• VIDEO

    E rrëmbejnë në moshën 15-vjeçare, humb kontaktet me familjen/Vajza shfaqet në TV, rrëfen të vërtetën

    Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Një tjetër skandal zbulon në 'Pa Gjurmë' korçarja, ndërsa thotë se, që ditën kur ajo u lidh me gazetarët e emisionit shkurtin e këtij viti, tutorët e kërcënojnë me jetë. Ata i vunë kusht, të tërhiqte dënoncimin nga programi, në të kundërtën t'u paguante 20-mije euro gjobë.Por si nisi trafikimi i Suela Broshkës në shtetin grek që prej moshës 15-vjeçare ?Kjo histori zë fill në vitin 2002, kur ende një e mitur asokohe bashkë me familjen Suela Broshka emigroi në Greqi. Atje njihet me Trëndelina Zerollari, gruan nga Fieri e cila e mashtroi duke e trafikuar. Por ngjarjet që pasuan më pas ishin akoma edhe më të rënda për vajzën nga Korça, e cila sot është shtatzënë në sajë të një abuzimi seksual."Emigrova drejt Greqisë në moshën 15 vjeçare sëbashku me familjen. U njoha me një zonjë, e cila në Greqi mbante emrin Eleni Vasiliu. Ajo më premtoi së do më gjente një vend pune, ndërsa më strehoi në shtëpinë e saj. Aty u abuzova seksualisht nga disa grek, të cilët Eleni i gjente si klientë dhe mi sillte në shtëpi. Ajo u bë tutorja ime. Gjeta mundësinë dhe u hodha nga dritarja, u largova dhe përfundova në polici'- rrefen mes loteve 34-vjeçarja.Pas denoncimit ne polici, e mitura riatdhesohet duke perfunduar tek gjyshërit e saj në Korçë, ndërkohe familja jetonte ende në Greqi e kishte shpallur të zhdukur. Kontaktet u rilidhën dhe prindërit e rimarrin sërish vajzën e tyre në Greqi. Duke menduar se i shpëtoi mankthit, që e përndoqi prej vitesh, Suela martohet duke u bërë nënë e një vajze. Një martesë, që për ironi të fatit përfundoj në divorc, dhe këtu për 34-vjeçaren historia përsëritet. Kur dukej se gjithçka kishte marr fund, vajza nga Korça do të pësonte një tjetër dramë të jetës. Gruaja që e dorëzoi tek trafikantët grekë do të rikthehej për të marr hak. Pasi mëson se gruaja ishte divorcuar, Trëndafile Zerollari arrin t'i gjejë vendndodhjen. Një person me emrin Sajmir Tahiri, do të futej si 'karrem' nga 50-vjeçarja, për ta nxjerrë sërish në rrugë si punonjëse seksi Suela Broshkën. 'Ata kërkonin sërish të më trafikonin dhe e bënë me mua. Më dhunuan, me keqtrajtuan, jo vetem mua por edhe vajzën time të vogël. U largova nga Sajmiri edhe pse u dashurova me atë person. Momentin që ika me vajzën time mësova se isha shtatzënë dhe i dërgova një mesazh. Sajmiri me shkruajti vetëm kaq: Hiqe!- dhe me bllokoi në telefon"Me kthimin e saj në Shqipëri ajo iu drejtua sërish emisionit 'Pa Gjurmë', pasi ende ndjehet e kërcënuar. Ajo kërkon drejtësi në vendin e saj, pasi personi me të cilin është 3 muajshme shtatzënë i dhunoi edhe vajzën 8-vjeçe, ndërsa i ka vendosur edhe një kusht. "Më vuri kusht të paguaja një gjobë prej 20 mijë euro dhe të të kërkoja ty Odeta të hiqje nga Youtube videon, kur unë denoncoja Sajmir Tahirin dhe Elenin Vasiliu. Më morën telefonin dhe më zhdukën të gjitha provat e kërcënimeve që une kisha marr. Ata më dhunuan duke më prerë edhe flokët. Më goditën me thikë në këmbën e majtë, shenja që i kam ende sot të dukshme. Suela Broshka denoncoi live në ekranin e Report Tv, këtë histori, si të një telenovele duke kërkuar ndihmën e institucioneve, por dhe shoqatave për ta marrë në mbrojtje sëbashku me vajzën e mitur.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Sekuestrimi 123 mijë paundëve, policia: Në pranga shoferi, paratë të vendosura në prapakolp

    Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me sekuestrimin e 123 mijë paundëve në furgonin që vinte nga Anglia.

    Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin, banues në Hamallaj, shtetasin Olsi Sefolli, nën akuzë për  'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”

    Policia njofton se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

    Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

    'Bashkëpunimi i shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore çoi në sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara në kufi. 

    Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit, një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

    Sekuestorn 123.460 paund dhe 280 stërlina.

    Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina. 

  • VIDEO

    Shqipëria do të përdorë një tjetër vaksinë kineze, ‘Coronavac 600 SU/IM-Suspension’ ka të njëjtën përmbajtje me Sinovac

    #reportTV #lajmeshqip #lajme Brenda pak ditësh pritet që të mbërrijë në vendin tonë dërgesa e radhës me vaksina kineze, pas një vonese që ka krijuar pengesë për dhënien e dozave të dyta për qytetarët e vaksinuar më herët me Sinovac. Por kjo vonesë ishte paralajmëruar më datë 5 prill të këtij vitit nga kompania Turke “Keymen Ilac Sanayi ve ticaret” e cila bën furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze CORONAVAC (VERO CELL) të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. Report tv ka mësuar se kjo kompani ka ndërprerë furnizimin e distributorit turk “Keymen” me vaksinën Coronavac (Vero Cell). Për këtë arsye kompania turke propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret aktualisht në Turqi, Coronavac 600 SU/IM-Suspension të prodhuar nga sinoca.Kompania turke garanton që të dyja vaksinat kanë të njëjtën formulë që prodhohet nga e njëjta kompani. Për të marrë një vendim për këtë propozim u mblodh Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin, që pas shqyrtimit te dokumnetacionit shprehu dakortësinë për përdorimin e kësaj vaksine. Të njëjtin vendim mori dhe Komiteti Teknik i Ekspërtëve që më pas u zyrtarizua dhe me akt normativ. Edhe kjo vaksinë kineze, e njëjtë me atë që u përdor fillimisht në vendin tonë, nuk ka marrë aprovim për përdorim emergjent nga OBSH. Ardhja e ngarkesës së radhës me vaksina kineze do të përdoret për dozat e dyta të qytetarëve, si dhe do të rinisë vaksinimin me doze të parë po me vaksinën kineze.

  • VIDEO

    Berisha 'non grata' në SHBA, Frrok Çupi: Përcaktimi më i forti i dhënë për çdo tiran të botës! Fëmijët e tij të dalin para drejtësisë e t'u kthejnë lekët shqiptarëve

    'Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë' për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund. Analisti tha se që kur Berisha ka marrë pushtetin në 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesa të familjes Berisha. Sipas Çupit aferat e Sali Berishës janë aq të mëdha sa për fakt të tij u shkaktuar një luftë civile që të fshihej korrupsionin me thyerjen e embargos së naftës dhe armëve për Afganistanin dhe Serbinë dhe më pas pastroi lekët me hapjen e firmave piramidale. Por edhe në 2005 tha Çupi, Berisha vuri të gjithë qeverinë e tij në funksion të familjes së tij duke u dhënë toka e pasuri shtetërore fëmijëve të tij.

    "Përcaktimi që Blinken ka dhënë për Berishën për korrupsionin e tij ka dëmtuar demokracinë është definicioni më i fortë që është dhënë deri më sot për çdo tiran të botës. Gjithashtu Shqipëria ka punuar për familjen Berisha që prej '92 dhe faza e parë që u mbyll me luftën civile në 97 ishte për arsye të korrupsionit të Berishës. Akti i parë ishte thyerja e embargos dhe shitja e armëve dhe naftës nga Afganistani deri në Serbi dhe e gjithë ajo para ka kaluar nga duart e Berishës dhe më pas firmat piramidale, që u hapën me qëllim që të laheshin paratë e fituar nga embargo e armëve dhe naftës. Faza e dytë e korrupsionit të tij ishte në 2005 kur Berisha vuri të gjithë qeverinë dhe shtetin në funksion të familjes së tij duke i thënë toka fëmijëve të Berishës. Këtë herë ne kishim në krah SHBA, ndryshe nuk mund t'i jepej fund kësaj dinastie krejtësisht të korruptuar dhe shkatërrimtare për vendin", tha Çupi.

    Çupi tha se Sali Berisha është i vetmi person që ka përfshirën në korrupsionin e bërë edhe fëmijët e tij, ndryshe nga tiranët më të mëdhenj të botës dhe kokat e mafies që i mbanin fëmijët larg dhe të mbrojtur nga krimet. Analisti tha se fëmijët e Berishës, gjithashtu të shpallur non grata nga SHBA, duhet të dalin para drejtësisë dhe se duhet t'i kthejnë lekët e vjedhura popullit. Çupi tha në Report Tv se lajmi i mirë është se më në fund drejtësia e re do të punojë  

    "Bota ka pasur plot tiranë dhe kapobanda të mafias por kanë qenë as fisnik që fëmijët t'i lënë jashtë krimit, ndërsa në rastin tonë kemi Berisha i ka shtyrë fëmijët drejt zjarrit, drejt dhunës e korrupsionit dhe sot ato duhet të paraqiten në dyert e drejtësisë dhe t'i kthejnë paratë popullit. Ka mbaruar drejtësia  e plepave të Berishës dhe fillon drejtësia moderne do shohim se si do të vendoset drejtësia dhe mbase të kemi fatin të na kthejnë paratë. Ky është lajmi i mirë sot, se drejtësia e re po funksionon", tha Çupi.

    Ditën e sotme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. 

     

  • VIDEO

    Vetëdorëzohet në polici një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Beqirajt në Vlorë, avokati: Klienti s'e kupton pse u përdorën armët

    Skerdian Gabrani një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt në rrugën Trasnballkanike në Vlorë, është vetëdorëzuar sot në Polic. për këtë akt, ka folur edhe avokati i tij mbrojtës i cili shprehet se klienti i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se ai nuk e kupton ende se pse është dashur përdorimi i armës së zjarrit në këtë ngjarje. Avokati Ilir Zoto tha në një deklaratë për mediat se klienti i tij ka dal i pari nga makina dhe ka shkuar të flasë me Taulant Beqirajn (viktima) pasi ishin miq, dhe se nuk e ka kuptuar se si ka dalë arma dhe pse është qëlluar ndaj tij. Avokati shprehet se Skerdian Gabrani kërkon që të sqarohen të gjitha rolet në këtë ngjarje, ndërsa shprehet se nga ana e klientit të tij nuk ka pasur asnjë tentativë për ndonjë atentat ndaj Taulant Beqirajt, i cili mbeti i vrarë më 3 mars.

    "Vendimi për dorëzim ishte më e mira për të bërë, mbase duhej bërë më herët, por gjendja e tij psikologjike nuk na e lejonte ta bënte këtë vetëdorëzim. Normalisht do të bëhen deklarimet përkatëse nga ana e të hetuarit dhe shpresojmë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj çështje dhe secili të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me rolin që kanë pasur. Në kërkim janë edhe persona të tjerë, jo vetëm personi që ka qenë në kërkim me klientin tim dhe shpresojmë që autoritete të sqarojnë sa më mirë çështjen.  Skerdi ka qenë personi i parë që ka dalë nga makina për të komunikuar me viktimën, pasi ato kishin njohje të hershme dhe presupozohej se klienti im ende sot nuk e kupton se si kanë dalë arme dhe pse duhet të dilnin dhe të ndodhte ajo tragjedi. Vetëdorëzimi është jo vetëm për lehtësimin e pozitës së tij, por dhe sqarimin e ngjarjes. Ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe ai ende është në gjenje të rënduar dhe nuk e kupton se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nga ana e tij nuk ka pasur as tentativë të tillë dhe as organizimin për ndonjë atentat. Klienti im kishte marrëdhënie të mira me viktimën dhe sot ai është i habitur se pse duhet të ndodhte kjo gjë. Me sa kam dijeni nuk ka pasur asnjë shkelje që të ndodhte kjo gjë. Rruga ligjore është bashkëpunim me prokurorinë dhe të sqarohen një sërë rrethanash që ne i kemi me pikëpyetje", tha avokati.

  • VIDEO

    Largohet më të bijën në drejtim të paditur,familja e ish-burrit:Duam të dimë a është mbesa jonë

    Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjece e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike ish-kunatës së saj Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit i ka dhënë fund cdo lloj komunikimi të saj me të, duke mos lejuar që babai të takohet me të bijën. Haxhi Lami u martua me Jonidën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas më 16. 10. 2018 erdhi në jetë edhe gëzimi i parë i tyre. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive përfunduan në ndarjen përfundimisht të ciftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi lindi vajzën. Ish-bashkëshorti ia fali këtë, duke i kërkuar të kthehej sërisht pranë familjes së tij. Pak ditë do të zgjaste paqja mes ciftit kur sërish, për shkak të ndërhyrjes së vjehrrit cifti përfunduan në debate të vazhdueshme. Jonida mbledh rrobat për herë të dytë dhe në gusht të vitit 2020 me vajzën në krah largohet për të mos u kthyer më. Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin coi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. Pak ditë pasi vajza u lind, nëna e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një process gjyqësor ku kërkon t’I japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi 36-vjecari ka zbuluar se është ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë dhe se bashkë me vajzën kanë ikur në Greqi ilegalisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar të bëjë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, demnoncim i cili nuk është pranuar. Dhe marrjen e kudestarisë, pasi gjyqi nuk ka përfunduar. Kërkohet të bëhet AND-ja

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Denoncon rrjetin e trafikantëve,tutorët i kërkojnë Odeta Dumes të bllokojë videot në internet

    Me kthimin e saj në Shqipëri ajo iu drejtua sërish emisionit 'Pa Gjurmë', pasi ende ndjehet e kërcënuar. Ajo kërkon drejtësi në vendin e saj, pasi personi me të cilin është 3 muajshme shtatzënë i dhunoi edhe vajzën 8-vjeçe, ndërsa i ka vendosur edhe një kusht. "Më vuri kusht të paguaja një gjobë prej 20 mijë euro dhe të të kërkoja ty Odeta të hiqje nga Youtube videon, kur unë denoncoja Sajmir Tahirin dhe Elenin Vasiliu. Më morën telefonin dhe më zhdukën të gjitha provat e kërcënimeve që une kisha marr. Ata më dhunuan duke më prerë edhe flokët. Më goditën me thikë në këmbën e majtë, shenja që i kam ende sot të dukshme. Suela Broshka denoncoi live në ekranin e Report Tv, këtë histori, si të një telenovele duke kërkuar ndihmën e institucioneve, por dhe shoqatave për ta marrë në mbrojtje sëbashku me vajzën e mitur.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    ’Më mori si pastruese,4 djemtë më përdhunuan në shtëpinë e saj’/Shokon e mitura në ‘Pa Gjurme’

    Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Një tjetër skandal zbulon në 'Pa Gjurmë' korçarja, ndërsa thotë se, që ditën kur ajo u lidh me gazetarët e emisionit shkurtin e këtij viti, tutorët e kërcënojnë me jetë. Ata i vunë kusht, të tërhiqte dënoncimin nga programi, në të kundërtën t'u paguante 20-mije euro gjobë. Por si nisi trafikimi i Suela Broshkës në shtetin grek që prej moshës 15-vjeçare ? Kjo histori zë fill në vitin 2002, kur ende një e mitur asokohe bashkë me familjen Suela Broshka emigroi në Greqi. Atje njihet me Trëndelina Zerollari, gruan nga Fieri e cila e mashtroi duke e trafikuar. Por ngjarjet që pasuan më pas ishin akoma edhe më të rënda për vajzën nga Korça, e cila sot është shtatzënë në sajë të një abuzimi seksual. "Emigrova drejt Greqisë në moshën 15 vjeçare sëbashku me familjen. U njoha me një zonjë, e cila në Greqi mbante emrin Eleni Vasiliu. Ajo më premtoi së do më gjente një vend pune, ndërsa më strehoi në shtëpinë e saj. Aty u abuzova seksualisht nga disa grek, të cilët Eleni i gjente si klientë dhe mi sillte në shtëpi. Ajo u bë tutorja ime. Gjeta mundësinë dhe u hodha nga dritarja, u largova dhe përfundova në polici'- rrefen mes loteve 34-vjeçarja.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    ‘Sajmir Tahirin e njoha në internet, më trafikoi në Greqi’/Rrëfehet nëna nga Korça

    Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Gruaja që e dorëzoi tek trafikantët grekë do të rikthehej për të marr hak. Pasi mëson se gruaja ishte divorcuar, Trëndafile Zerollari arrin t'i gjejë vendndodhjen. Një person me emrin Sajmir Tahiri, do të futej si 'karrem' nga 50-vjeçarja, për ta nxjerrë sërish në rrugë si punonjëse seksi Suela Broshkën. 'Ata kërkonin sërish të më trafikonin dhe e bënë me mua. Më dhunuan, me keqtrajtuan, jo vetem mua por edhe vajzën time të vogël. U largova nga Sajmiri edhe pse u dashurova me atë person. Momentin që ika me vajzën time mësova se isha shtatzënë dhe i dërgova një mesazh. Sajmiri me shkruajti vetëm kaq: Hiqe!- dhe me bllokoi në telefon"

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Rrugët e gjakosura, eksperti: Shkaqet të lidhura me drejtuesit e mjeteve! Duhet 'testi i idiotit'

    17 deri më 24 maj shënon javën globale të sigurisë rrugore. Por fatkeqësisht në Shqipëri në vetëm 4 ditë u shënuan 8 jetë të humbura në rrugë. Për të parandaluar aksidentet fatale, është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor që kufiri maksimal i shpejtësisë të bëhet nga 40 km/orë, në 30 kilometër në orë në zonat urbane. Në këtë javë sensibilizuese policia rrugore ka paralajmëruar aksionet në lagjet e brendshme të qyteteve për tu siguruar se ky kufi zbatohet nga shoferët.

    Por çfarë thonë ekspertët për aksidentet rrugore në rritje?

    Gëzim Hoxha thotë se fajet janë të drejtuesve të mjeteve, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk dinë të sillen në rrugë. Të dehur, në gjendje jo të mirë psikologjike dhe me makina në kushte jo të rregullta.

    “Është një fenomen i shtuar për shkak të një mijë e një shkaqeve që ka. Ka drejtues mjetesh që nuk janë në gjendje të mirë psiqike, ka drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike, drejtues mjetesh që kanë maninë të ecin shpejtë. K drejtues që ecin me mjete që ecin me automjete në gjendje jot ë mirë teknike, goma jo të rregullta, sistem frenimi të parregullt. Këtu nuk ka funksionuar mirë kontrolli teknik, tani që shteti e ka marrë në dorë të shpresojmë që të mos dalin në qarkullim mjete me probleme teknike.” – shprehet eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha.

    Por Hoxha mendon se edhe në Shqipëri duhet ndërmarrë nisma për testin e idiotit. Ky tekst konsiston në pasjen ose jo të aftësive për të qenë drejtues automjeti.

    “Nuk janë mirë mendërisht dhe ngasin makina. Është domosdoshmëri që këta njerëz duhet t’i nënshtrohen këtij testi. E ka Italia, ne kodin Italian kemi marrë. Duhen patjetër t’i nënshtrohen këtij testi, patjetër, madje që në autoshkollë.” – thotë Hoxha.

  • VIDEO

    Berisha e familja e tij në listën e zezë të SHBA: I korruptuar, minoi demokracinë, flet gazetari Doçi

    Teksa të gjithë presin SPAK dhe GJKKO të na thotë të vërtetat e mëdha të historisë tonë në këto 30 vite për këtë mendon aleati ynë më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një ish-President Republike, një ish-Kryeministër për 8 vite, kryetar dhe udhëheqës i opozitës për dekada, një prej personazheve më të rëndësishme të këtyre 30 viteve histori politike të demokracisë sonë të brishtë shpallet 'i korruptuar që ka minuar demokracinë' nga aleati ynë më i madh.

    SHBA ka futur në listën e zezë të DASH, Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmin e ka dhënë sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

    "Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër kurrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri", ka shkruan Blinken.

    Deklarata e plotë e Blinken

    Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishwn, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

  • VIDEO

    Pamjet ekskluzive, shkeljet që marrin jetë në rrugë! Autoritetet neglizhencë, reagojnë pas apelit në Report Tv

    Shpejtësia dhe demtimi i rrugëve janë dy nga shkaqet kryesore për humbjen e jetëve nga aksidentet autobombilistike në vendin tonë. Report TV sjell panoramën e plotë të rrugëve problematike në vend ku edhe ndodhin më shpesh ngjarjet tragjike. Pikërisht prezantimi i kësaj problematike nga Report Tv ka vënë në levizje edhe ARRSH që po ndërhyn  rast pas rasti

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv