• VIDEO

    Po fitojmë luftën me COVID/ Sanatoriumi drejt 'lirisë', do të kthehet në normalitet! 25 pacientët aktualë transferohen te Infektivi

    Spitali “Shefqet Ndroqi”  shumë shpejtë do të ndalë së funksionuari si një spital COVID, për t’iu rikthyer pacientëve të tij të dikurshëm, që kanë probleme me mushkëritë. Report Tv mëson se 25 pacientët që po marrin shërbim në këtë spital do të transferohen tek Infektivi. 

  • VIDEO

    Defender 21/ Ushtria shqiptare tregon forcën e këmbësorisë

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga stërvitja ushtarake “Defender 21”. Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021

  • VIDEO

    Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë, gjykata e Lezhës lë në burg 5 të arrestuarit

    Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Konkretisht është dhënë 'arrest me burg' për  Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh.

    Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar "arrest me burg" pa afat për këta persona, ndërsa seanca u mbaj me dyer të mbyllura.

    Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.

    Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

    Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

    Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. 

  • VIDEO

    Vëzhgimi i Report TV, trafiku 'i merr frymën' kryeqytetit, 'paralizohet' lëvizja me makinë

     

    Qarkullimi në Tiranë ka kohë që nuk po normalizohet. Automjetet mbesin me orë në trafik dhe askush nuk po ndërhyn për të ndryshuar situatën. Report Tv prej disa ditësh ka vezhguar rrugët dhe zonat më problematike. Pamjet me dron tregojnë kaosin e të gjitha segmenteve që lidhen më qendrën e metropolit, Unaza e Vogël dhe ajo e Mesme janë të bllokuara në çdo orë të ditës edhe sipas të dhënave satelitore

  • VIDEO

    Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim në stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare

    Stërvitja me praninë e trupave të NATO-s, vijon në të gjithë territorin e vendit. “Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor. Së fundmi ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë. Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit. Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve. Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes u shprehu efektivëve shqiptarë të angazhuar në Bizë përgëzimet e tij, të kryeministrit Edi Rama, por edhe të popullit shqiptar për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme. “Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

  • VIDEO

    Zbulim arkeologjik në Apoloni, ndërpriten punimet për rrugën, arkeologët: Varreza e periudhës Romake

    Një varreze e kohës romake është zbuluar nga arkeologët gjatë punimeve për by-passin e Apolonisë. Zbulimi te ri arkeologjik ndodhet jashtë mureve të qytetin antik të Apolonisë antike, ku janë gjetur gjurmët e një varreze masive antike te kohës romake si dhe një furrë e antikitetit të vonë. Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të 3-5 para Krishtit

  • VIDEO

    Zbulimi në Apoloni: Arkeologët japin detaje: Varreza i përket periudhës Romake

  • VIDEO

    Bosi i turk i kriptomonedhës në 'grackë', ministri i brendshëm Soylu: E dimë që fshihet në Shqipëri, kapja çështje kohe

    Arratisë së bosit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer duket se po i vjen fundi, kjo pasi Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, ka deklaruar sei policia ka bërë të mundur neutralizimin e zonës ku ndodhet biznesmeni. .

    “E dimë që është në Shqipëri. Megjithatë po mbajmë në kontakt edhe vendet e tjera. E dimë se ku është dhe do shkojmë aty. Është çështje kohe,” deklaroi kështu ministri i brendshëm turk.

    Mediat turke bëjnë me dije se ministri është shprehur se ka pasur zhvillime të rëndësishme dhe se vendndodhja e themeluesit të “Thodex” nuk ishte më sekret për Turqinë, rrethi për kapjen e tij po ngushtohet dita-ditës.

    27-vjeçari Özer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar, ndërkohë që me vete ka një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve.

    Në kuadër të informacioneve të dhëna deri tani biznesmeni turk ka arritur në Rinas më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit në shoqërinë e një shqiptari I cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati.

    Mediat turke bëjnë të ditur se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit

     

  • VIDEO

    Traktati i ekstradimit me SHBA, Gjonaj: Me rëndësi historike! Do kërkohet ekstradim për vepra penale që dënohen me burg më shumë se 1 vit

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha detaje në Kuvend në lidhje me projektligjin për traktatin e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, që pritet të kalohet sot për votim.

    Gjonaj e konsideroi projektligjin me rëndësi historike, ndërsa tha se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit. Sipas Gjonaj, kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët janë veprat penale me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion dhe çdo vepër penale që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik

    "Projekt ligj me rëndësi historike, traktat që vjen pas 87 vjetësh zëvendëson traktatin e parë të nënshkruar në vitin 1993. Marrëveshja  e re e ekstradimit shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit, për të luftuar me efikasitet edhe format e reja të krimit, për vënien para drejtësisë të autorëve të kryerjeve të veprave penale në të dy vendet. Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i rregullator për esktardimin, duke përditësuar kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstardimi nga palët, duke përfshirë edhe veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatik dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik. Traktati i ri lehtëson funksionimin e procesit të ekstardimit mes palëve", tha Gjonaj.

  • VIDEO

    Shkodër, flet vëllai i Edison Arrazit: Vëllai im nuk ka lidhje me ekzekutimin e Endri Mustafës

    U arrestua si person që ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, por sot në Gjykatë Edison Arazi u la në arrest me burg vetëm për akuzën e posedimit të kanabisit.

    Rezulton se 26-vjeçari nuk ka lidhje me ekzekutimin e Mustafës, ndërsa në procesverbalin e arrestimit të tij shkruhet se është arrestuar vetëm për 280 gramë kanabis që iu gjet në një magazinë dhe jo për vrasjen.

    Ndërkohë, vetëm një ditë pas vrasjes së Mustafës, Policia njoftoi zbardhjen e ngjarjes duke bërë me dije se u arrestua 15-vjeçari Ergys Malja, u shpall në kërkim Ibrahim Lici si dhe u arrestua Edison Arazi si person i dyshuar se ka dijeni për ngjarjen.

    Por në seancën e sotme gjyqësore, Arazi nuk u pyet në lidhje me ngjarjen, ndërsa seanca gjyqësore për të miturin Malja do të mbahet veçmas, në orën 12:00 ditën e sotme.

    Ndërkohë, jashtë seancës gjyqësore, vëllai i Edison Arrazit, Ergys Arraz, ka deklaruar për mediat se vëllai i tij nuk ka lidhje me vrasjen e Mustafës dhe as me drogën e sekuestruar.

    "Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë sonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.

    Endri Mustafa u gjet i vdekur me 6 plumba në trup më 17 maj, në zonë e Livadheve të Shkodrës. Si autorë të ngjarjes Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, ndërsa është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij.

  • VIDEO

    Sherr mes dy personave në Vlorë, goditet me thikë 20-vjeçari

    Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri të çastit me një person tjetër.

    Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, ku 20-vjeçari me inicialet A.L u godit me thikë nga një person me inicialet A.V.. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Autori i dyshuar i është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • VIDEO

    Defender 21/ Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim në stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare

    Stërvitja me praninë e trupave të NATO-s, vijon në të gjithë territorin e vendit. “Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor.

    Së fundmi ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë. 

    Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit. Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.

    Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes u shprehu efektivëve shqiptarë të angazhuar në Bizë përgëzimet e tij, të kryeministrit Edi Rama, por edhe të popullit shqiptar për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme.

    “Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv