-
VIDEO
Virozat e stinës, një pediatër 700 vizita në muaj! Fluks në urgjencën pediatrike në QSUT
Virozat kanë shkaktuar fluks të sëmurësh në Tiranë. Vetëm një mjek pediatër në një muaj kontrolluar dhe mjekuar 700 të vegjël. Pediatrja Anila Sevdari ne Qendrën Shëndetësore nr. 9 në kryeqytet tregon se në përgjithësi fëmijët e kalojnë këtë gjendje për 2-3 ditë.
“Më tepër kemi pasur laringite, rinite, ka raste kur kemi skuqje të syve që janë konjuktivitet, edhe me infeksionet e veshit otitet por më shumë në rrugët e sipërme respiratore që fillon që nga fyti, dhimbje fyti, laringit që është ajo kolla e shpeshtë e thatë, kolla që i bezdis më shumë fëmijët dhe që është një nga shenjat që prindërit vijnë paraqiten tek mjeku. Këto vijnë si rrjedhojë e ndryshimit të temperaturave këto ditë, që kemi edhe ditë të ftohta edhe ditë më të ngrohta, dhe këto ndryshimet e menjëhershme janë të rrezikshme për fëmijët, dhe një nga shkaqet që paraqiten më shpesh. Në përgjithësi ne virozat i presim të kalojnë për dy-tre ditë, maksimumi katër-pesë ditë. Çdo mjek ka pasur një fluks vizitash që shkojnë nga 600-700 në muaj, mesatarisht në ditë 25-30”-tha mjekja pediatre.
Dallimi mes virozave të stinës dhe COVID-19 është i vështire për shkak të shenjave të njëjta, por diagnoza diferenciale bëhet përmes Rapid Test.
“Në përgjithësi është e vështirë të dallohet por ne i gëzohemi faktit që fëmijët e kalojnë shumë lehtë COVID-in. Pothuajse fillimi i shenjave është i njëjtë se edhe COVID virozë dhe virozat sezonale kanë pothuajse të njëjtin fillim, me hundë, me fyt, me pak temperaturë, dhimbje trupi. Në varësi të komplikacioneve dhe ecurisë aty bëjmë diagnozë diferenciale, ne kemi edhe tamponë të shpejtë i bëjmë edhe në qendër, mund ti nënshtrohet Rapid Test dhe analizat laboratorike që na ndihmojnë ne për ta bërë një diagnozë të mirë diferenciale”-u shpreh pediatrja Sevdari.
-
VIDEO
‘E kanë droguar dhe e kanë përdhunuar’, flet xhaxhai i të miturës: Vajza ka tentuar të vrasë veten
Xhaxhi i të miturës e cila u abuzuar seksualisht nga 5 persona në Rrëshen, ka deklaruar se vajza ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe psikologjike. Sipas xhaxhait të të miturës, ajo ka tentuar që të vrasë veten, por tani psikologët po e ndihmojnë që t’a kalojë këtë gjendje. Ai tha se vajza është droguar, kërcënuar me armë dhe më pas përdhunuar. Ai kërkon që familjet e 5 personave që kanë kryer këtë veprim të largohen nga fshati.
‘Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëllue nga ka brengosur , na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14 vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9 e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!’- tha ndër të tjera xhaxhai i të miturës.
Shënim: Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë identitetin e xhaxhai të së miturës, por për të ruajtur privatësinë e vajzës nuk do ta bëjmë publike.
-
VIDEO
Greqia hap dyert për turistët shqiptarë, nënkryetari i turoperatorëve: Kemi pak raste me COVID
Edhe pse ende nuk është saktësuar nëse do kërkohet testi anticovid si dhe vaksinimi me një vaksinë të miratuar nga EMA, Greqia do të hap portat e sezonit turistik për shqiptarët. Marrëveshja e parë për lëvizjen e lirë të turistëve me shtetin grek në kohë pandemie, u arrit pas takimit që ministri i turizmit Blendi Klosi zhvilloi me homologun e tij grek Haris Theocharis. Sipas Ministrisë së Turizmit, kjo marrëveshje do të sjell rimëkëmbje të shpejtë të turizmit.
Për nënkryetarin e shoqatës shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, Kliton Gërxhani marrëveshje të tilla nuk duhen bërë vetëm me Greqinë.
Greqia është shtet i rëndësishëm për ne sepse ka një masë të madhe turistësh shqiptar, që 90% e tyre vijnë për pushime këtu. Si kjo duhet të kemi shumë të ngjashme”, u shpreh Gërxhani.
Gërxhani thotë se duhet punuar për ta promovuar më shumë vendin pasi kemi raste të vogla infektimesh.
“Kemi shumë avantazh për ta promovuar këtë gjë për të takuar homologë të turizmit në rajon, në Ballkan që ti ftojmë të vijnë sepse jemi në një situatë të favorshme për ta promovuar këtë gjë”, pohon nënkryetari i ATOA.
Në prag të sezonit nënkryetari ka një propozim për qeverinë sa i takon miratimit të një kuponi me një vlerë të caktuar financiare që të shfrytëzohet nga disa kategori për pushime.
“Stimuli i tregut vendas me ‘voucher’ pushimesh, sidomos për heronjtë e kësaj pandemie që janë mjekët, infermierët, mësuesit, policët. Këtyre u duhet dhënë një ‘voucher’ për të kaluar pushimet e tyre të mbuluara nga shteti”, shprehet Gërxhani.
Nga ana tjetër Gërxhani thotë se me situatën aktuale, pritshmëritë janë që përsëri këtë vit të dominojë turizmi patriotik.
-
VIDEO
Zbulimi dhe shpërthimi i minave/Report Tv me ushtarët amerikanë: Do vijmë edhe për pushime
Zbulimi i minave ushtarake, izolimi dhe larja e të infektuarve nga agjentë kimikë në fushë beteja si dhe shtrimi e hapja e rrugëve për ushtrinë ishin tre stërvitjet e “defender 21” zhvilluar mes trupave amerikane dhe shqiptare në bazën e Zall Herrit.
Aty ku ushtarët amerikan thonë se në Shqipëri ndihen mirë dhe kanë hasur një peizazh që në të ardhmen do të vizitojnë edhe si turistë.
Kamera e ReportTv ka ndjekur nga afër këtë stërvitje ku mjetet e ushtrisë amerikane kanë demonstruar se si radari zbulon minën e më pas ajo lëvizet pa rrezikuar ushtarët deri në eleminimin e plotë.
Për mikrofonin e ReportTv ushtaraku Mecintosh sqaron se ky ushtrim është për të gjetur një minë e cila mund të jetë e vendosur nën tokë dhe të jetë e rrezikshme.
"Për të shmangur rrezikun që vjen nga prania fizike e ushtarëve ndihmon shumë kjo makinë. Kjo është një minë mjaft e rrezikshme, e aftë të dëmtojë jo vetëm ushtarakët por edhe automjetin",
Ndërsa ky është ushtrimi për të hequr rrezikun e kontaminimit nga agjentët kimikë në një fushë betejë dhe ushtarakët shqiptar bashkëveprojnë me ata amerikanë për të kompletuar misionin.
E teksa fushë beteja ka edhe të papritura, sistemimi dhe hapja e një rruge i takon shërbimeve mbështetëse të ushtrisë, si në këtë rast, ku me një eskavator sistemohet rruga e cila nga sot do të i shërbejë edhe komunitetit të zonës.
"Defender 21“ prezantoi edhe në Vlorë forcën e saj ushtarake në Pashaliman, aty ku prej ditësh zhvillohet kjo stërvitje edhe me marinën shqiptare.
Por a është vetëm një stërvitje ushtarake?
Pas largimit nën uniformë trupat amerikane shprehen se peizazhi shqiptar atyre u pëlqen shumë dhe në vizitën e tyre të radhës do të jenë edhe si turistë në vendin tonë.
-
VIDEO
Ministrja Ogerta Manastirliu takim me mjekët e rinj specialist
-
VIDEO
'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë! Reagon edhe delegacioni i BE: Jo do të thotë Jo! Mbroni vajzat në Shqipëri
Me thirrjet 'ti nuk je vetëm' apo 'përdhunimi është krim', dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona. Po ashtu ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se 'indiferenca vret'.
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama në Bubq: Në fund të kësaj vere përfundojnë punimet! 120 familje do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale
Në fund të kësaj vere, në Bubq janë 120 familje që do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme. I pranishëm në inspektimin e punimeve, i shoqëruar edhe nga Ministri Arben Ahmetaj, Rama bëri edhe një batutë, ku tha se rezidencat duhet t'i ngjajnë rezidencave të të pasurve "por për njerëzit e varfër".
-
VIDEO
Numri i lartë i aksidenteve ditët e fundit/ 'Ruaj jetën dhe kuletën', Drejtuesi i Policisë Rrugore: Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore
Ndërsa javët e fundit numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.
Në një konferencë për shtyp, Trakaj tha se është një numri i madh shoferësh që shkelin rregullat e qarkullimit ligjor, ndërsa shtoi se nën moton 'ruaj jetën dhe kuletën' do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
-
VIDEO
Ishte me prindërit për pelegrinazh, 12-vjeçarja bie në humnerë në Përmet por shpëton! Pëson dëmtime në kokë dhe fytyrë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet të Gjirokastrës, ku një 12 vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip.
Fatmirësisht ka ndodhur një mrekulli pasi e mitura është gjetur e gjallë dhe është nxjerrë nga humnera. Ajo ishte me prindërit dhe të afërmit për pelegrinazh me rastin e ditës së 'Shën Elenës' kur është rrëzuar në humnerë. 12 vjeçarja e bija e një arsimtari ka rrëshqitur si pasojë e një pakujdesie në një moment ekuilibri.
-
VIDEO
Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë, Meta ia merr valles në presidencë
Ndërkohë që në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ia ka marrë valles në presidencë
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
-
VIDEO
Protestë për një burim uji në Kuçovë, banorët përplasen ashpër me Policinë! Një i plagosur përfundon në spital
Për të disatën herë banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur në protestë sot duke kërkuar anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit. Uji që rrjedh nga burimi natyror përdoret nga këta banorë për vaditjen e tokave.