• VIDEO

    Ekzekutohet një person në Vlorë, qëllohet mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi

    Një person është ekzekutuar mbëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia. Gjithashtu janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur para pallatit të Sportit në Vlorë, ndërkohë që ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • VIDEO

    ’Molla e sherrit’ për 1 ha tokë,hakmerret djali i hallës/Zhvarros dhe zhduk eshtrat e dy foshnjave

    Ngjarja daton shumë vite më parë, kur dy fiset u zunë për një tokë prej 1 ha, e cila në bazë të ligjit i është rikthyer familjes Përlesi. Në shenjë hakmarrje djali i hallës, Arben Lleshi me të cilin ishte në konflikt, zhvarros eshtrat e foshnjave të kushërirës dhe më pas i zhduk. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur çifti Përlesi mësuan se, në të njëjtin varr ku preheshin më parë dy foshnjat, tashmë prehet një tjetër person, po nga i njëjti fshat. Familja Përlesi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të gjetur drejtësinë e munguar nga institucionet, pasi edhe pse janë drejtuar në disa dyer, prej katër vitesh çështja nuk ka gjetur zgjidhje. Ata ndjehen ende të kërcënuar me jetë, pasi jo rrallë herë ka ndodhur që Angjelina të jetë dhunuar nga kushëriri i saj. Çifti nga Mirdita u zhvendosën në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës,vite më parë, aty ku do lindën edhe problemet e mëdha mes dy fiseve.

    Konfliktin për pronën unë e kam me Arben Lleshin, të cilin e kam djalin e hallës. Ai më ka thënë shprehimisht se do të marr hak ndaj teje.Unë e kam përfituar atë tokë, pasi ata na e kanë marrë me dhunë. Pas 20 vitedh prona u rikthye tek unë, por ata më kanë kërcënuar gjithë kohës. Për 20 vite, ata na e kanë mbajtur peng. Prej 4 vitesh ne nuk dimë se ku ndodhen eshtrat e fëmijëve. Në varrin ku preheshin foshnjat është futur një tjetër person.Ne nuk e kemi ditur se eshtrat ishin zhvarrosur. Kur pamë që një tjetër person ishte varrosur aty.Kjo ka ndodhur në vitin 2017. I kam shkuar atje dhe ai më ka thënë se të vras dhe djalin. I jam drejtuar policisë, prokurorisë për këtë çeshtje, por nuk kam gjetur zgjidhje. Kemi katër vite që nuk kemi gjetur drejtësi’

    Angjelina Përlesi akuzon dretpërdrejtë djalin e hallës Arben Lleshi dhe një tjetër bashkëfshatar të tyre, Pjetër Vlashin.

    Familja Lleshi dhe Pjetër Vlashi e kanë bërë këtë punë. Pjetër Vlashi, në vendin ku preheheshin dyfëmijët tanë, ka varrosur djalin e tij, i cili humbi jetën nga një aksident. Toka naështë rikthyer vitet e fundit, por nuk dimë ku janë eshtrat e foshnjave. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, na kanë kërcënuar dhe djemtë, njërin e kam dërguar jashtë vendit

    Të dy palët e akuzuara, pas dëshmisë në studio reaguan gjatë transmetimit live, ku hodhën poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj tyre. Ata thanë se kjo histori është një trillim.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    S’ka blerës, tregtarë në Librazhd: Po falimentojmë, jemi në luftë për mbijetesë! 200 lekë xhiro në ditë, është tmerr

    Çdo ditë e më shumë tregu industrial i Librazhdit i ngjan një vendi të braktisur.

    Siç pohojnë dhe vetë tregtarët ka ditë që bizneset ambulante nuk arrijnë të nxjerrin më shumë se 20 lekë fitim në ditë. 

    “Shumë vështirësi, se s’ka njerëz, nuk ka blerës. Ndikon se njerëzit nuk kanë lekë nuk kanë me çfarë të blejnë dhe kështu që vijmë këtu rrijmë dhe asgjë nuk çojmë në shtëpi”, thotë një tregtare. 

    “Shumë dobët, nuk ka punë fare. Nga ana tjetër taksën e Bashkisë duhet ta paguajmë, se duhet paguar. Që vjet, që u bë izolimi dhe deri tani nuk ka fare. Pothuajse ka ditë që ne nuk çojmë kokërr leku në shtëpi. Luftë për mbijetesë është, të arrish të bësh 200 lekë të vjetra xhiro, e ç’a është 200 lekëshi? E të shkosh në shtëpi me 200 lekë është tmerr”, shprehet një tregtare tjetër ambulante.

    Të dëshpëruar për shkak të rënies së fuqisë blerëse tregtarët thonë se ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në mungesën e tregut, janë largimi i qytetarëvë jashtë vendit , papunësia dhe të ardhurat e pakta ekonomike.

    “Hiç fare, nuk nxjerrim dot bukën e gojës me këtë xhiro, shumë e keqe situata. Treg s’ka hiç fare, këtu ka mbaruar tregu. Shko tek komuna, nga pazari nuk ka punë fare”,thotë një tregtar në Librazhd.

    “Aq e rëndë është situata sa 1000 lekë të vjetra, nuk e bën xhiro në ditë, po ç’a të bësh, ja ku është malli këtu dhe me kile nuk shitet”, shpreh një tregtare

    Viti pandemik duket se ka ndikuar në thellimin e krizës ekonomike në Librazhd.

  • VIDEO

    Protestë për ujrat e zeza në Durrës, banorët e ish-Kënetës: Gjatë verës vjen erë e padurueshme

    DURRËS- Me pretendimin se Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të përmirësuar sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, banorët e rrugës "Gjergj Balshaj" në zonën e ish Kënetës janë ngritur në protestë.

    Përveçse banesat e tyre nuk janë të lidhura me kolektorët e qytetit, ata shprehen se edhe ujërat e zeza derdhen në kanalet kulluese para pronave të tyre, duke bërë që era e keqe të jetë e padurueshme. Situata rëndohet edhe më tepër me rritjen e temperaturave.

    Vijnë dy kolektorë kryesor. Nga Porto Romano dhe Konservimi. Derdhen këtu. I lutemi Bashkisë dhe qeverisë që ujërat e zeza ti çojnë në kolektorin kryesor. Nuk dalim dot në derë. Jemi më shumë se 300 familje. E kemi ngritur kaq herë si problem dhe nuk na kanë dhënë zgjidhje. Të marrin masa që mos të vdese populli nga malarja e infeksionet e tjera”, tha një banor.

    “Ju po e shikoni vetë realitetin e këtij komuniteti. Të bëjnë kanalin. Kjo na intereson. 20 Vjet këtu rrimë. I lutem qeverisë të vejë dorë se po na marrin shpirtin. Këtu nuk rrihet. Është skandal. Nuk kanë ku të shkojnë se nuk ka kolektor”, u shpreh një tjetër.

    “Duhet të bëhet sa më shpejt. Mushkonjat të mbysin. Do na vije malarja”, tha një tjetër.

    Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj.

    “Qytetarët kanë kërkesën më normale të mundshme. Të rregullohet kanali. Ky është Durrësi turistik i vitit 2021. Kanë 20 vite që drejtojnë bashkinë dhe 8 vite qeverinë dhe ja ku janë. Shikoni si është gjendja këtu. Gjithçka flet vetë”, tha kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

  • VIDEO

    Rrëzohet duke luajtur me biçikletë, plagoset rëndë 10-vjeçari në Maliq! Niset me helikopter drejt Tiranës

    Rrëzohet duke luajtur me bicikletë 10 vjecari në fshatin Leminot të Maliqit. Gjendja e tij është tepër e rëndë. Pasi u mbajt në intubim, 10-vjeçari po transportohet drejt Tiranës me helikopter për kurim më të specializuar.

    Burime nga spitali bëjnë me dije se 10 vjeçari ka pësuar dëmtime në mushkëri.

