-
VIDEO
'Defender 21', Peleshi:Të privilegjuar që jemi vendi pritës! Qytetarët kanë mundësi të shohin kapacitet e Ushtrisë Shqiptare
Trupat e Ushtrisë Amerikane dhe ata të Ushtrisë Shqiptare po zhvillojnë sot në Pasha Liman të Vlorë stërvitjen e radhës në kuadër të "Defender 21". Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku ky i fundit tha se ndjehet i privilegjuar që Shqipëria është vend pritës i kësaj stërvitje ushtarake. Peleshi tha se është një mundësi për qytetarët që të shohin kapacitet e Ushtrisë Shqiptare.
-
VIDEO
'Defender 2021', Kim nga Vlora: Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, janë dominues! Do doja të shikoja më shumë zhvillim ekonomik për Shqipërinë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi nga Vlora se kur aleatët e NATO-s bëhen bashkë ato janë dominues.
“Është një rritje domethënëse për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë. Këtë javë kemi vizituar Kuçovën për të parë operacionin tokësore. Sot jemi në Pashaliman për të parë operacionet detare.
Kur aleatët e natos bashkëpunojnë me njëri tjetrin janë dominues në tokë, ajër det. Zhvillime të mëdha të biznesit në një front tjetër. Mendoj si ambasadore e SHBa në shqipëri do të doja të shikoja më shumë zhvillim ekonomik për vendin se Shqipëria është vend i shkëlqyer, kjo është diçka për të cilën duhet të punojm ësë bashku unë bëj pjesën tone ju tuajën”, tha Kim.
-
VIDEO
Berisha ‘Non Grata’: Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin! Zhvillimet pozitive duhet të vazhdojnë
Askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar ambasadorja Yuri Kim e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur non grata Sali Berishën.
“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë.
-
VIDEO
Zbulimi dhe shpërthimi i minave, stërvitja e ‘Defender 21’ në bazat e batalionit të luftimeve në Zall Herr
Vijon stërvitja ushtarake “Defender 21” dhe sot ushtarët janë në bazat e batalionit të luftimeve tokësore në Zall Herr.
“Makinat e zbulimit të minave”, ky do të jetë ushtrimi për sot, si gjenden minat. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ndodhet në vendin e stërvitjes dhe nga atje nis pamjet e makinave që do të shërbejnë për gjetjen dhe shpërthimin e minave. Ai do të raportojë mbi zhvillimin e stërvitjes.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 21 maj 2021, Berisha padit sekretarin amerikan të shtetit.
Vijon jehona e shpalljes “non grata” nga SHBA-të të ish-kryeministrit Berisha. Telefonuesit komentojnë dhe analizojnë edhe padinë për shpifje ndaj sekretarit të shtetit.
-
VIDEO
“Për 1 mln euro i bëj me qejf dy vite burg” telefonuesi i zhgënjyer: Dënimi i Llallës qesharak
“Dënimi me dy vite burg i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është qesharak”. I këtij mendimi ishte një zotëri që telefonoi në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se për 1 mln euro edhe ai i bën me qejf dy vite burg.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 21 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, familjet e reja qe marrin tapine te Sali Berisha i shpall lufte SHBA-se e deri tek perse ne France,Sali?
-
VIDEO
Rama poston video nga Pediatria e re në QSUT: Një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot me një video nga Pediatria e re në QSUT, që e konsideron një investim të shumëpritur. Sipas Ramës Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët.
-
VIDEO
Berisha non-grata,Topi : SHBA ka shumë informacione, Hajdari ironi me padinë e Berishës
Emisioni Repolitix në pjesën e parë, intervistë me ish-presidentin Bamir Topi. Ç’mendon Bamir Topi për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata Sali Berishën dhe padinë e këtij të fundit ndaj zyrtarit të lartë amerikan. Në pjesën e dytë ish-prokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari komenton vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin e Ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjithashtu Hajdari ka komentuar dhe padinë e ngritur nga Berisha ndaj sekretarit amerikan të Shtetit.
-
VIDEO
Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së
Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë.
-
VIDEO
E futën në ‘listën e zezë’, Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Sekretari Blinken shpifi, prova të fabrikuara zyrën e Edi Ramës
Sali Berisha do ta mbyllë karrierën e tij në 'luftë' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilin e ka paditur në një gjykatë në Francë për shpifje.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale
Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.
I ftuar në emisionin Repolitix, në Report Tv, Bamir Topi thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thotë se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë.Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.