-
VIDEO
Avokati francez, ndër më të shtrenjtët në Evropë, kush do e paguajë?! Berisha nuk i përgjigjet pyetjes e nuk bën transparencë financiare duke konfirmuar akuzat
Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para gazetarëve për t'i hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.
Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.
-
VIDEO
Sezoni në qershor, studentët do të bëjnë provimet online, rektori Artan Hoxha: Për disa lëndë specifike, provimet në auditor
Sezoni i provimeve për pjesën më të madhe të fakulteteve do të nisë në muajin qershor. Universitetit Tiranës ka vendosur që provimet të zhvillohen online, ndërsa vetëm disa lëndë specifike do të bëhen në auditore
-
VIDEO
Avokati francez, ndër më të shtrenjtët në Evropë, kush do e paguajë?! Berisha nuk i përgjigjet pyetjes e nuk bën transparencë financiare duke konfirmuar akuzat
Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para gazetarëve për t'i hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.
Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.
Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan. Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat.
Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.
-
VIDEO
Do e dorëzosh mandatin? Berisha: Do ta dyfishoj
Sali Berisha e ka mbyllu konferencë me një batutë por duke dhënë një mesazh të qartë se ai nuk ka në plan të largohet nga politika edhe pse ndaj tij është dhënë vendimi më i rëndë nga SHBA duke e shpallur atë 'non grata'. I pyetur nëse do të jap dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha se do ta dyfishojë atë, dhe se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika.
Gazetarja: Pasi të vesh dinjitetin në vend, do heqësh dorë nga mandati
Berisha: Unë tash se dhe a do e dyfishosh
-
VIDEO
Bëre fajtor Sorosin? Berisha: Po ndryshonin kufijtë në Ballkan
Ish-Kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse e akuzon George Sorosin për vendimin e DASH u përgjigj se ka rezistuar ndaj një projekti për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
"Jo nuk e them që është George Soros por them se kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm sa ju nuk mund ta imagjinoni. Por interesi i vendit tim e kërkonte që unë të thosha atë që mendoja. Unë kam qenë një prej njerëzve me qëndrimin më të fortë në luftën kundër drogës", tha Berisha.
-
VIDEO
Heshtja e Metës për vendimin e SHBA, Berisha: Është normale, unë flas vetë
Presidenti Ilir Meta, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sali Berishës në jetën politike, nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur 'non grata' Sali Berishën. I pyetur për heshtjen e Metës, Berisha tha se kjo është normale dhe nuk ka pse të reagojë dhe se ai prononcohet vetë për rastin.
-
VIDEO
Berisha: Blinken nuk mund të mbrohet nga imuniteti i tij në gjykatë! Dinjiteti im s'mund të preket nga montazhet politike për të më dëmtuar
Sali Berisha tha se sekretari amerikan i shtetit Blinken nuk mund të mbrohet në gjykatë nga imuniteti pasi akuzat e tij Berisha i cilësoi si montazhe politike që i janë bërë atij për ta dëmtuar dhe cenuar dinjitetin.
Zoti Blinken mundet të pretendojë se si pas rregullave si ministër i punëve të jashtme, ai përfiton nga imuniteti, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, çka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale në ushtrimin e funksionit, por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autori i një komenti dhe montazhi politike për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Pra sipas avokatit tim që unë kam konsultuar zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padis dhe do të dënohet nga gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, një admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit kryesor të kombit shqiptar. Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin ti e zhvlerëson atë për vetën e tij, familjen dhe miqtë dhe komunitetin ku jeton. Unë kam qenë president i republike, kryeministër dhe kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëjë gjithçka për nderimin e këtij dinjiteti., Sot jam qytetar privat dhe jam përgjegjës për dinjitetin tim. Ka qenë dinjiteti i munguar s epo po të kthemi 40 vite pas mua do të më gjenit një kardiolog pasionant, një njeri i shëtitur që jetonte absolutisht jo keq, kishte një banesë 30 metra më e vogël nga kjo që kam sot por kishte një problem nuk kishte dinjitet ky njeri. Shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi. Jo si një akt ndaj shteteve të bashkuara për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja por ndaj një njeri i cili pa reshtura asnjë prova asnjë fakt asnjë argument ka ngritur këta akuza që nuk i ka ngritur askush ndaj meje, asnjë kundërshtar, tha Berisha.
-
VIDEO
Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Jam këtu për t'ju infiormuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha mbërrin për konferencën për shtyp, pritet nga mbështetës me duartrokitje
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur për të mbajtur konferencën për mediat pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, së bashku me familjen e tij.
Berisha është pritur para dyerve të hotelit ku do të mbajë konferencën me duartrokitje nga disa simpatizantë.
-
VIDEO
Një ditë më parë u fut në ‘listën e zezë’ të SHBA, Sali Berisha konferencë për shtyp
Sali Berisha, 2 herë i zgjedhur President i Republikës, 8 vite Kryeministër i vendit dhe për 30 vite lider i së djathtës, do ta mbyllë karrierën e tij në 'luftë' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
-
VIDEO
AMF: Ndryshimet për siguracionin e makinave që hyjnë në nga 1 korriku, kohë më e shkurtër dëshmpërblimi dhe zgjidhje mes palëve
Në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.
-
VIDEO
Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, lihet në burg 15-vjeçari Ergys Malja! Zbardhet dëshmia e tij: Ibrahim Lici na doli përpara, e qëlloi dhe i tha 'qofsh i xhenetit'
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për 15 vjeçarin Ergys Malja. Në dëshminë e dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Shkodrës mësohet se Ergys Malja ka akuzuar Ibrahim Licin si autorë të vrasjes së Mustafës. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.