  • VIDEO

    'Non grata', ja dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha eliminoi zyrtarët që s' firmosën në favor të Jamarbër Malltezit

    Parulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij. Për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.

    Në pjesën e dytë të investigimit do të tregojmë gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha edhe me firmën e vetë kryeministrit bënë për t'i dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë, pas një inspektimi skandaloz që njerëz të Berishës ja ngarkuan personalisht njërit nga ish-pronaret përfitues të pronës.

    Në nëntori 2005, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh.

    Ajo që del është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t'i shërbente shefit të tyre. Një mënyrë për të konceptuar pushtetin në shërbim të familjes dhe në konflikt të hapur interesi që klani i Berishës është gati ta ripërsërisë.  

  • VIDEO

    Drejtori i Policisë Rrugore: Trafiku në Tiranë i rënduar nga punimet! Do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve

    Qarkullimi në kaos për shkak të trafiku të rënduar në Tiranë, është pasojë e punimeve jo vetëm në Unazën e Madhe, por edhe brenda saj, deklaroi drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj.

    "Në shumë akse rrugore, qoftë brenda qytetit por edhe në zona të tjera, siç është unaza e Tiranës bëhen punime dhe në shumë raste krijohen radhë të gjata dhe me kolona që ne duhet t’i respektojmë", shprehet Tarkaj.

    Nga ana tjetër në daljen e tij para mediave, Tarkaj foli për masat e shtuara pas numrit të lartë të aksidenteve.

    Do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrij i sigurt në destinacionin e tij dhe nga ana tjetër nuk do të toleroj asnjë shkelje të Kodit Rrugor.

    Në muajin maj të vitit 2021, në Kodin Rrugor të Republikës u aprovuan ndryshime të rëndësishme të dispozitave kryesore të normave të sjelljes, por jo vetëm. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore ka qenë e përfshirë në këtë proces të rëndësishëm.

     

  • VIDEO

    Kërkon shoqen e rinisë, 72-vjeçari: Dua ta takoj dhe t’i them...

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    ’Molla e sherrit’ për 1 ha tokë! Pas konfliktit, djali i hallës hakmerret duke i zhvarrosur dhe zhdukur eshtrat e dy foshnjave

    Ngjarja daton shumë vite më parë, kur dy fiset u zunë për një tokë prej 1 ha, e cila në bazë të ligjit i është rikthyer familjes Përlesi. Në shenjë hakmarrje djali i hallës, Arben Lleshi me të cilin ishte në konflikt, zhvarros eshtrat e foshnjave të kushërirës dhe më pas i zhduk. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur çifti Përlesi mësuan se, në të njëjtin varr ku preheshin më parë dy foshnjat, tashmë prehet një tjetër person, po nga i njëjti fshat. Familja Përlesi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të gjetur drejtësinë e munguar nga institucionet, pasi edhe pse janë drejtuar në disa dyer, prej katër vitesh çështja nuk ka gjetur zgjidhje. Ata ndjehen ende të kërcënuar me jetë, pasi jo rrallë herë ka ndodhur që Angjelina të jetë dhunuar nga kushëriri i saj. Çifti nga Mirdita u zhvendosën në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës,vite më parë, aty ku do lindën edhe problemet e mëdha mes dy fiseve.

    Konfliktin për pronën unë e kam me Arben Lleshin, të cilin e kam djalin e hallës. Ai më ka thënë shprehimisht se do të marr hak ndaj teje.Unë e kam përfituar atë tokë, pasi ata na e kanë marrë me dhunë. Pas 20 vitedh prona u rikthye tek unë, por ata më kanë kërcënuar gjithë kohës. Për 20 vite, ata na e kanë mbajtur peng. Prej 4 vitesh ne nuk dimë se ku ndodhen eshtrat e fëmijëve. Në varrin ku preheshin foshnjat është futur një tjetër person.Ne nuk e kemi ditur se eshtrat ishin zhvarrosur. Kur pamë që një tjetër person ishte varrosur aty.Kjo ka ndodhur në vitin 2017. I kam shkuar atje dhe ai më ka thënë se të vras dhe djalin. I jam drejtuar policisë, prokurorisë për këtë çeshtje, por nuk kam gjetur zgjidhje. Kemi katër vite që nuk kemi gjetur drejtësi’

    Angjelina Përlesi akuzon dretpërdrejtë djalin e hallës Arben Lleshi dhe një tjetër bashkëfshatar të tyre, Pjetër Vlashin.

    Familja Lleshi dhe Pjetër Vlashi e kanë bërë këtë punë. Pjetër Vlashi, në vendin ku preheheshin dyfëmijët tanë, ka varrosur djalin e tij, i cili humbi jetën nga një aksident. Toka naështë rikthyer vitet e fundit, por nuk dimë ku janë eshtrat e foshnjave. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, na kanë kërcënuar dhe djemtë, njërin e kam dërguar jashtë vendit

     

  • VIDEO

    'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë!

    Me thirrjet 'ti nuk je vetëm' apo 'përdhunimi është krim', dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona.

    Ngjarja e rëndë bëri bashkë shumë persona, të cilët akuzojnë shtetin që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore.

    "Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund", shkruhet nëpër pankartat që protestuesit mbajnë në duar, ndërsa i pranishëm në protestë është edhe Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.

    Po ashtu ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se 'indiferenca vret'.

    E mitura nga Rrësheni u përdhunua nga 5 persona për disa javë me radhë, të cilët e shantazhuan atë me video intime.

    Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

  • VIDEO

    Avokati Beqiri: SHBA e ka dosjen mal me prova për Berishën, askush në botë s' ka kryer aq krime sa ai!

    Avokati Idajet Beqiri e ka cilësuar padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken të paprecedentë dhe të papërgjegjshme pasi ai është duke hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe se për të nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër. Në një intervistë për Report Tv, avokati tha se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet, ndërsa shtoi se një pjesë të krimeve Berisha i ka pranuar edhe vetë me gojën e tij, ku janë me zë e figurë në të gjitha mediat.

    "Padia është një rast i paprecedentë dhe tregon vijueshmërinë e qëndrimeve të papërgjegjshme të tij. Edhe një padi kundër sekretarit Blinken, çdo gjykatë do i thoshte se nuk ke të bësh me të pasi ai flet në emër të qeverisë amerikane dhe duhet t'i drejtohesh asaj dhe jo këtij individi. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai  e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve , e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper", tha Beqiri.

    Avokati tha se krimet e Berishës janë aq të rënda dhe të mëdha sa nuk ka asnjë në botë që ia kalon dosjes së tij aq sa ai mund të krahashohet lehtësisht me kriminelët e luftërave botërore. Gjithashtu Beqiri u shpreh i bindur se SPAK do të nis shumë shpejt një hetim për Sali Berishën dhe se atë nuk do të zërë shtatori në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

    "Nuk e ekzagjeroj kur them se me kaq krime që ka kryer Berisha askush në botë nuk ka një numër të lartë provash dhe veprash të rënda sa ka kryer ky, ky po afrohet te kryekriminelët e luftërave botërore. Në këtë aspekt po të thanë non grata  në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori  pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime.  Një procedim panel do të nis shumë shpejt kundër tij dhe familjarëve të tij", tha Beqiri.

     

  • VIDEO

    Report TV siguron pamjet, si u dhunua brutalisht marokeni nga kamarierët në Durrës! E godasin me grushte dhe shqelma në sy të klientëve

    Report Tv ka siguruar pamjet sesi është dhunuar brutalisht nga kamarierët e një lokali në Durrës refugjati maroken Elmedi Nouak, i cili prej tre muajsh jetonte në Durrës. Në pamje shihet se dy kamarierët e dhunojnë duke e goditur me grushte dhe më shqelma.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 19, ndërkohë që policia reagoi zyrtarisht duke njoftuar se është dhunuar nga kamarierët, pasi kishte shqetësuar klientët.

    Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv