojë e dëmtimeve të mëdha që mori nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ndërtimi për spitalin e ri që kap vlerën e 349 milionë lekë nisi në 2 shkurt të këtij viti, dhe u premtua se do të përfundonte për 4 muaj. Mbetja e punimeve ende në themele ka ngritur banorët e Kurbinit dhe aktivistët e shoqërisë civile në protestë
“Unë jam paraplegjik, i sëmur dhe duhet me shkuar në Lezhë ose në Tiranë për të bërë vizitat. Ka qenë një premtim për ta bërë shpejt por nuk u bë, në Fier u bë këtu jo”, tha një nga banorët.
“Kërkojmë nga drejtoria e spitalit Laç, drejtoria rajonale Laç, dhe Ministria e Shëndetësisë, të bëjë të njohur projektin, procedurat e tenderimit dhe të japë llogari për mungesën e tij deri më sot dhe për mungesën e informacionit të publikut”, pohoi aktivistja e shoqërisë civile.
“Në fillim na u premtua që do mbaronte për 6 muaj, kaloi 1 vit e gjysmë dhe pavarësisht se jemi në pandemi askush nuk mori përsipër që të mbante premtimin tha një tjetër qytetar.
Janë rreth 70 mijë banor të Kurbinit që kanë mbetur pa shërbim shëndetësor, dhe për çdo kontroll sipas tyre duhet ti drejtohen Lezhës ose Tiranës. Sipas deklaratave të kaluara të ministres Manastirliut dhe kryeministrit Rama spitali do të ketë të organizuar brenda një godine, shërbimin e urgjencës, poliklinikën, fizioterapinë, imazherinë, si dhe repartin e pediatrisë dhe maternitetin. Ky investim kryhet me fondet e shtetit.
Interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për këtë situatë, Report Tv mëson se shërbimi i Urgjencës është siguruar që në momentet e para pas dëmtimit nga tërmeti, në një ambient pranë Spitalit të Kurbinit. Të njëjtat burime thanë se ky ambient është i përshtatur edhe me terapi intensive, ndërsa shërbimet e planifikuara kryhen në Lezhë.
-
VIDEO
Defender Europe 21në Tiranë, qytetarët shohin mjetet e takohen me ushtarakët në sheshin Nënë Tereza
“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të parë mjetet ushtarake dhe kanë takuar ushtarakët e huaj e ata shqiptarë.Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është mikpritësja e saj.
-
VIDEO
'Defender 21', Niko Peleshi: Mundësia më e madhe për të testuar kapacitet tona!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ka bërë sot thirrje të rinjve që të shohin Forcat e Armatosura si një "mundësi të artë" për karrierë. Në fjalën e tij nga Sheshi "Nënë Tereza", Peleshi tha se "Defender 21" ka qenë mundësia më e madhe e për të testuar kapacitetet ushtarake të vendit tonë.
"Sot është një ditë e hapur e stërvitjes Defender 21, më e madhe e zhvilluar në dekadën e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sot e kemi sjellë këtë stërvitje në zemër të Shqipërisë për ta sjellë para qytetarëve për të treguar të gjithë masën civile që Ushtria jonë ka. Kemi zhvilluar një ditë të hapur në Durrës e Vlorë, sot po e zhvillojmë në kryeqytet, ku në të gjithë hapësirë shqiptare mijëra trupa amerikane, pranë atyre shqiptare po stërviten për të dhënë siguri, paqe stabilitet dhe qetësi qytetarëve tanë. Kjo përpjekje ka për qëllim të mbajë paqen, të forcojnë demokracinë, të na bëjë të flemë të qetë e të jemi të sigurt për të ardhmen. I kemi dhënë sot mundësi qytetarëve që ta prekin me dorë se ça do të thotë të jesh krenar që je shqiptar. Pas 12 vitesh anëtarësi në NATO, sot ka qenë mundësia më e madhe e historisë tonë për të testuar veten dhe kapacitetin tonë. I bëj ftesë të rinjve ta shohin në karrierën e tyre si një mundësi të artë pjesëmarrjen pranë Forcave të Armatosura", tha Peleshi.
-
VIDEO
“Defender 21”, spektakël në qiellin e Tiranës: Helikopteri fluturon me tre ushtarë të kapur në litar
“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të Tiranës. Helikopter ushtarak ka fluturuar me tre ushtarë të kapur në litar. Ushtarët shqiptarët kanë demonstruar stërvitjen ushtarake ditën e sotme, teksa po zbresin nga godina e Korpusit Universitar ‘Nënë Tereza’.
-
VIDEO
Forcat shqiptare 'pushtojnë' Universitetin e Tiranës, 'plas' arma te stërvitja Defender Europe 21
Ushtarët shqiptarët kanë demonstruar ditën e sotme teksa po zbresin nga Korpusi Universitar ‘Nënë Tereza’. Ushtarët shqiptarë kanë bërë zbritje nga Korpusi me litarë dhe të armatosur.